E Mërkurë, 04.24.2024, 04:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
DO PIKA DRITE... PËR AHMET KOLGJININ
…në të 15 vjet të ikjes së Tij!
Nga JOZEF RADI

E Premte, 08.08.2014, 02:40pm (GMT+1)


Me shkruejtë për Ahmet Kolgjinin, kam mendue gjithherë sa asht gjaja ma e lehtë që mund të baj, bile mund ta baj edhe me sytë mbyllë, edhe në gjumë, edhe midis çorodisë së përditshme... mundem me thanë... çka s'mundem për Ahmet Kolgjinin: mundem me shkrue me lehtësinë e çeljes së lules apo ramjes së gjethes, mbasi akumulimi im i gjatë e i heshtun, për çdo grimcë të dhunueme të jetës së këtij djaloshi të ikun herët, ndër ato kohna të përgjakuna shtazësh të egra, ka pikue në mue si dhimbje hane dhe rrin ashtu i mbledhun dhe pret... prandej them se gjithçka mund të shfaqet ashtu si nji krue që rrjedh pa ia kërkue askush, thjesht pse Ahmet Kolgjini hyn te ajo kategori e njerzve që mbeten "djaloça të përjetshëm", pse shpirti i tyne ka nji përmasë të veçantë e të papërsritshme, që e ndalon moshën me ecë dhe i jep krahë pegasit të shpirtit me i grah qiellit kah të mundet, deri sa ta lodhë atë...

Shpesh e mendoj dhe i bahem dalazotas i jetës dhe veprës së këtij njeriu modest, pse ai i dha vuejtjes kuptimin ma madhështor të jetës, pse diti me i ba vend vetes ndër miq e shokë, po edhe ndër urrejtsa, pse edhe fëmijë ndër vuejtje e tortura të mnershme ndejt si burrë; pse edhe i rritun pa babë, po nën kujdesin e veçantë të nji partie që s'e la me gëzue nji ditë të vetme n'at përmasën e tij njerzore të papërmasë... e megjithatë Ahmeti mbijetoi.

Sot i përkujtojmë të pesëmbëdhjetin vit të ngjitjes ndër qiej, dhe jam i bindun se ai kqyr mbi ne, kqyr me shumë dhimbje gjithçka ndodh, pse shumçka asht ashtu si ai s'e kishte andrrue... e sigurisht ndër qiej ai përlotet jo për çka hoqi e vuejti, po për çka andrra e tij për vend të vet vazhdon të jetë andërr...

Sot po e përcjell kët nderim ndaj tij me disa poezi që ai mbrriti me i ba libër pak para se ti mbyllte sytë, për me dëshmue që edhe pse futën në burg pa mbushte të 18 vitet, edhe pse bani 20 e kusur vite burgjeve të tmerrit, edhe pse u rrit pa babë; edhe me pse motra rrugëve të krejt kampeve të tmerrit, ai do të mbahet mend e do të kujtohet si poet, si poet delikat i asaj dashnie që mbetet veç andërr...

Ky njeri i brishtë e i tejdukshëm, ky zog vetmitar kange, fitoi betejën ma të madhe të jetës së vet: betejën me urrejtjen, mbasi kish fitue betejën mbi trishtimin, betejën e pafund me burgjet dhe interrnimet, betejën me provokuesit e ndytë që s'i lanë nji ditë me e gëzue si duhet... betejën e të mbetunit Njeri, Njeri i Dashuruem... kur bishat të shkelnin me kambë e me dhambë...

Nderim, respekt, mirnjoftje dhe do pika loti të spërkatuna me dritë... për Ju zoti Kolgjini!
2 gusht, 2014

*Botohet me lejen e autorit.


Ti hy e del në zemrën time
S'di se si,
Ti hy e del e mbjell trazime
Gjithsesi.

Ti hy e del e prap kthehesh
Si me faj,
Ti hy e del e më rrëfehesh
Gaz e vaj.

Ti hy e del me m'torturue
Mizorisht,
Ti hy e del e shkel mbi mue
Krenarisht.

Dhjetor 1988

***
I

Romeo dhe Zhuljeta, me zili
Na thirrnin. Për t'mos i fye, kishim kujdes.
Me dy fatkeqësi bamë nji lumtuni,
Këtu lumtunia zgjat vetëm nji mëngjes

Dhimbjen tande unë vueja me frikë,
Dhimbjen time ti vueje me tmerr,
Përditë n'zemër na ngulej nji thikë,
Ne notonim n'dritë, kurse ata në terr.

S'ish e thanë kështu t'vazhdonte gjatë,
Ti shpejt, pabesisht, ma ktheve shpinën!
Bota m'u ba sterrë, dita m'u ba natë,

Sytë m'u lëbyrën, vera m'u ba dimën,
Zoti të desh ma fort, i qofshim falë!
Ty t'mori pranë, mue më la të gjallë.

Dhjetor 1991


***

Lëndinë e lotëve, u shofsh moj lëndinë!
Ti je caku i mbramë i lamtumirës,
Në nji det loti verdhon trëndelinë,
O ti skenë e dhimbjes, varr i dëshirës!

Pse na shton dëshprimin, pse s'na ndahesh sysh?
Ti na kujton zinë, na kujton mërgimin;
Zemra bahet plagë, zemra ndahet dysh...
Vallë a na kujtojnë, a e mendojnë kthimin?

Presim ne të gjorët, presim tash e parë,
Të marrim nji lajm, të zbusim mjerimin,
Zoti u ndihmoftë, Zoti ua baftë mbarë!

Krejt lëndinë lotësh u bane Atdhe,
Ngado që të vemi shohim trishtimin,
Zoti mëshiroftë, na marrtë edhe ne!


JOZEF RADI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FMN PARALAJMËROI BSH PËR TË MBIKËQYRUR AUDITIN E BRENDSHËM - S'U MOR PARASYSH (08.08.2014)
CIVICI - GUVERNATORI DHE KËSHILLI, PËRGJEGJËS PSE NUK E NDALUAN VJEDHJEN E BANKËS (08.08.2014)
SHQIPTARO-AMERIKANIA ELIZABETA PLLUMBI - 'MISS MALËSIA 2014' (08.08.2014)
TIRANA - JA SI E PËRKUFIZON KRYEQYTETIN TONË FAIK KONICA (08.08.2014)
PRANVERA SHQIPTARENga ENI VASILI (08.08.2014)
SHEJTNIA E TIJ, PAPA FRANÇESKU VJEN NË TIRANË...Nga FRITZ RADOVANI (08.07.2014)
LDK NË ZVICËR NGUSHËLLON FAMILJEN E VEPRIMTARIT MUSA LIMANI (08.07.2014)
FAMILJA GASHI NGA LIPJANI, SUEDIA DHE GJERMANIANJOFTOJNË (08.07.2014)
PRESIDENCIALET AMERIKANE 2016 - HILLARY BLEN ZYRË NË NYVëzhguesit - Gjithnjë e më afër zbarkimi i zonjës Clinton në garën presidenciale (08.06.2014)
PERSONALITETI YNË I SHKATËRRUAR'Një zinxhir është aq i fortë sa hallka e tij më e dobët'Nga FAHRI XHARRA (08.06.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]