VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FULLANI KA PATUR INFRASTRUKTURË TA MBROJË INTEGRITETIN E BSH SI BËN FJALË EDHE KY INVESTIM I 26 TETOR 2012 – KU FLITET EDHE PËR BLERJEN E HOTEL DAJTIT
E Djelë, 08.10.2014, 09:05am (GMT1)


Qendra e Emisionit të Monedhës. Inagurohet godina moderne

Në kuadër të përmirësimit të standardeve infrastrukturore dhe teknologjike, në datën 26 tetor 2012, Banka e Shqipërisë zhvilloi ceremoninë e inaugurimit të Qendrës së Emisionit të Monedhës.

Në këtë ceremoni merrnin pjesë guvernatorë dhe përfaqësues të lartë të bankave qendrore të rajonit e më gjerë, si dhe të institucioneve financiare brenda e jashtë Shqipërisë. Prerja e shiritit u krye nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani, dhe Ministri i Financave, z. Ridvan Bode.

Kjo ceremoni shënoi përfundimin e një prej tre projekteve madhore ndërtimore të Bankës së Shqipërisë, të ndërmarra në këto tre vitet e fundit.

Ndërtesa e Qendrës së Emisionit të Monedhës është ndërtuar në frymën e një arkitekture moderne, ku spikasin dy skajet rrethore të saj të cilat simbolizojnë monedhën.

Ajo karakterizohet nga një nivel i lartë infrastrukture dhe është e pajisur me sisteme teknologjie të përparuara që do të përdoren për përpunimin e parasë. Duke shfrytëzuar facilitetet e ofruara nga ndërtesa e re, ky proces do të kryhet me sisteme të automatizuar të shpejtësisë së lartë, duke garantuar kontroll të shpejtë të monedhës përsa i përket autenticitetit, gjendjes fizike dhe sigurisë së saj.

Me përfundimin e kësaj ndërtese të re, përpunimi i monedhave dhe kartëmonedhave në Bankën e Shqipërisë do të kryhet sipas standardeve të simotrave evropiane.

Inaugurimi i kësaj ndërtese pritet të pasohet nga ai i godinës kryesore të Bankës së Shqipërisë, punimet e së cilës do të përfundojnë vitin e ardhshëm, ndërkohë që këtë vit nisin punimet për rikonstruksionin e plotë të godinës së ish-hotel "Dajtit".

Me përfundimin e këtyre projekteve, Banka e Shqipërisë do të jetë me e hapur për publikun, i cili do të përfitojë prej politikave të edukimit financiar, aktivitetit shkencor, shërbimit biblotekar, aktivitetit legjstativ, aktiviteteve me karakter historik, muzeal e numizmatik. Këto risi do të ofrohen si të mira publike për të kontribuar me modesti në formimin e një shteti modern e të denjë për kombin shqiptar.

Ndërkohë lajmi i botuar nga Central Banking Newsdesk bën fjalë edhe për blerjen e BSH nga qeveria e Tiranës më 2010 të Hotel Dajtit në shumën e 38.5 millionë $. Kjo blerje që u shikua si kontraverse, u justifikua nga BSH si blerje për standarte bashkohore të bankës.

http://www.centralbanking.com/central-banking/news/2221485/albania-opens-new-currency-centre


Albania opens new currency centre

Bank of Albania has opened a new currency issue centre and mint as part of a wide-ranging property overhaul at the central bank
Author: Central Banking Newsdesk
Source: Central Banking | 02 Nov 2012
Categories: Governance
Topics: Albania, Bank of Albania, Ardian Fullani, coins, banknotes

The Bank of Albania has opened a new currency issue centre, designed to improve the technological standards of money processing, as part of a wider process to overhaul its property portfolio.

The new complex was described as a major construction project in a central bank statement. "The Currency Issue Centre is built in the spirit of modern architecture, with two striking circular ends that symbolise the coin," a Bank of Albania statement said.
The centre will act as Albania's mint for banknotes and coins, and money will now be processed using "˜high-speed' automated systems. This will help guarantee the currency's authenticity and its physical condition and security can be checked swiftly, the statement said.

The new building and its facilities will enable Albania's cash processing to be conducted at the standard required by European counterparties. It was officially opened in a ceremony on October 26, with governor of the Bank of Albania, Ardian Fullani, and the minister of finance, Ridvan Bode, in attendance.

The central bank is also in the process of refurbishing its headquarters in Tirana, the country's capital. It is also reconstructing a former hotel building purchased in 2010 from the Albanian government for 4.24 billion Albanian lek ($38.5 million).

The purchase was surrounded by controversy, as an opposition party member accused Fullani of abusing his position to hide the government's bankruptcy. The building will be used to house central bank staff as it expands, which it justified as necessary to provide working conditions in line with "contemporary standards of central banking".

Following the completion of these projects, the Bank of Albania will be more open to the public, the statement said. Financial education policies, a library service, and a museum are among the planned services. "These innovations will be offered as public goods to contribute to forming a modern and dignified state of the Albanian nation," the statement said.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.