VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
KOSOVË - DËNOHEN KËRCËNIMET NDAJ GAZETARËVE E Shtunë, 08.02.2014, 07:28am (GMT1) Në Kosovë shoqatat e gazetarëve dënuan kërcënimet ndaj gazetarëve të së përditshmes "Bota Sot". Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton nëpërmjet një komunikate se ka marrë me shqetësim lajmin se kryeredaktori i gazetës "Bota Sot "Idriz Morina dhe gazetari i kësaj të përditshmeje Nehat Shaqiri, janë kërcënuar me jetë. Në njoftim thuhet se një person i njohur për këtë shoqatë ka kërcënuar sistematikisht kolegët e gazetës "Bota Sot", fillimisht përmes telefonit dhe pastaj gojarisht duke kërkuar që t`i qëroj hesapet fizikisht. "AGK e dënon ashpër çdo përpjekje të kujtdo që me konfrontim fizik, shantazh apo kërcënim, mendon se mund ta ndal raportimin profesional të gazetarëve dhe i bënë thirrje Policisë së Kosovës që ta hetojë sa më shpejt këtë rast, me të cilin përveç pengimit të punës së gazetarit, fyhet dhe poshtërohet liria e shprehjes në vend, duke e rrezikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe vetë jetën e gazetarëve. Ky rast është i patolerueshëm, prandaj AGK i bënë thirrje të gjitha palëve që t`u përmbahen normave ligjore për zgjidhje të kontesteve të çfarëdo natyre qofshin ato". Në njoftim u bëhet thirrje gazetarëve të mos ndikohen nga raste të tilla në punën e tyre ndërsa shprehet shqetësimi për rritjen e rasteve të raportimit për kërcënime, shantazhe dhe forma tjera të keqtrajtimit të gazetarëve gjatë muajve të fundit. Organizatat ndërkombëtare e radhisin Kosovën ne mesin e vendeve me liri të pjesshme të medies. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |