VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DIOGUARDI - SHQIPTARËT ENDE PO VUAJNË NË BALLKAN, ENDE E PAZGJIDHUR ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONI

E Mërkurë, 08.06.2014, 07:06am (GMT1)



Ish-Kongresmeni dhe kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joseph DioGuardi, bashkë me bashkëshorten e tij Shirley në një intervistë për "TV Ilirët" në SHBA, kanë folur për çështjen shqiptare të pa zgjidhur në Ballkan, me theks të veçantë për pozitën jashtë kushtetuese të shqiptarëve në Maqedoni.

DioGuardi ka shpalosur kujtimet e tij nga rrugëtimi për sensibilizimin e çështjes shqiptare në Ballkan dhe të diskriminimit antishqiptar që bëhej në ish Jugosllavi ndaj Kosovës dhe pjesëve të tjera etnike si në Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë e Medevegjë, Çamëri dhe të ndarjes së Shqipërisë nga regjimi komunist.

Gjatë fjalës së tij arbëreshi shqiptar DioGuardi, theksoi "takimi im me njerëzit e gjakut tim me shqiptaro-amerikanët u bë përmes mikut tim Bill Cassin (një irlandezo-amerikan), që me vonë ishte nismëtari që unë të kandidoja për Dhomën e Përfaqësuesve në Kongres". "Posa hyra në portën e Kongresit në Washington jam afruar shumë me Tom Lantos dhe John Porter dhe tashmë në dijeni të plotë për pozitën e vështirë të shqiptarëve në ish Jugosllavi, kam afruar para tyre platformën time kombëtare që për Kongresin dhe Senatin të përgatisim një rezolutë për avancimin e çështjes shqiptare në Ballkan. Kjo u mirëprit nga Tom Lantos, Gilman Hyde dhe me ato 50 firmosje tjera kongresmenë dhe senatorë", tha ai.

Po tashmë ku jemi, pyet DioGuardi, duke shtuar se populli shqiptar ende po vuan në Ballkan. Kosova u bë e pavarur dhe bën rrugën e shtetndërtimit, e lirë dhe demokratike.

"Me ndihmën e pa rezervë të popullit amerikan dhe të Kongresit e të Senatit me Departamentin e Shtetit, Kosova u nda përgjithmonë nga regjimi antishqiptar i Serbisë së Miloseviçit. Në këtë kohë ende po lëvizin skenarët antishqiptarë dhe këto kohe duhet të përmend çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni.

Në këtë vend nuk mund të lejohet që populli shqiptar të anashkalohet dhe ka mbetur anash Kushtetutës si popull(jo pakicë kombëtare)dhe jo element konstituiv (shtetformues)", tha DioGuardi.

"Klasa politike shqiptare në Maqedoni ka dështuar dhe tashtmë ajo ka mbetur vetëm si vëzhgues i ditës se çfarë po ndodh me shqiptarët në trojet e veta. Ne do të reagojmë përmes protestës në Çikago dhe do të çojmë mesazhin e qartë për Nikolla Gruevskin dhe regjimin e tij se populli shqiptar në këto hapësira nuk meriton të vuajë dhe të nëpërkëmbët ashtu si do dikush dhe ashtu si e ka të projektuar në skenarët e njohur për ne", tha ai.

DiaGuradi dhe Shrley theksuan se Maqedonia mund të ekzistojë dhe të marrë frymë në mënyrë demokratike vetëm me demokratizimin dhe ndryshimet kushtetuese përmes vijave të federalizmit, ku populli shqiptar në trojet e veta do të avancojë në shkallë kombëtare(shtetformues).

"Për gjendjen aktuale në Maqedoni, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, në bashkëpunim me të gjithë shqiptaro-amerikanët dhe në bashkëpunim të ngushtë më Kongresin dhe Senatin në Uashington, do të kërkojmë që populli shqiptar në Ballkan mos t'i mbetët mbi qafë vuajtja dhe trajtat e pabarazisë me popujt tjerë me të cilët jetojnë në Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë e Medevegjë, si dhe kërkesa për çështjen e Çamërisë së vrarë e të hequr nga harta e vet etnike nga regjimi helen i Greqisë", tha DioGuardi.

Ndërsa, për çështjen e pa zgjidhur shqiptare në Maqedoni, DioGuardi tha se do të përgatitet një rezolutë për Kongresin dhe Senatin dhe për të drejtën e lirisë e të paqes për shqiptarët që ende po vuajnë në Ballkan nuk do të pushojmë nga aktivitetet tona kombëtare. "˜Unë kam gjak shqiptari dhe kërkoj që tërë shqiptaro-amerikanët në Amerikë të afrohen me Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe të ndërtojmë programin se populli shqiptar ende po vuan në Ballkan'- u shpreh DioGuardi.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.