E Enjte, 03.28.2024, 10:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KUR MUNGON VIZIONI PËR TË ARDHMEN E VENDIT, VALORIZIMI I PUNËS, PROCESET TEKNOKOLOGJIKE DHE SHKOLLIMI I MIRËFILLTË
Vështrim nga SKËNDER MULLIQI

E Enjte, 07.31.2014, 03:25pm (GMT+1)


Për mungesë të vendeve të reja të punës , gjeneratat e reja po e vazhdojnë studimet deri të titulli i doktoraturës. Por, bie pyetja si po arrihet deri të ky titull ? Është krijuar bindja të shumica në Kosovë,së titujt e dokorantëve po merren shkel e shko sikur të ishin ankand publik.

Tituj të doktoraturës më së shumti po merren neper fakultetet e ndryshme private të cilat pas luftës kanë mbirë si këpurdhat mbas shiut. Gjithashtu është krijuar logjika së në këto fakultete paguhen goxha shuma të majme nga ata që po regjistrohen , edhe shumë lehtë po arrihet deri të perfundimi i tyre .Dhe, shumë kush mendon së "˜doktorant" të tillë mos tu lejohen së janë ba tashmë më bollëk. Këta doktorë të rinj të shkencave veç doktor u thënçin. Ata që nuk kanë mundur kushtimisht të themi të doktorojnë në fakultet shtetërore, kan kaluar në ato private që të avancohen shumë më shpejt. Kur është fjala për fakultetet shtetërore, edhe aty nuk janë duke u respektuar kriterët siç kërkohen. Studentet po gjejnë lidhje ose po gjejnë profesorë të cilët po i shesin notat.

Këtyre punëve jo të mira po iu paraprin moskujdesi i organeve relevante shtetërore. Dihen edhe aferat që ndodhen para pak kohe në Universitetin e Prishtinës rreth çështjës së si kush ka doktoruar . Këto forma për të arritur deri te "˜dija' janë forma të patelerueshme , nese mendojmë që vërtetë të krijojmë kuadro të mirëfillta të cilat i nevoiten sot Kosovës.Edhe ashtu kemi më bollëk analfabet , të cilët nuk po i vijojnë mësimet për shkaqe të ndryshme e disa besa po e lënë shkollimin nga zori së nuk i kan mundësit materjale.Për këtë kategori as që po mendon kush .Kjo është ana tjetër e ërret nga shumë të këqija të cilat kan vërshuar në Kosovë.Kur e dimë se ka analfabet kjo megjithate është mirë. Por nuk është aspak mirë kur për qdo ditë gjoja po rekrutojmë njerëz më diploma e në fakt kan një dije mesatare apo nën te. As që po mendon kush të planifikon kuadro të cilat sot i nevoten Kosovës, siq bëhët kjo punë në shtetet më demokraci të avansuar.Një selekcionim i tillë paraprak do të jepte rezultatete të dëshiruara kur secili që mendon të shkollohet profesionalizohet në profesionin që vërtetë edhe mund të kontribuojë. Jo të bëhën regjistrimet nëpër fakultete pa ndonjë projekt shteteror se cilat kuadro i nevoiten vendit. .Dhe, ne si shoqëri në vend që tërë energjinë ta orjentojme ne atë kategori e cila nuk po shkollohet , ose po shkollohet shkel e shko, ne merremi më ata të cilët gjoja na qenkan bërë doktorë shkencash, e që në fakt janë gjysmak më dije .Analfabetet nuk e rrezikojnë shtetin, veq e ngadalsojnë prosperitetin, por rrezik për shtetin dhe zhvillimin e një shoqërie janë kur shtetin e udhëheqin gjysemanalfabetet ose ata ekspert apo doktorant të cilët në fakt nuk kan dije më shumë së një nxënës i shkollës së mesme.Tash bukur gjatë po qarkullon në opinion bindja së po pate krah ose para nuk është problem ta fitosh titullin master ose të bëhësh doktor shkencash.

Ne, si shoqëri në tranzicion për ta përfunduar këtë procës të stergjatur si duhet, na nevoiten kuadro të cilët vërtetë e posedojnë zotësinë ose titullin e kan fituar me mund dhe dije. Pa planifikim dhe pa përgjegjësi ndaj procedurave demokratike dhe rregullave profesionale Kosova ka mbetur vendi me i varfër në Evropë. Nese e pranojmë së ka mos efikasitet, pranojmë se është e nevojshme urgjentisht për strategji te reja dhe plane krejt tjera zhvillimore .Ne kohën kur bota në menyrë permanente iu kushton vemendje problemeve zhvillimore , tek ne kemi vetëknaqësi dhe nuk marrim përgjegjësi për gjendjën e keqe ekonomike por edhe politike në të cilën jemi katandisur . Kjo garniture udhëheqese jo sa duhet përgjegjëse për shtetndërtim , është bërë pengesë e madhe e ecjës tonë përpara.Këta nuk kan vizion dhe as që dëshirojnë të kën, sepse i kan vu interesat përsonale para interesave shoqërore.Nese të gjithë nuk angazhohemi që Kosovën ta kthejmë në rrugën e zhvillimit të mirëfilltë , nuk kemi përspektivë të ndritur as si shtet dhe as si komb.Kjo elitë politike është e hendikepuar pikërisht ne këtë drejtim, duke mos e shfrytëzuar pozitën gjeografike dhe gjeostrategjike të vendit.Kosova sikur të punohet si duhet është një vend atraktiv dhe me një pozitë të volitshme gjeografike jo vetem ne rajon.Interesat shtetërore dhe nacionale nuk jemi duke i mbrojtur ashtu siq e bëjnë këtë punë shtetet e zhvilluara.Edhe mediatë me shumë duhet të merren me problematikën zhvillimore të vendit , me jetën e njeriut të këtij nënqielli sigurisht jo të mirë, së sa të merren me lajme periferike , me njerëzit e politikës që as që ia vlen me i përmend, si dhe me zënkat e ndërsjella partiake . Gjerat nuk ka mundësi të ndryshojnë vetevetiu siq mendojnë këta politikanë tanë, ose të pritet që problemet ti marrin mbi supe gjeneratat që po vijnë. Ky rreth vicioz është edhe për shkak të sistemit jo efikas dhe aparatit shtetëror i cili nuk ka vizion për zhvillimin e një ekonomie nacionale.Si parakusht i zhvillimit do të ishte vizioni për të ardhmen e vendit, valorizmi i punës , proceset teknologjike dhe natyrisht shkollimi i mirëfilltë...

SKËNDER MULLIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
'7 MILIARDË LEKË SHKUAN, KTHEJENI DHIMBJEN NË FORCË, HAJENI TURPIN ME BUKË'Nga ARTAN HOXHA (07.31.2014)
GJERGJI GORO - HIMARA NUK ËSHTË ZONË MINORITARE (Intervistë) (07.31.2014)
ARDIT BIDO - HIMARA NË KUFIJTË NATYRALË, KËRCËNIMET E GREQISË S'DUHET TË TREMBIN ASKËND! (Intervistë) (07.31.2014)
KOSOVËS SI KURRË MË PARË I DUHEN VLERA AKADEMIKE E KOMBËTARE E JO MILITANTIZËM INATÇOR DHE ORDINERNga ASLLAN DIBRANI dhe SYLË MUJAJ (07.31.2014)
TË JEPNI DORËHEQJEN, Z FULLANINga ALFRED MIRASHI, Firence (07.30.2014)
PARIME DHE PROPOZIME TË DIPLOMACISË EKONOMIKENga ILIR KALEMAJ (07.30.2014)
RUBRIKA: E VËRTETË APO FANTAZI  - FEJTON ME SHUFRA ARINga KOLEC TRABOINI (07.30.2014)
FAMILJA E DR RUGOVËS DHE PANDERSHMËRIA E ENVER ROBELLITKOSOVA PA RUGOVËN DO TË ISHTE BËRË SI PALESTINANga XHAFER LECI (07.29.2014)
LAJMI QË MË TRONDITI - NDËRROI JETË MIKU IM, POETI SHABAN CAKOLLINga AGIM GASHI (07.28.2014)
EDHE PËR ALEATIN STRATEGJIK KA NJË VIJË TË KUQENga PETRIT HALITI (07.28.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]