VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
SHEJTNIA E TIJ, PAPA FRANÇESKU VJEN NË TIRANË... Nga FRITZ RADOVANI E Enjte, 08.07.2014, 02:33pm (GMT1) Shtrohet një "sofer" pa sofrabez dhe mësalla shkodrane... â– Qellimi i vizitës së Shejtnisë së Tij Papa Françeskut në Shqipni... Papa Françesku ka thanë se Shqipnia asht vendi i parë europian që ai ka në plan të vizitojë në shtator, me qëllim që me nderue të gjithë Ata që vuajtën nën komunizëm. â– Programi i shpallun per viziten... Botue në gazeten "Dielli" me 31 Korrik 2014: Është përmbyllur programi i plotë i vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri më 21 shtator 2014 në të gjitha detajet e tij. Koordinatori i përgjithshëm i vizitës së Papës, Doktor Albert Nikolla, ka lexuar sot programin dhe logon e vizitës në një konferencë shtypi në katedralin e "Shën Palit" në Tiranë. Më 21 shtator 2014, ditë e dielë, Papa do të mbërrijë në aeroportin e Rinasit në orën 9.00 ku do të pritet me një ceremoni të veçantë nga Kryeministri shqiptar Edi Rama. Në orën 9:30, Papa do të mirëpritet nga Presidenti i Republikës. Në orën 10:00 do të takohet me autoritetet në sallën e pritjes së Presidencës dhe do të ketë një fjalim të Atit të Shenjtë. Në orën 11:00 do të kremtohet një meshë në sheshin "Shën Tereza", shoqëruan nga fjala e Papa Françeskut në fund të saj. Në orën 13:30, Papa do të takohet në një drekë me Ipeshkvinë shqiptare dhe shpurën papnore. Në orën 16:00, Papa do të takohet me krerët e komuniteteve të tjera dhe komuniteteve të krishtera në Universitetin katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" e aty do të mbajë një fjalim. Në orën 17:00 do të ketë një kremtim të lutjes mbrëmësore në katedralen e "Shën Palit" në Tiranë, ku do të ketë edhe një fjalim të posaçëm. Në orën 18:30 do të ketë një takim me fëmijët e qendrës "Betania" dhe një përfaqësi të qendrave bamirëse të kishës katolike në Shqipëri. Në orën 19:45, Papa do të largohet me një ceremoni nga aeroporti "Nënë Tereza". *** â– Çka pritet nga ky program?! Hartuesit e tij a i pergjegjen qellimit të vizitës?! E tham me bindje të plotë se jo! Në program mungon "vizita e qendres së Gjenocidit komunist në Europë" ku, u ushtrue në mënyren ma barbara Gjenocidi komunist kundrejt Klerit Katolik Shqiptar, i mungon SHKODRA MARTIRE e masakrueme nga viti 1944 1991... "Besa, Bujaria dhe Burrnia" janë të daltueme në Gurët e Kështjellës Rozafat! Atje asht edhe "Burgu i Kishës së Fretenve"... Ma i tmershmi n' Europen komuniste, ku, krimet dhe torturat ishin ma mizoret... Kleri i sotëm a e di këte?!.. Po lumi Kir e Drinaz ku, barbarët e Shek. XX, tretën Trupat e Bekuem të Vorrezava të Kishës Katedrale, të Jezuitëve, Kishës së Zojës tek Kalaja, Kishës së Fretenve dhe disa mija kufoma të vramish e të dhunuemish nder Male e burgjet komuniste... ku janë?! Vizitës i mungon Bekimi i Vorrezave të Martirëve t' Atdheut dhe të Fesë... nder zallishta e prroje pa asnjë Kryq tek koka... I mungon ndezja e një qirit pranë Pendës së Kirit, dhe ajo e palejueshmja, i mungon Bekimi i një "Monumenti" të dishruem tash sa kohë!.. *** Në Tiranë Papa Françesku, do të takojë disa nga persekutorët dhe shumë trashigimtarë e atyne që kanë krye Gjenocid kunder Popullsisë dhe Klerit Katolik Shqiptar, pikrisht, vrasësit ma barbar t' Europës, dhe jo, të persekutuemit nga Gjenocidi. Mbas 70 vjetësh masakra dhe shfarosje, Vorrezat e Martirëve të Atdheut dhe të Fesë Katolike presin Bekimin e Papës... Presin Shejtnimin e të gjithë të zhdukunve nga lufta e pamëshirshme antikatolike dhe antishqiptare... dhe jo, perjashtimin e Atyne që nuk kanë kursye as jeten, as vepren per "Fé e Atdhé"! Presin Shejtnimin nga Papa, të gjithë Ata Klerikë Katolik Shqiptar e Atdhetarë, që nuk u perkulën nga tortura dhe masakrat kur U asht kerkue "shkëputja nga Papa dhe Vatikani", po dhane jeten e Tyne tue thirrë: "Rrnoftë Krishti Mbret, Rrnoftë Papa, Rrnoftë Feja Katolike, Rrnoftë Shqipnia!" Melbourne, Gusht 2014. FRITZ RADOVANI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |