VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

POETJA SHQIPTARO AMERIKANE RITA SALIU MORI 'MIRËNJOHJEN' NGA MINISTRIA E DIASPORËS

E Hënë, 08.11.2014, 07:17am (GMT1)


PODUJEVE: Në një orë letrare me karakter garues, me poetët e diasporës lexuan poezitë me motive të ndryshme, ndërsa u shpallën edhe tri vendet e para për poezitë më të mira.

Rreth 140 krijues, poetë nga diaspora shqiptare si dhe nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi, morën pjesë në takimin tradicional të krijuesve të diasporës shqiptare, i cili mbahet për çdo vjet në kompleksin memorial "Zahir Pajaziti" në Orllan të Podujevës.

Nga diaspora shqiptare në SHBA mori një mirënjohje edhe poetja Rita Saliu- Poetja shqiptaro amerikane Rita Salihu, e cila prej vitesh jeton së bashku me familjen e saj në Rhoda Island - ku edhe ushtron veprimtarinë e saj krijuese, është antare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë, me kryetare poeten e njohur Raimonda Mosiu shkrimtare dhe publiciste.

Edhe ky takim i krijuesve të diasporës u organizua nën patronatin e Ministrit të Diasporës, Ibrahim Makolli.

Në një orë letrare me karakter garues, poetët lexuan poezitë e tyre me motive nga më të ndryshmet, ndërsa u shpallën edhe tri vendet e para për poezitë më të mira.

Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, pasi që u shpërblye me mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm në përkrahje të krijuesve shqiptarë të diasporës dhe veprave të tyre, me pak fjalë përshëndeti të pranishmit duke u uruar sukses në këtë orë letrare.

Makolli tha se Ministria e Diasporës, do të mbetet përkrahëse e vazhdueshme e krijuesve të diasporës tanë, thuhet në një komunikatë për media lëshuar MeD.

Në fund, të gjithë krijuesit u zotuan se të gjitha poezitë të cilat u lexuan gjatë kësaj ore letrare, do të përmblidhen në një punim të vetëm, ndërsa ky aktivitet i njëjtë do të organizohet edhe vitin e ardhshëm. Krijuesit nga diaspora po ashtu në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë promovuan tetë vepra letrare.

Ndryshe, për çdo vit, gjatë ditëve të "Diasporës" që fillon në korrik dhe përfundon me 15 gusht, mbahen orë fletarte, promovime, koncerte dhe shfaqen drama për nder të bashkatdhetarëve. Ndërsa krijuesit e diasporës si rëndomtë takohen në Orllan, në vendlindjen e heroit Zahir Pajaziti.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.