E Shtunë, 04.20.2024, 11:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SHKUP - KËRKESAT E PROTESTUESVE NUK ARRIJNË NË QEVERI

E Premte, 08.01.2014, 06:57pm (GMT+1)


Pamje nga protestat e sotme, 1 gusht 2013



Të premten në Shkup, sërish është protestuar kundër gjykimit për rastin "Monstra" dhe dënimit të 6 qytetarëve shqiptarë që ishin pjesëmarrës në protestat e muajit të kaluar kundër gjykimeve të këtij rasti.

Protestat nuk do të ndalen derisa të shpalosen dëshmi të qarta, në bazë të të cilave janë dënuar të akuzuarit për rastin "Monstra", ka deklaruar ish-deputeti Isni Shaqiri, para protestuesve.

Ai ka shtuar se rasti i gjykimit të gjashtë qytetarëve, që ishin të përfshirë në protestat e 4 korrikut, me nga tre vjet burgim, paraqet dëshmi se kjo qeveri dëshiron ta ngulfatë zërin e lirë të qytetarit - zë ky i garantuar me ligjet vendore dhe ndërkombëtare.

"Protestat nuk janë kundër asnjë populli, por janë kundër diskriminimit që po u bëhet shqiptarëve nga pushteti aktual. Këto protesta besoj se do të fitojnë në masovitet dhe do të kontribuojnë për zbardhjen e këtij rasti".

"Duke e ditur se janë dënuar dhe gjashtë qytetarë të tjerë, të cilët ishin të përfshirë në protestat e 4 korrikut, me burg maksimal për këtë vepër, me nga tre vjet burgim - kjo nuk është e rastit, sepse në rastin "˜Mostra' janë gjashtë të dënuar dhe tani sërish dënohen dhe gjashtë shqiptarë të tjerë. Me këtë, pushteti aktual e ruan këtë shifër duke na përçuar një porosi se çka synon kjo qeveri dhe kjo përbërje aktuale e pushtetit",
ka theksuar Shaqiri duke shtuar:

"Duhet që t'i shpalosin dëshmitë, mbi të cilat janë gjykuar të burgosurit dhe në bazë të këtyre dëshmive edhe ne do të pranojmë vendimin. Ne, me këto protesta, synojmë demokratizimin e këtij shteti, ku të gjithë qytetarët do të gëzojnë të drejta të barabarta".

Nga ana tjetër, Bedri Ajdari, drejtues i Këshilli organizativ të protestave kundër rastit "Monstra", ka thënë se protestës së 1 gushtit i janë shtuar kërkesa të reja, të cilat është dashur t'i shpalosin para Qeverisë.

Mirëpo, edhe pse kjo protestë  është paraqitur me procedurë të rregullt në polici, Ajdari ka bërë të ditur se protestuesit janë ndaluar nga forcat e rendit para qendrës tregtare "Mavrovasja".

"Gjykata është nën diktatin e Qeverisë dhe po nën atë diktat vepron. Vendimet e gjykatës janë të njëanshme, kështu që ne e kishim patjetër që protestat t`i vazhdojmë para Qeverisë", ka deklaruar vëllai i njërit nga të akuzuarit, Bedri Ajdari, njëherësh drejtues i Këshilli organizativ të protestave kundër rastit "Monstra".

Ajdari ka bërë të ditur se në pamundësi që këto kërkesa t`i shtrojnë para Qeverisë, do t`i bëjnë të njohura në një konferencë për shtyp, meqë, sipas tij, komunikimi me autoritetet qeveritare vetëm përmes mediave dhe moslejimi për të protestuar para Qeverisë së Maqedonisë, paraqet edhe një dëshmi për nivelin e ulët të demokracisë.

Ndryshe, protestuesit që të premten e një gushtit ishin në numër më të vogël, vazhdimisht kanë brohoritur "Bashkohuni me ne, se sot më ndodh mua, kurse nesër ty", "Shteti Monstër", "Drejtësi për të gjithë", "Marshi i lirisë", "Nuk jemi terroristë", "Stop komplotit ndaj UÇK-së", etj janë shpërndarë qetë duke paralajmëruar se edhe gjatë javës së ardhshme do të vazhdojnë protestat.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PSE HIMARIOTËT FLASIN GREQISHT SIPAS PETRO MARKOS, MOIKOM ZEQOS E KRISTO FRASHËRIT (08.01.2014)
PËRFUNDON E QETË PROTESTA E SHQIPTARËVE NË SHKUP (08.01.2014)
MOTRAT ISLAMI PEZULLUAR NGA PUNA MBAS 30 VITESH PUNE TEK ZËRI I AMERIKËSOpinion nga MËRGIM KORÇA (08.01.2014)
MAQEDONIA ASIMETRIKE NUK MUND TË EKZISTOJËNga FEJZI LILA (08.01.2014)
SOT RIKTHEHEN PROTESTAT TONA NË MAQEDONI PËR RASTIN 'MONSTRA' (08.01.2014)
KUR MUNGON VIZIONI PËR TË ARDHMEN E VENDIT, VALORIZIMI I PUNËS, PROCESET TEKNOKOLOGJIKE DHE SHKOLLIMI I MIRËFILLTËVështrim nga SKËNDER MULLIQI (07.31.2014)
'7 MILIARDË LEKË SHKUAN, KTHEJENI DHIMBJEN NË FORCË, HAJENI TURPIN ME BUKË'Nga ARTAN HOXHA (07.31.2014)
GJERGJI GORO - HIMARA NUK ËSHTË ZONË MINORITARE (Intervistë) (07.31.2014)
ARDIT BIDO - HIMARA NË KUFIJTË NATYRALË, KËRCËNIMET E GREQISË S'DUHET TË TREMBIN ASKËND! (Intervistë) (07.31.2014)
KOSOVËS SI KURRË MË PARË I DUHEN VLERA AKADEMIKE E KOMBËTARE E JO MILITANTIZËM INATÇOR DHE ORDINERNga ASLLAN DIBRANI dhe SYLË MUJAJ (07.31.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]