VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NËN UDHËHEQJEN E ISH KONGRESMENIT DIOGUARDI SHQIPTARËT E ÇIKAGOS PROTESTOJNË KUNDËR DISKRIMINIMIT NË MAQEDONI
E Martë, 08.05.2014, 07:46pm (GMT1)



Diaspora shqiptare në SHBA mbajti protestë në Çikago kundër diskriminimit shtetëror të shqiptarëve dhe drejtësisë selektive në Maqedoni.

Në këtë protestë kan  marrë pjesë qindra shqiptarë, që protestuan në  sheshin para bashkisë së qytetit Chicago  dhe zyrës  së konsullatës së Maqedonisë, për të shprehur përkrahje për protestat e  shqiptarëve në Maqedoni kundër diskriminimit dhe drejtësisë  selektive.

Protesta ka filluar në ora 11.00 me kohën lokale dhe ka  vazhduar deri në ora 15:00 duke u nisur nga vendi i quajtur  Daily Xenter - pranë Konsullatës së Maqedonisë dhe më pas  protestuesit i janë drejtuar godinës së gazetës prestigjioze Chigaco  Tribune, për sensabilizim, duke treguar para shtypit dhe opinionit  amerikan mbështetje të protestave të shqiptarëve në Maqedoni për  rastin "Monstra.

Protesta u udhëhoq nga ish-kongresisti shqiptaro - amerikan Joe  DioGuardi, presidenti i LQSHA lobit të parë dhe të vetëm shqiptarë në SHBA, dhe  Këshilltares së Çështjeve Ballkanike Shirli Cloyes DioGuardi, kurse kishte  përkrahjen e fuqishme të gjithë komunitetit shqiptarë nga zona e Illionisit,  Wisconsin dhe Kenosha.

Protestuesit mbanin në duar flamurin kuqezi dhe simbole kombëtare, ndërsa nuk  ka munguar edhe një flamur gjigant kuq e zi - që dallohej në mes  të protestueseve. Protestuesit mbanin në duar dhe pankarta në përkrahje të  shqiptarëve në kryeqytetin e Maqedonisë, si: "Shkupi jemi me ty", "Shkupi nuk  është vet", "Jemi një komb"- "Shkupi nuk jeni vetëm" - "Të lirohen të burgosurit  - luftëtarët e lirisë" "Ndaloni dhunën ndaj shqiptarëve".
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.