E Premte, 03.29.2024, 01:00pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
'FORUMI SHKODRAN' SHPREH INDINJATËN DHE REAGON NDAJ VJEDHJES SË BANKËS SË SHQIPËRISË, DËNON HESHTJEN E POLTIKËS, KËRKON SHKARKIMIN DHE DËNIMIN E GUVERNATORIT FULLANI

E Shtunë, 08.09.2014, 07:13am (GMT+1)





Voal-online.ch - Dje më 08.08.2014 rreth orës 19.30 pranë Bashkisë Shkodër u mblodhën përfaqësues dhe qytetarë në Shkodër si pjesë e FORUMIT SHKODRAN, një lëvizje apolitike e ngritur nga njkrijuar nga një grup intelektualësh të këtij qyteti. Përmes një deklarate për shtyp, ata shprehën indinjatën e tyre dhe reagimin ndaj vjedhjes së Bankës së Shqipërisë dhe me saktësisht ndaj Guvernatorit FULLANI, ku qofshin institucionet shtetërore, qoftë edhe ai vetë ne detyrën e drejtuesit numër 'një' të këtij institucioni heshtin...


Në mbështetje të protestave që tre ditë në Tiranë, ata shpërndanin fletushka të prera në formatin e kartmonedhës 500euro, në të cilën ishte montuar portreti i Guvernatorit. Përmes kësaj qasjeje konceptuale tërë grupi i protestuesve u vu në rresht dhe ecte nëpër bulevard duke u shpërndarë njerëzve që shëtisnin nën xhiron e mbrëmjes këto 'kartmonedha të rreme', pasi në fakt 'origjinalet' i zotëronte Guvernatori FULLANI tashmë...

Njerëzit i pranonin dhe reagonin, herë me mllef, herë me humor dhe batuta shpotitëse!

Më poshtë po japim deklaratën e Forumit Shkodran:




Shkodër, më 8 gusht 2014

DEKLARATË PËR SHTYP

"˜Forumi Shkodran' është një lëvizje apolitike, krijuar nga një grup  intelektualësh shkodranë për të përcjellur zërin dhe shqetësimet e qytetarëve të Shkodrës  pranë politikës (nivel lokal, dhe qendror). Si qytetarë të Shkodrës dhe taksapagues të Republikës së Shqipërisë, si zë i shoqërisë civile të munguar në qytetin e Shkodrës, "˜Forumi Shkodran' denoncon dhe reagon ashpër ndaj grabitjes së dhomës së thesarit "MË TË SIGURT" në Republikën e Shqipërisë.

Skema e vjedhjes, dështimi i plotë i të gjithë mekanizmave të kontollit, mosmbajtja e përgjegjësisë apo reagimet e vonuara, provojnë keqmanaxhimin e rregullatorit të sistemit monetar e financiar në Shqipëri. Sikur të mos mjaftojë kjo, ne sot po hasemi me një heshtje totale, shpërfillëse të politikës ndaj këtij skandali madhor.
 
Deri më sot, kryebankieri nuk deklaron dhe nuk mban mbi vete asnjë lloj përgjegjësie morale, etike dhe as profesionale për rastin dhe me gjithë abuzimet e tjera të bëra me buxhetin e Bankës,  vetëm po nxit edhe më shumë acarimin e popullit duke vazhduar të mbajë pozicionin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.
 
Si "˜Forum Shkodran' jemi të shqetësuar që Institucionet ligjore përgjegjëse në Republikën e Shqipërisë nuk po ndërmarrin asnjë veprim ligjor për shkarkimin e Guvernatorit dhe sekuestrimin e pasurisë së tij të paligjshme dhe menjëherë të japin sinjalet për rregullimin me "˜Ligj e Kushtetutë' ndaj lirisë së tepruar në manaxhimin e Bankës së Shqipërisë.

Kjo heshtje A VËRTETON QË PËRSËRI politika po mbron dhe vë para çdo gjëje interesat e veta të ngushta dhe jo të popullit  e të Shtetit Shqiptar, që po e përdorin dhe vjedhin çdo ditë?!

Ne të gjithë së bashku duhet të punojmë për Shqipërinë e të sotmes, nesërmes, Shtetit Europian dhe të së drejtës dhe qeveria e ka tani rastin ta provojë që DO ta ndërtojë Shqipërinë siç duhet...

Ftojmë të gjithë qytetarët shkodranë të reagojnë për vjedhjen e disatë rradhazi që u bëhet financave të tyre, për mungesën e përgjegjësisë kolektive, për drejtësinë e cunguar të na bashkohen në reagimet në vazhdim!

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DO PIKA DRITE... PËR AHMET KOLGJININ…në të 15 vjet të ikjes së Tij!Nga JOZEF RADI (08.08.2014)
FMN PARALAJMËROI BSH PËR TË MBIKËQYRUR AUDITIN E BRENDSHËM - S'U MOR PARASYSH (08.08.2014)
CIVICI - GUVERNATORI DHE KËSHILLI, PËRGJEGJËS PSE NUK E NDALUAN VJEDHJEN E BANKËS (08.08.2014)
SHQIPTARO-AMERIKANIA ELIZABETA PLLUMBI - 'MISS MALËSIA 2014' (08.08.2014)
TIRANA - JA SI E PËRKUFIZON KRYEQYTETIN TONË FAIK KONICA (08.08.2014)
PRANVERA SHQIPTARENga ENI VASILI (08.08.2014)
SHEJTNIA E TIJ, PAPA FRANÇESKU VJEN NË TIRANË...Nga FRITZ RADOVANI (08.07.2014)
LDK NË ZVICËR NGUSHËLLON FAMILJEN E VEPRIMTARIT MUSA LIMANI (08.07.2014)
FAMILJA GASHI NGA LIPJANI, SUEDIA DHE GJERMANIANJOFTOJNË (08.07.2014)
PRESIDENCIALET AMERIKANE 2016 - HILLARY BLEN ZYRË NË NYVëzhguesit - Gjithnjë e më afër zbarkimi i zonjës Clinton në garën presidenciale (08.06.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]