E Shtunë, 04.20.2024, 11:16am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MAQEDONIA ASIMETRIKE NUK MUND TË EKZISTOJË
Nga FEJZI LILA

E Premte, 08.01.2014, 02:51pm (GMT+1)



Situata që përjeton Maqedonia aktualisht përbën një krizë të brendshme e të jashtme mjaft të lexueshme për shtetin dhe shoqërinë maqedonase dhe faktorin shqiptar në të. Kjo gjendje krize e tejzgjatur është me impakte serioze brenda dhe jashtë Maqedonisë, sidomos për Shqipërinë e Kosovën, për Bullgarinë dhe Greqinë. Kriza maqedonase është sensibilizim e reflektim i BE-së mbi këtë vend kandidat për në këtë organizatë rajonale.

Maqedonia, si vend kandidat i BE pret hapjen e fazës së negociatave për anëtarësim, sikundër prêt edhe kurorëzimin e anëtarësimit në NATO. Nga studiues të ndryshëm, Maqedonia është quajtur "Shtet artificial"ose shtet "pa të ardhme". Shqipëria dhe Kosova ishin të vetmet që pranuan apo nxituan të pranonin Maqedoninë si shtet pa shfaqur pretendime territoriale apo kushtëzime si fqinjët tanë të Jugut.

Nga Marrëveshja Kuadër e Ohrit (gushtit 2001), Maqedonia ka kaluar një proces spiral, plot kriza politike, ndëretnike, ekonomiko-sociale e gjeopolitike. Në dekadën e fundit gjendja në Maqedoni ka njohur progres të kufizuar dhe të diferencuar. E kufizuar, sepse, në mjaft aspekte nuk ka pasur progres, por përkeqësim. E diferencuar, sepse gjendja e shqiptarëve vijon të jetë larg respektimit të plotë të lirive njerëzore dhe kombëtare. Përgjegjësinë kryesore për këtë situatë krize komplekse mban Qeveria Gruevski, e cila vijon me kokëfortësi të udhëhiqet nga doktrina nacional-fanatike që e kanë futur vendin në rreth vicioz të mbyllur e pa të ardhme.

Sfidave e problematikave të Rajonit Ballkanik që kanë të bëjnë me stabilitetin, respektimi i ligjit, niveli i korrupsionit, kriza ekonomike, problemet e fqinjësisë i shtohen edhe sindromat kryesore të krizës së Maqedonisë si:mungesa e dialogut politik; mungesa e dialogut ndëretnik; kriza sociale; korrupsioni i lartë; kriza e thellë ndaj shtetit në marrëdhëniet me Greqinë.

Qeveria e Gruevskit,paradoksalisht mendon e vepron për zbutjen e nacionalizmave me anë të kundërvënies civile,mungesës së transparencës ligjore; humbjen e identitetit;mungesës së bashkëjetesës harmonike dhe kohezive të shoqërisë; minimizimin përherë e më tepër të rolit të shoqërisë civile dhe rritjes së kontrollit të Qeverisë, mungesës së llogaridhënies publike dhe ndaj detyrimeve ndërkombëtare.

Konflikti i shqiptarëve dhe maqedonasve i ka rrënjët mjaft të thella, por më të dukshme dhe të freskëta janë: në ekonomi, shpërndarja e pronës, e cila i është dhënë kryesisht maqedonasve dhe nuk u përfshinë shqiptarët; politikisht, seleksionimi, diferencimi dhe dhuna sistematike ndaj kundërshtarëve politikë;etnikisht, injorimi i Marrëveshjes Kuadër të Ohrit, me anë të manipulimit e korruptimit të elitave politike, maqedonase e shqiptare; nga ana sociale, kemi krizë besimi, e cila thellohet ndërmjet maqedonasve e shqiptarëve ndërmjet shtetit e qytetarëve. Shqiptarët dhe maqedonasit kërkojnë harmoni sepse janë të ndryshëm dhe jo se jemi të ngjashëm.

Shqiptarët ndonëse janë rreth 40% e popullsisë, kontribuojnë me detyrimet fiskale rreth 67-70% të ardhurave të buxhetit dhe marrin në formë investimesh apo projektesh më pak se 26-28% të këtyre të ardhurave.
Qeveria maqedonase përdor politikë të diferencuar për treguesit e natalitetit duke favorizuar popullsinë maqedonase me zgjatje të përkujdesjes për nënat maqedonase dhe në përfitime të majme financiare. Ndërsa në komunitetin shqiptar kemi ende fëmijë të rritur e popullsi të paregjistruar. Shkupi me lagjet e tij të ndarë nga lumi Vardar jep diferencën e diskriminimin e popullsisë shqiptare me popullsinë maqedonase e dinamikën e ndryshme të zhvillimit të kryeqytetit të shqiptarëve e maqedonasve.

Qeveria e Gruevskit sforcohet duke demonstruar flamuj të përmasave gjigante dhe shpenzime marramendëse për përmendoren e Aleksandrit dhe të ikonave historike, kur ende në rajonet e shqiptarëve nuk ka mjaftueshëm energji elektrike, ujë dhe nevoja të tjera imediate.
Maqedonia ndodhet midis kompleksitetet dhe traditave të lidershipit sllav konservator të shekullit të kaluar. Elita maqedonase e kryesuar nga Gruevski e shpura e tij politike ndodhet midis Serbisë së Garashaninit, Cubrilovicit e Milloshevicit dhe Bullgarisë e Shqipërisë së BE. Multietnicitetit të rajonit i shkon për shtat qeverisje me baza demokratike e gjithëpërfshirëse jo autoritarizëm e centralizim vetëm në dorë të maqedonasve e një numri të caktuar shqiptarësh.
Rajoni i Ballkanit nuk ka shtete të pastra nacionale.

Është kjo kompozitë ndëretnike që i bën minoritetet, ose pakicat kombëtare ose etnokulturore të konsiderohen si ura lidhjeje për integrim e bashkëjetesë dhe jo diferencimi apo diskriminimi etnik. Çdo qeveri shteti amë ka ndikim mbi pakicat kudo që ndodhen. Edhe Qeverisja shqiptare nuk mund të mos ketë ndikim në vendet ku shqiptarët jetojnë. Maqedonasit që jetojnë në Shqipëri i nënshtrohen kushtetutës e ligjit në Shqipëri, por natyrshëm e në mënyrë legjitime kanë edhe lidhje me qeverinë e shtetit amë (kombëtar). Shqiptarët në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, kanë qeveritë e shtetet e tyre, aty ku jetojnë, por edhe shtetet amë si Shqipëria e Kosova.

Tradicionalisht, Republika e Shqipërisë ka qenë një shtet i karakterizuar nga politika e fqinjësisë së mirë më tërë fqinjët territorialë dhe ato përtej detit. Shteti ynë, edhe kur u përfshinë gjithë ish Republikat e Jugosllavisë në luftëra ruajti rolin e moderuar, të mos përfshihej direkt në konflikt, të mbante balanca të kujdesshme midis palëve të përfshira dhe të mos abuzonte me pakicat shqiptare që ishin pjesë e Jugosllavisë. Duke mbajtur këtë politike, të determinuar nga vullneti për paqe e stabilitet në Rajon, Shqipëria luajti një rol kyç në zgjidhjet madhore, sidomos të rastit të Kosovës për pavarësi (1998-2008), të rastit të Maqedonisë (2000-2001) për shndërrimin e shqiptarëve në faktor konstitutiv shtet-formues, në rastin e shqiptarëve në Mal të Zi, duke ngritur statusin e tyre në nivel përfaqësimi në tërë institucionet legjislativ, ekzekutiv, gjyqësor, në nivel qendror e vendor (2004-2006).

Pra, Shqipëria, me kujdes e maturitet, mbështeti kauzën shqiptare të drejtë e legjitime në Ballkan, por pa u bërë faktor krize e destabiliteti dhe duke ruajtur pozitën e vet si shtet i pavarur dhe Sovran, anëtar i Kombeve të Bashkuara, duke respektuar parimet universale të Kartës së San Franciskos si dhe duke luftuar me mjete politike e diplomatike për respektimin e konventave të OKB-së mbi të drejtat e njeriut dhe të komuniteteve etnike.
Me të ardhur në pushtet, Qeveria e re në shtator 2013 u deklarua se do kemi një politike "zero problem me fqinjët". Kjo deklaratë shumë e avancuar kundrejt realiteteve tona, sërish duhet lexuar e kuptuar si shprehje e njëanshme e vullnetit tonë të mirë për të mos provokuar problem nga ana jonë, si dhe për të insistuar që problemet historike e aktuale t'i zgjidhim me vullnetin tonë më të mirë. Por, a varet marrëdhënia ndërkombëtare tek vullneti individual i një shteti, e sidomos kur është shtet i vogël, i dobët ekonomikisht dhe në tranzicion? Kjo është çështje që kërkon debat, jashtë kontureve të këtij shkrimi.

Krahas problematikave të veçanta në marrëdhëniet me Maqedoninë krahasuar me situatën përpara vitit 2001,vlerësimi i përgjithshëm është pozitiv. Analiza e krizës politike pozitë opozitë; analiza e marrëdhënieve ndëretnike shqiptaro-maqedonase; analiza gjeopolitike e bllokimit te marrëdhënieve me Greqinë për emrin dhe involvimi i faktorit shqiptar në to e kanë komplikuar gjendjen e brendshme dhe Rajonale të Maqedonisë. Shteti shqiptar është treguar i matur, por kërkohet më shumë këmbëngulje për respektimin e Marrëveshjes së Ohrit, si dhe përfshirje e faktorit politik shqiptar në procesin e emrit të ri të Maqedonisë, si një çështje që nuk është thjesht maqedonase por, për të gjithë qytetarët e saj.
Reagimi i shqiptarëve në Maqedoni nuk është spontan. Reagimi shqiptar thuajse nuk ka pushuar ndonjëherë në Maqedoni, si përpara ashtu edhe pas gushtit 2001.

Ky reagim permanent herë është ngritur e përkeqësuar, herë është ulur dhe vetëpërmbajtur, por gjithsesi ka qenë i pranishëm në jetën politike e ndëretnike në Maqedoni. Problemit të emrit të këtij shteti, moszgjidhjen ende të statusit të ish- luftëtarëve shqiptare, cungimin e gjuhës shqipe e shtrembërimi i fakteve të historiografisë, problemet e pushtetit vendor me komunat shqiptare, problemet me arsimin e mesëm e të lartë, ligji diskriminues për stimulimin e lindjeve vetëm në qytetet maqedonase e jo në ato shqiptare, i shtohet gjykimi tendencioz i gjykatës së Rajonit 1 të Shkupit për gjashtë djem shqiptarë, të cilët u akuzuan për rastin "Monstra" të vitit 2012. Ky rast ekstrem i një drejtësie tërësisht të politizuar ka ngritur shqiptarët në Maqedoni, Shqipëri, Kosovë, Amerikë, Angli e kudo në botë. Reagimi mbarë shqiptar ka shërbyer vetëm si ndezës i shpërthimeve publike,ndërsa akumulimi i pakënaqësive ndër shqiptarët është shumë më kompleks dhe ka të bëjë me ekzistencën e diskriminimit të dukshëm njerëzor e kombëtar të tyre në Maqedoni.

Mjerisht, Qeveria Gruevski e ka izoluar gjithë Maqedoninë rajonalisht. Brenda këtij izolimi, shqiptarët jetojnë si të izoluar në mënyrë dyfishe. Për t'i arsyetuar veprimet e tij antishqiptare, Gruevski mban koalicion herë me PDSh-në e herë me BDI-në, si përfaqësuese politike të shqiptarëve. Qeveritë e Gruevskit po demonstrojnë hapur thënien e vjetër të doktrinarëve sllavë: "Jepuni gjithçka shqiptarëve si individ, mos u jepni asgjë shqiptarëve si komb", ku ministrat shqiptarë anashkalohen nga zëdhënëset dhe prapë artikulohet në prononcime se gjithçka është në rregull. Kjo e komplikon situatën, krijon kaos ndër shqiptarë dhe i radikalizon ato drejt daljes jashtë kontrollit. Dhe ky fenomen është i natyrshëm. Kur qytetarët nuk ndihen të përfaqësuar institucionalisht, atëherë iniciativa del në rrugë.

Dështimi i qeverisë Gruevski kërkohet të arsyetohet si radikalizim fetar islamik. Këto protesta masive e mbarë shqiptare kudo në botë nuk ka asnjë shkak, motiv, synim dhe veprim që të mund të arsyetojë si radikalizim fetar islamik. Shqiptarët nuk kanë dalë për shkaqe fetare, as nuk janë udhëhequr nga motive fetare e as nuk kanë parashtruar objektiva e ndërmarrë veprime fanatike fetare. Vetëm në kokën e Gruevskit e klanit të tij ekziston fanatizmi fetar i shqiptarëve. Kurse në fakt, dihet në Maqedoni, Bullgari, Shqipëri, Greqi në Evropë e SHBA që Gruevski është pjella e fundit e fanatizmit sllavo-ortodoks në Ballkan. Gruevski është monstra e vërtetë e politikës maqedonase. Ai ka huazuar taktizimet e Garashaninit, Çubrilovicit e Milloshevicit për të provokuar epitetimin radikalist islamik të shqiptarëve në rrafsh ndërkombëtar. Mirëpo kjo taktikë është po kaq qesharake sa edhe statujat e fiksioneve historike më të cilat është mbjellë Shkupi.

Arsyet e lartpërmendura dhe një mori faktesh të tjera e vënë në pikëpyetje të madhe ardhmërinë e këtij shteti, raportet ndëretnike e të brishta dhe oazën e paqes dhe bashkëjetesën e popullsisë shqiptare e maqedonase. Maqedoni pa shqiptarë nuk mund të ketë. Ky fakt tani është i njohur nga gjithë faktori ndërkombëtar që përcjell zhvillimet në Maqedoni nga viti 2001 e këndej. Vetëm klani nacionalist e fanatik fetar i Gruevskit nuk e pranon një fakt të tillë. Shqiptarët janë element konstituiv shtet-formues në Maqedoni dhe marrëdhëniet ndëretnike janë baza e unitarizmit të shtetit Maqedonas dhe e kohezionit të shoqërinë së atij vendi. Unitarizmi shtetëror dhe kohezioni social i brendshëm në Maqedoni kushtëzohen nga plotësimi dhe respektimi i lirive e të drejtave njerëzore dhe komunitare të shqiptarëve.

Alternativa tjetër është fundi i Maqedonisë si shtet unitar i pavarur e sovran. Ose do ekzistojë me shqiptarë e nëpërmjet bashkëjetesës demokratike e multietnike shqiptaro-maqedonase ose nuk do të ekzistojë fare. Maqedonia aktuale e asimetrive nuk ka alternativë tjetër.

(Autori është doktorant i Shkencave Politike Ndërkombëtare)
FEJZI LILA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SOT RIKTHEHEN PROTESTAT TONA NË MAQEDONI PËR RASTIN 'MONSTRA' (08.01.2014)
KUR MUNGON VIZIONI PËR TË ARDHMEN E VENDIT, VALORIZIMI I PUNËS, PROCESET TEKNOKOLOGJIKE DHE SHKOLLIMI I MIRËFILLTËVështrim nga SKËNDER MULLIQI (07.31.2014)
'7 MILIARDË LEKË SHKUAN, KTHEJENI DHIMBJEN NË FORCË, HAJENI TURPIN ME BUKË'Nga ARTAN HOXHA (07.31.2014)
GJERGJI GORO - HIMARA NUK ËSHTË ZONË MINORITARE (Intervistë) (07.31.2014)
ARDIT BIDO - HIMARA NË KUFIJTË NATYRALË, KËRCËNIMET E GREQISË S'DUHET TË TREMBIN ASKËND! (Intervistë) (07.31.2014)
KOSOVËS SI KURRË MË PARË I DUHEN VLERA AKADEMIKE E KOMBËTARE E JO MILITANTIZËM INATÇOR DHE ORDINERNga ASLLAN DIBRANI dhe SYLË MUJAJ (07.31.2014)
TË JEPNI DORËHEQJEN, Z FULLANINga ALFRED MIRASHI, Firence (07.30.2014)
PARIME DHE PROPOZIME TË DIPLOMACISË EKONOMIKENga ILIR KALEMAJ (07.30.2014)
RUBRIKA: E VËRTETË APO FANTAZI  - FEJTON ME SHUFRA ARINga KOLEC TRABOINI (07.30.2014)
FAMILJA E DR RUGOVËS DHE PANDERSHMËRIA E ENVER ROBELLITKOSOVA PA RUGOVËN DO TË ISHTE BËRË SI PALESTINANga XHAFER LECI (07.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]