E Martë, 04.23.2024, 10:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SHEJTNIA E TIJ, PAPA FRANÇESKU VJEN NË TIRANË...
Nga FRITZ RADOVANI

E Enjte, 08.07.2014, 02:33pm (GMT+1)



Shtrohet një "sofer" pa sofrabez dhe mësalla shkodrane...

â– Qellimi i vizitës së Shejtnisë së Tij Papa Françeskut në Shqipni...

Papa Françesku ka thanë se Shqipnia asht vendi i parë europian që ai ka në plan të vizitojë në shtator, me qëllim që me nderue të gjithë Ata që vuajtën nën komunizëm.

â– Programi i shpallun per viziten... Botue në gazeten "Dielli" me 31 Korrik 2014:

Është përmbyllur programi i plotë i vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri më 21 shtator 2014 në të gjitha detajet e tij. Koordinatori i përgjithshëm i vizitës së Papës, Doktor Albert Nikolla, ka lexuar sot programin dhe logon e vizitës në një konferencë shtypi në katedralin e "Shën Palit" në Tiranë.

Më 21 shtator 2014, ditë e dielë, Papa do të mbërrijë në aeroportin e Rinasit në orën 9.00 ku do të pritet me një ceremoni të veçantë nga Kryeministri shqiptar Edi Rama.

Në orën 9:30, Papa do të mirëpritet nga Presidenti i Republikës.

Në orën 10:00 do të takohet me autoritetet në sallën e pritjes së Presidencës dhe do të ketë një fjalim të Atit të Shenjtë.

Në orën 11:00 do të kremtohet një meshë në sheshin "Shën Tereza", shoqëruan nga fjala e Papa Françeskut në fund të saj.

Në orën 13:30, Papa do të takohet në një drekë me Ipeshkvinë shqiptare dhe shpurën papnore.

Në orën 16:00, Papa do të takohet me krerët e komuniteteve të tjera dhe komuniteteve të krishtera në Universitetin katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" e aty do të mbajë një fjalim.

Në orën 17:00 do të ketë një kremtim të lutjes mbrëmësore në katedralen e "Shën Palit" në Tiranë, ku do të ketë edhe një fjalim të posaçëm.

Në orën 18:30 do të ketë një takim me fëmijët e qendrës "Betania" dhe një përfaqësi të qendrave bamirëse të kishës katolike në Shqipëri.

Në orën 19:45, Papa do të largohet me një ceremoni nga aeroporti "Nënë Tereza".

***

â– Çka pritet nga ky program?! Hartuesit e tij a i pergjegjen qellimit të vizitës?!

E tham me bindje të plotë se jo!

Në program mungon "vizita e qendres së Gjenocidit komunist në Europë" ku, u ushtrue në mënyren ma barbara Gjenocidi komunist kundrejt Klerit Katolik Shqiptar, i mungon SHKODRA MARTIRE e masakrueme nga viti 1944 1991...

"Besa, Bujaria dhe Burrnia" janë të daltueme në Gurët e Kështjellës Rozafat!

Atje asht edhe "Burgu i Kishës së Fretenve"... Ma i tmershmi n' Europen komuniste, ku, krimet dhe torturat ishin ma mizoret... Kleri i sotëm a e di këte?!..

Po lumi Kir e Drinaz ku, barbarët e Shek. XX, tretën Trupat e Bekuem të Vorrezava të Kishës Katedrale, të Jezuitëve, Kishës së Zojës tek Kalaja, Kishës së Fretenve dhe disa mija kufoma të vramish e të dhunuemish nder Male e burgjet komuniste... ku janë?!

Vizitës i mungon Bekimi i Vorrezave të Martirëve t' Atdheut dhe të Fesë... nder zallishta e prroje pa asnjë Kryq tek koka... I mungon ndezja e një qirit pranë Pendës së Kirit, dhe ajo e palejueshmja, i mungon Bekimi i një "Monumenti" të dishruem tash sa kohë!..

***

Në Tiranë Papa Françesku, do të takojë disa nga persekutorët dhe shumë trashigimtarë e atyne që kanë krye Gjenocid kunder Popullsisë dhe Klerit Katolik Shqiptar, pikrisht, vrasësit ma barbar t' Europës, dhe jo, të persekutuemit nga Gjenocidi.

Mbas 70 vjetësh masakra dhe shfarosje, Vorrezat e Martirëve të Atdheut dhe të Fesë Katolike presin Bekimin e Papës... Presin Shejtnimin e të gjithë të zhdukunve nga lufta e pamëshirshme antikatolike dhe antishqiptare... dhe jo, perjashtimin e Atyne që nuk kanë kursye as jeten, as vepren per "Fé e Atdhé"! Presin Shejtnimin nga Papa, të gjithë Ata Klerikë Katolik Shqiptar e Atdhetarë, që nuk u perkulën nga tortura dhe masakrat kur U asht kerkue "shkëputja nga Papa dhe Vatikani", po dhane jeten e Tyne tue thirrë:

"Rrnoftë Krishti Mbret, Rrnoftë Papa, Rrnoftë Feja Katolike, Rrnoftë Shqipnia!"


Melbourne, Gusht 2014.
FRITZ RADOVANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LDK NË ZVICËR NGUSHËLLON FAMILJEN E VEPRIMTARIT MUSA LIMANI (08.07.2014)
FAMILJA GASHI NGA LIPJANI, SUEDIA DHE GJERMANIANJOFTOJNË (08.07.2014)
PRESIDENCIALET AMERIKANE 2016 - HILLARY BLEN ZYRË NË NYVëzhguesit - Gjithnjë e më afër zbarkimi i zonjës Clinton në garën presidenciale (08.06.2014)
PERSONALITETI YNË I SHKATËRRUAR'Një zinxhir është aq i fortë sa hallka e tij më e dobët'Nga FAHRI XHARRA (08.06.2014)
BËMAT E FULLANIT - BLINTE LIRË TOKAT, PËR T'I SHITUR ME ÇMIME MARRAMENDËSE (08.06.2014)
10 KËSHILLA TË PAPA FRANÇESKUT PËR TË QENË TË LUMTUR (08.06.2014)
DIOGUARDI - SHQIPTARËT ENDE PO VUAJNË NË BALLKAN, ENDE E PAZGJIDHUR ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONI (08.06.2014)
52 VJET MË PARË VDISTE MARILYN MONROE - LINDTE MITI MARILYN MONROE (Tekst dhe fotogaleri)Vdekja e aktores amerikane ende mbetet misterioze (08.05.2014)
NËN UDHËHEQJEN E ISH KONGRESMENIT DIOGUARDI SHQIPTARËT E ÇIKAGOS PROTESTOJNË KUNDËR DISKRIMINIMIT NË MAQEDONI (08.05.2014)
TEUTA RUGOVA PRITI KAMPIONIN BOTËROR HAXHI KRASNIQI DHE PASTAJ BËNË HOMAZHE PRANË PRESIDENTIT RUGOVA (08.05.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]