VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

52 VJET MË PARË VDISTE MARILYN MONROE - LINDTE MITI MARILYN MONROE (Tekst dhe fotogaleri)
Vdekja e aktores amerikane ende mbetet misterioze

E Martë, 08.05.2014, 08:07pm (GMT1)



Voal-online.ch - Natën e 5 gushtit 1962 u gjet e vdekur në Los Anxhelos Marilyn Monroe.

Pas 52 vjetësh askush nuk e di çfarë ndodhi vërtet atë natë.

Norma Jean, kështu ishte emri i saj i vërtetë, do të ishte tani 88 vjeçe. Në vitin 1946 firmosi një kontratë me studuon Fox e regjisori Ben Lyon e këshillon ta ndërrojë emrin në Marilyn Monroe.

Miti Marilyn afirmohet me filmat Niagara, Burrat preferojnë biondet, Si të martohesh me një milioner, Kur gruaja shkon me pushime. Stacioni i autobusit, Dikujt i pëlqen vapa.

Figura e Marilyn Monros është e lidhur edhe me shumë dashurira. Sidomos emri i saj lidhet me atë të presidentit John Fitzgerald Kennedy.

Më 5 gusht 1962, Marilyn u gjet pa jetë në dhomën e gjumit në shtëpinë e saj në Brentwood, në Los Anxhelos. Të dhënat e autopsisë ishin se bëri vetëvrasje me një përzierje ilaçesh.

Por mbeten ende dyshime mbi fundin e mitit Marilyn.








www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.