E Mërkurë, 04.24.2024, 05:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
JETA PA LUKS E FAN NOLIT NË RRUGËN 'BLAGDEN'

E Mërkurë, 08.13.2014, 07:36am (GMT+1)


Fan Noli në kujtimet e bashkëkohësve, Anton Athanasi, Dhimitër Athanasi dhe Peter Prifti. Jeta në apartamentin e thjeshtë mes librave

Peter Prifti, ish-sekretar i Federatës Panshqiptare "Vatra" dhe redaktor i gazetës "Dielli", merrte shpesh rrugën për në "26 Blagden Street", Boston, vetëm 2-3 minuta larg zyrave të "Vatrës" për të vizituar Fan Nolin që jetonte në atë rrugicë. Orët te Noli zgjateshin pa fund, për shkak të bisedave që nuk kishin të mbaruar. Shqipëria dhe gjithçka që ndodhte me komunitetin shqiptar në SHBA, çështje të gjuhës shqipe apo situatën politike në Shqipërinë e largët, vinin në biseda në atë apartament tepër të thjeshtë. "Ishte një apartament i vogël, me mobilie të thjeshta dhe me një pamje pak si të zhveshur, pak si të vjetruar. Pjesës së pasur të zyrtarëve të "˜Vatrës' u vinte si turp nga ky apartament, se mendonin që vendbanimi i Nolit bënte figurë të keqe në sytë e amerikanëve. Por kishte një të mirë ky apartament: ndodhej në një rrugë të vogël e të shkurtër dhe shumë të qetë. Ideale për studime, lexime dhe shkrime", shkruan Peter Prifti në kujtimet e tij. Krejt ndryshe nga dimensioni i tij i madh, ishte jeta e tij. Fan Nolit i pëlqente të jetonte thjesht. Për të nuk kishte rëndësi se çfarë mbarte brenda apartamenti, për sa kohë ai i krijonte kushte për të lexuar. Miqtë e tij të shumtë që hynin e dilnin në këtë apartament, kanë shënuar në ditar përshtypje nga këto vizita. Dhimitër J. Thanasi, atdhetar shqiptar në SHBA, tregon në kujtime, se Nolit nuk i pëlqente luksi. "Noli si person ishte njeri i thjeshtë, atij nuk i pëlqenin lukset dhe banoi gjithë pjesën e fundit të jetës, 1934-1965, në një apartament të vjetër, me mobilie shumë të vjetra. Ishte shumë i kursyer. Rronte më shumë me perime dhe rrallë hante mish. Vishej me rroba modeste, por të paqme. Ishte mikpritës. Dera e tij ishte e hapur jo vetëm për miq, por edhe për ata kundërshtarë që e vizitonin. Të priste me buzëqeshje e fisnikëri, por jo sipas zakonit shqiptar, se asnjë kupë me ujë nuk të nxirrte dhe jo se s'kishte, por ashtu ishte zakoni i tij", shkruan Thanasi. Anton Athanas, një prej personaliteteve shqiptare më të njohura në Amerikë, me një kontribut të çmuar në çështjen shqiptare, duke mbështetur shoqërinë "Vatra" ishte mik i Nolit. Ai e quan spartane jetën e Nolit në atë apartament. "Jeta e Nolit në apartamentin e tij të thjeshtë në "˜26 Blagden Street', ishte spartane. Dyshemenë e kishte të shtruar me lecka dhe dhomën me mobilie të vjetra. Një tavolinë në dhomën e ndenjjes përbënte "˜zyrën' e tij dhe aty ai priste vargun e pafund të vizitorëve. Zakonisht mbathte sandale të hapura. Shtëpia e tij ishte pranë Bibliotekës së madhe Publike të Bostonit në "˜Copley Square' dhe ai kalonte me kënaqësi orë të frytshme duke kërkuar materiale për krijimtarinë e tij letrare", kujton Athanas. Ajo çfarë të binte në sy sapo futeshe në atë apartament ishin librat. Një përshkrim tjetër për mënyrën e jetesës së Nolit gjejmë dhe në një intervistë që redaktori i "Diellit" në vitet "˜58-'59, Peter Prifti, i pat marrë Nolit, që ato kohë jetonte vitet e fundit të pleqërisë në Kryekishën e Shën Gjergjit. Në fakt, Peter Prifti e ka emërtuar atë jo intervistë, por audiencë me Hirësinë e Tij, me kryepeshkopin mitropolit F. S. Noli. Atij i kishte bërë përshtypje të thellë përgjigjja që i kishte dhënë imzot Noli, njërës prej pyetjeve që ai i kishte drejtuar: Imzot, cila është vepra juaj më e çmuar për Kombin? Ai i ishte përgjigjur: "Futja e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve më 1920"³, sepse i dha fund copëzimit të trojeve shqiptare nga fqinjët! Natyrisht që pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve është merita e padiskutueshme e Fan Nolit, falë oratorisë dhe diplomacisë së tij, por kryeveprat e Nolit janë të shumta, pat menduar atëherë gazetari që e intervistonte. Futja e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve kishte sponsorizimin e Federatës Panshqiptare "Vatra". Audienca me kryepeshkopin është botuar në gazetën "Dielli" në numrin e 10 dhjetorit 1958. Në tre paragrafët e para, Prifti përshkruan takimin në rezidencën e kryepeshkopit: "E takuam në rezidencën e tij në rrugën "˜Blagden', një vend i mobiluar me modesti, ku ai ka punuar e ka jetuar për shumë vjet.... Në studion e tij, syri sheh rafte të tëra me libra. Kur dikush e pyeti një herë se a ndihej i vetmuar pa njeri pranë për të biseduar, Noli i tha: "˜Ata janë të gjithë miqtë e mi, unë mund të bisedoj me secilin prej tyre'". Librat, muzika, historia kanë qenë po kaq të rëndësishme në jetën e tij sa feja. Megjithatë, në intervistën për Priftin, ai pohon: "Jam marrë me histori, letërsi dhe muzikë me raste, por feja ka qenë puna e jetës sime, sepse e fillova karrierën time si njeri i Kishës më 1908-n dhe jam akoma njeri i Kishës pas 50 vjetësh". Ç'mendon ai për muzikën moderne, poezinë, oratorinë dhe diplomacinë? Përgjigjja është se i interesojnë të dyja format e këtyre arteve, si modernia ashtu edhe antikja, sepse, sikurse Gëte, ai është universal në shije. Tepër modest, gjë që reflektohet dhe në jetën e tij, Noli ishte dhe pijedashës dhe me sens humori. Në një fjalim të mbajtur në banketin e Detroitit në Miçigan më 22 nëntor 1953, ai ia dedikon mikut të tij, Faik Konica, faktin që është kthyer në një vegjetarian.

a.b.

Box

Si më ktheu Konica në vegjetarian

"Do t'ju tregoj se kush më ktheu në vegjetarian. Këtë e bëri miku ynë i vjetër, Faik Konica, i cili shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Uashington nga 1926-a, më 1939-n, dhe që ishte i bindur se asnjë ditë nuk ishte e përsosur pa dy biftekë: një për drekë dhe një për darkë, nganjëherë edhe një për mëngjes.
Konica besonte te vegjetarianizmi, por e keqja ishte se ai thjesht nuk i thoshte dot "˜Jo' një bifteku të madh e të lëngshëm. Nganjëherë ndërgjegjja e tij prej vegjetariani brengosej aq shumë sa i duhej të rezervonte së paku një ditë vegjetariani në javë. Më ka qëlluar ta shoh një ditë tek hante një sasi të madhe ushqimi vegjetarian dhe t'i jepte fund me një biftek duke thënë: "˜Motra jonë lopa ia ka ngenë të hajë ushqim vegjetarian gjithë ditën. Ne qeniet njerëzore duhet të pushojmë së ngrëni, se kemi punë të tjera për të bërë. Kjo është koha kur shfaqet bifteku'. Konica ishte nga ata njerëz që e shijonte dhe e donte ushqimin. Besonte si te sasia, edhe te cilësia. Një ditë e kam parë t'ia fillonte me një tas të madh me midhje të përvëluara, vazhdoi me një aragostë, pulë të pjekur dhe... biftekun e domosdoshëm. Pas ëmbëlsirës ra në një gjumë hipnotik dhe unë pandeha se u sëmur nga mbingrënia. Por kisha gabuar. Shpejt zbulova se ajo që e shqetësonte ishte diçka krejt tjetër. Pa orën e dorës dhe tha: "˜Ora qenka pesë. Së shpejti do të vejë gjashtë. Kur do të hamë darkën?'. Fjalët e fundit të Konicës në shtratin e vdekjes, drejtuar shërbëtores së tij zezake, ishin: "˜Hatti, më sill një biftek, por që të mos jetë i pjekur mirë, të jetë i kuq e i lëngshëm, përndryshe do ta kthej mbrapsht'. Ai ishte i mendimit se duhej të vdiste me stomakun plot."

 

(Fjalimi i Nolit në një banket në Miçigan më 22 nëntor 1953)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GËZIM ALPION - NGA EKSODI I TRURIT GODITEN RËNDË POLITIKA, EKONOMIA, ARTET (Intervistë) (08.13.2014)
BISEDIMET ME SERBINË 'SHOU MARKETING I MARRËVESHJEVE', VIKTIMË EDHE EMIGRANTËT!Nga ASLLAN DIBRANI (08.12.2014)
NGA NAGORNI KARABAK NË BALLKANNga PETRIT HALITI (08.11.2014)
POETJA SHQIPTARO AMERIKANE RITA SALIU MORI 'MIRËNJOHJEN' NGA MINISTRIA E DIASPORËS (08.11.2014)
Ç'E DUAM PARTINË?Nga GETOAR MJEKU (08.11.2014)
MINISTRI TAHIRI PËR DHJETË DITË 170 MIJË EURO? DERI TANI MINISTRI NUK KA PËRGËNJESH​TRUAR! (08.10.2014)
RRJETET SOCIALE SHPËRTHEJNË NË AKUZA, DORA E HENRI ÇILIT PAS MBYLLJES SË 38 UNIVERSITETEVE, JA SI FAVORIZOHET UET (08.10.2014)
LAJM FOTOGALERI - MBRËMË TEK HOTEL VOLLGA NË DURRËS, QYTETARË TË SHUMTË FIRMOSIN PETICIONIN KUNDËR FULLANIT (08.10.2014)
FULLANI KA PATUR INFRASTRUKTURË TA MBROJË INTEGRITETIN E BSH SI BËN FJALË EDHE KY INVESTIM I 26 TETOR 2012 – KU FLITET EDHE PËR BLERJEN E HOTEL DAJTIT (08.10.2014)
UNË JAM ZIRKON DISHA DHE ME NJË GRUSHT PROTESTUES​ISH KËRKOJMË SHKARKIMIN E FULLANIT NGA PARLAMENTI I SHQIPËRISËNga ZIRKON DISHA (08.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]