E Enjte, 04.18.2024, 04:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
GËZIM ALPION - NGA EKSODI I TRURIT GODITEN RËNDË POLITIKA, EKONOMIA, ARTET (Intervistë)

E Mërkurë, 08.13.2014, 06:50am (GMT+1)


"Dojçe Velle" Interviste me Dr Gëzim Alpion, lektor dhe Punonjes Shkencore ne Universitetin e Birminghamit ne Mbreterine e Bashkuar per fenomenin e "˜brain drain'-it dhe pasojat e tij per Evropen Lindore dhe Shqiperine.

Intervistoi me telefon nga Bonn-i per "Deutsche Welle-n" gazetarja Vilma Filaj-Ballvora


Dojçe Vele (Deutsche Welle)Ç'eshte "˜brain drain' dhe qe kur njihet ky fenomen ne shoqeri?

Dr Gëzim Alpion: Fenomeni "˜brain drain' mund te duket nje zhvillim i ri per ne Evropiano-Lindoret. Megjithate, sic e theksova ne seminarin e suskseshmem per emigracionin qe u organizua ne Prill ne Dortmund nga shoqata Gjermani-Shqiperi, ky fenomen eshte po aq i vjeter sa edhe shoqeria njerzore. Njerezit e edukuar e ambicioze gjithmone e kane lene vendin e lindjes. Arsyet per kete jane nga me te ndryshmet: perndjekjet politike, zemerngushtesia e elites politike, kulturore e shkencore per te mundesuar progresin e karrieres te individeve te talentuar, dhe sigurisht deshira per te pasur nje jetese me te mire.

Me perjashim te Hungarise dhe Polonise, ne pergjithesi brain drain-i nuk ishte problem shqetesues per Evropen Lindore gjate gjysmes se dyte te shekullit te 20-te. Me permbysjen e socializmit ne fund te viteve 80-te, dhe vacenerisht gjate viteve 90-te, brain drain-i u be nje fenomen shume serioz sepse nje pjese e konsiderueshme e emigranteve qe u turren drejt Perendimit perbehej nga intelektuale, artiste dhe shkencetare. E verteta eshte se asnje vend i rajonit nuk u perjashtua nga ky eksod i trurit, por ne disa vende ky eksod ishte me permasa me te medha. Nder keto vende jane Rumania, Bullgaria, Polonia dhe vecanerisht Shqiperia.

Me perjashtim te periudhes 1945-1989, per ne shqiptaret bain drain-i ka qene nje dukuri me se e zakonshme. Qe nga pushtimi Romak dhe deri ne fillim te shekullit te 20-te kur Perandoria Turke pushoi se ekzistuari, shqiptaret e kishin per tradite te largoheshin nga trojet e tyre per te bere karriere ne Rome apo Stamboll. Po te aplikojme diskursin qe perdorim sot per te pershkruar disa personalitete te shquara nga Shqiperia ose me origjine shqiptare, te atyre koherave, ata nuk jane gje tjeter vecse shembuj te hershem te emigrimit te trurit shqiptar per ne metropolet e huaja. Nga rradhet e ketyre emigranteve shqiptare mendohet te kene dalur nje numer i konsiderueshem Perandoresh Romake dhe personalitetesh te shquara te Vatikanit, disa kryeministra te Turqise, si dhe disa arkitekte te paimitueshem qe ndertuan kryevepra arkitekturale ne Evrope, Azi, dhe Afrike. Emigrimi i sotem i trurit shqiptar eshte nje kapitull i ri e nje historie te vjeter.

Dojçe VeleA eshte "˜brain drain' nje dukuri vetem me efekt negativ per shoqerite e prekura?

Dr Gëzim Alpion: Ne veshtrim te pare duket se largimi i trurit eshte nje fenomen me pasoja shume te renda per vendet e prekura nga ky fenomen, dhe deri diku kjo edhte e vertete. Nga eksodi i trurit goditen rende ekonomia, arti, shkenca, arsimi dhe jeta politike. Nga studimet e kryera ne 10 vjetet e fundit ne Evropen Lindore del se shume te diplomuar si pedagoge, mjeke, artiste, e shkencetare jane larguar, shumica pergjithmone, duke lene nje vakum te ndjeshem ne vendet e tyre te lindjes. Nje numer i madh spitalesh, universitetesh, dhe instituticionesh kulturore dhe shkencore kane humbur ndoshta disa nga punonjesit me te afte nga eksodi i trurit. Dhe ky kontigjent nuk mund te zevendesohet menjehere.

Megjthate, une mendoj se brain drain-i nuk eshte vetem me efekt negativ per vendet nga largohen intelektualet.

Dojçe Vele: Cilat jane avantazhet per shoqerite e prekura?

Dr Gëzim Alpion: Avantazhi me i madh nuk eshte ne shumen e parave te cilet emigranet aktualisht po dergojne ne atdhe. Ky eshte nje perftim i rendesishem. Megjithate ky eshte nje perfitim emergjent qe nuk do te vazhdoje gjate sepse gradualisht emigrantet do ta rrallojne kontributin financiar per te afermit sepse te ardhurat qe sigurojne ne Perendim u duhen per te arsimuar veten dhe femijet. Arsimimi eshte rruga kryesore nepermjet te cilit emigrantet do te mund te evitojne kryerjen e puneve te rendomta si punetore krahu ne Perendim per vete dhe per femijet e tyre.

Avantazhi me i madh tani per tani per vendet e prekura nga brain drain-i ka te beje me teper me kontributin qe intelektualet e emigruar po japin per te permisuar imazhin e vendeve te tyre. Fatkeqesisht, Evropa Lindore ka qe imazh shume te keq ne boten e zhvilluar. Ne syte e nje numri te madh perendimoresh, disa vende si Rumani, Bullgaria, dhe vecanerisht Shqiperia, konsiderohen si pjesa Afrikane e kontinetit Evropian. Me gjithe situaten e rende eknomike ne Evropen Lindore, perceptimi i Perendimit per Shqiperine, Ballkanin dhe per Evropen Lindore ne pergjithese eshte me teper jo pasqyre e realitetit sesa nje tregues shqetesues i injorances dhe arrogances se Perendimit.
 
Intelektualet qe kane emigruar ne Perendim jane nje aset shume i rendesishem per te mundesuar ndyshimin e imazhit negativ dhe deri diku racist qe Perendimi ka per vendet e Evropes Lindore dhe kryesisht per Shqiperine. Intelektualet e emigruar mund te jene shume me te efektshem se diplomatet Evropiano-Lindore ne Prendim per ta paraqitur kete pjese te Evropes si nje pjese vitale te kontinentit qe ka kulture te admirueshme, te lashte dhe bashkekohore, kulture dhe tradite qe duhet respektuar.

Intelektualet e emigruar kane mundesi te terheqin vemendjen e kolegeve perendimore dhe te institucioneve kulturore dhe shkencore ku jane punesuar ne Perendim per te kooperuar me institucione ne Evropen Lindore ne menyre qe te behen studime te perbashketa, investime dhe kembime eksperience.

Vecanerisht lektoret dhe punonjesit shkencore qe kane emigruar duhet te angazhohen per te dhene ndihmesen e tyre ne universitetet e vendeve nga jane larguar dhe kjo ndihmese mund te jete e formave te ndryshme, si vizita te shkurtera per te dhene cikle te caktuara leksionesh si dhe drejtimin e punimeve shkencore te studenteve nepermjet "˜distant learning'. Shkenca ka mundesuar qe njerezit e kulturuar te ndodhen ne atdhe pa qene prezente atje fizikisht.

Dojçe VeleNe c'menyre shoqerite e prekura dukshem prej fenomenit te brain drain, si Shqiperia, do te mund ta shmangin ate?

Dr Gëzim Alpion: Fenomeni i brain drainit nuk mund te shmanget plotesisht. Dhe kjo eshte me se e vertete per Shqiperine. Shqiperia eshte goditur jashtezakonisht rende nga eksodi i trurit, dhe te dhenat tregojne se ky fenomen vazhdon edhe sot te jete me permasa me te medha se ne ndonje vend tjeter ne Evropen Lindore. Çdo vit mendohet se rreth 3000 studente shqiptar largohen nga Shqiperi per te bere studime kryesisht ne Perndim, gje qe do te thote se vendi po humb cdo vit rreth nje te treten e kuadrove te ardhshem. Them se "˜po humb' sepse shumica e tyre nuk kane ndermend te kthehen ne atdhe, te pakten jo menjehere pas perfundimit te studimet.

Brain drain do te vazhdoje te jete problem shqetesues per vendet e prekura nga ky fenomen per aq kohe sa gjendja politike dhe ekonomike nuk eshte e qendrueshme. Ne qofte se shtetet perkatese nuk bejne investimet e duhura ne arsim, shkence dhe kulture, ne qofte se institucionet kerkimore shkencore dhe kulturore do te vazhdoje te jene te politizuara, perderisa klikat politike do te vazhdoje te zhyten thelle e me thelle ne korrupsion duke e asfiksuar ekonomine dhe jeten poltike, kulturore dhe shkencore ne vend, njerezit e arsimuar dhe ata qe aspirojne per arsim, shkence, dhe kulture do te vazhdojne te largohen.

Disa politikane Evropiano Lindore, duke perfshire edhe ca politikane shqiptare, u bejne thirje bashkombesve te edukuar te kthehen ne atdhe. Intelektualet nuk do te riatdhesohen me thirje naïve dhe shpesh hipokrite nga politikane te korruptuar qe vazhdojen te pasurohen me metoda mafioze, por jane gjithmone doreshternguar kur vjen puna per te ritur rrogat e punonjesve te arsimit, mjeksise, shkences dhe kultures. Patriotizmi nuk imponohet. Shqiptaret nuk kane nevoje per politikanet tu mbajne leksione per patriotizmin dhe atdhedashurine. Njerzit kane te drejte te shkojne ku te duan dhe te zhvillojne karriere ku tu krijohet mundesia.

Sigurisht qe disa intelektuale te emigruar do ti shkepusin lidhjet me atdheun, por pjesa dermuese e emigranteve te arsimuar e kane marre Shqiperine me vete ne mergim. Shumica e intelektualeve te suksesshem shqiptar jane gjithmone te gatshem te kontribojne ne dobi te atdheut. Varet nga shteti shqiptar se sa do te jete ne gjendje te perfitoje nga nje numer kaq i madhe intelektualesh te cilet po i tregojne Perendimit se sa vital dhe me kulture eshte kombi yne
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BISEDIMET ME SERBINË 'SHOU MARKETING I MARRËVESHJEVE', VIKTIMË EDHE EMIGRANTËT!Nga ASLLAN DIBRANI (08.12.2014)
NGA NAGORNI KARABAK NË BALLKANNga PETRIT HALITI (08.11.2014)
POETJA SHQIPTARO AMERIKANE RITA SALIU MORI 'MIRËNJOHJEN' NGA MINISTRIA E DIASPORËS (08.11.2014)
Ç'E DUAM PARTINË?Nga GETOAR MJEKU (08.11.2014)
MINISTRI TAHIRI PËR DHJETË DITË 170 MIJË EURO? DERI TANI MINISTRI NUK KA PËRGËNJESH​TRUAR! (08.10.2014)
RRJETET SOCIALE SHPËRTHEJNË NË AKUZA, DORA E HENRI ÇILIT PAS MBYLLJES SË 38 UNIVERSITETEVE, JA SI FAVORIZOHET UET (08.10.2014)
LAJM FOTOGALERI - MBRËMË TEK HOTEL VOLLGA NË DURRËS, QYTETARË TË SHUMTË FIRMOSIN PETICIONIN KUNDËR FULLANIT (08.10.2014)
FULLANI KA PATUR INFRASTRUKTURË TA MBROJË INTEGRITETIN E BSH SI BËN FJALË EDHE KY INVESTIM I 26 TETOR 2012 – KU FLITET EDHE PËR BLERJEN E HOTEL DAJTIT (08.10.2014)
UNË JAM ZIRKON DISHA DHE ME NJË GRUSHT PROTESTUES​ISH KËRKOJMË SHKARKIMIN E FULLANIT NGA PARLAMENTI I SHQIPËRISËNga ZIRKON DISHA (08.10.2014)
VËZHGUESI - RILINDJA DEMOKRATIKE TALLET ME LUL BASHËNTek Rilindja Demokratike, organ i PD - kryetari i saj vjen pas liste (08.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]