VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LDK NË ZVICËR NGUSHËLLON FAMILJEN E VEPRIMTARIT MUSA LIMANI

E Enjte, 08.07.2014, 09:45am (GMT1)


E nderuara Familje Limani,

Me dhimbje të madhe e pikëllim të thellë mësuam lajmin e hidhur për humbjen e më të dashurit Tuaj, bashkëshortit, babait Tuaj, veprimtarit të devotshëm të çështjes kombëtare nënkryetarin e QKSH "Faruk Begolli" dhe antarin e kryesisë së nëndegës së LDK-së në Solothurn të ndjerit Musa Limani aq të nderuar dhe të respektuar nga te gjithë miqtë dhe bashkëpuntorët e të ndjerit.

Ju lutemi Ju dhe Familja dhe të gjithë miqtë e shumtë që kishte, pranoni ngushllimet më të sinqerta në emrin tim, të kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër dhe të anëtarësisë së saj.

Sot është një ditë trishtimi për ju që humbët njeriun tuaj të dashur, por edhe për botën artistike, që humbi njeriun që ia dedikoi jetën kulturës dhe filmit.

I ndjeri Musa Limani, kishte virtytet e një burri të urtë, të dashur, të respektuar, por edhe shëmbëlltyrën e një atdhetari dhe një patrioti të paepur për kauzën kombëtare. Ishte tepër i veçantë. Dinte ta çmonte mikun dhe veprën e miqve.

Ju Familje e nderuar Limani, keni humbur bashkshortin, babain, kryefamiljarin tuaj ndërsa LDK dega në Zvicër dhe kultura e mërgata shqiptare në Zvicër ka humbur Veprimtarin e devotshëm të çështjes Kombëtare që ju ka bërë nder Juve dhe popullit shqiptar...

Me gjithë dhimbjen e madhe dhe humbjen e pakompensueshme, të ndiheni krenarë që patët një bashkëshort, prind dhe veprimtar të tillë.

Lutemi bashkë me familjarët e tij, miqtë e të ndjerit, që shipirti i Musa Limanit të gjejë paqen e merituar!

I qoft i lehtë dheu i Dardanisë që aq shumë e deshti!

Zoti e bekoft familjen Limani!

Me dhimbje e respekt të thellë
Dega e LDK-së në Zvicër,
Haki Latifi, Kryetar
Bern,7 gusht 2014


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.