VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Dita e parë e Berluskonit në shtëpi
E Premte, 12.18.2009, 06:39pm (GMT1)

 

Në foto: Mesazhe të adhuruesve të Berluskonit

 

Voal-online Dita e parë e pushimit të plotë për Kryeministrin Silvio Berlusconi, rikthyer dje pasdite në Arcore pas katër ditësh shtrimi në spitalin San Raffaele në vijim të agresionit të pësuar të dielën e shkuar në Sheshin Duomo. E lajmet, ndonëse lakonike, mbi gjendjen shëndetësore të Kryeministrit vijnë nga e bija Marina: "Im atë është mirë," iu ka thënë ajo reporterëve duke dalë nga zyra e saj në Mediobanca.

Në Villa San Martino, banesa e Kryeministrit, vajtjeardhje e pafundme vizitorësh që nga orët e para të mëngjesit. Midis të parëve që kanë shkuar për ta parë Berlusconi-n, edhe kryetari i grupit parlamentar të Popullit të Lirisë, partisë së Kryeministrit, Fabrizio Cicchitto, nënsekretari i Kryeministrisë Gianni Letta e avokati i Kryeministrit, Niccolò Ghedini. Priten të shkojnë në mbrëmje ministri i Ekonomisë, Giulio Tremonti, lideri i Lega Nord Umberto Bossi e ministri i Zhvillimit Ekonomik Claudio Scajola, rikthyer dje në mëngjes në Romë pasi kishte kryesor një mision në Indi. Nesërmbrëmja në Villa San Martino do të jepet darka për të uruar Krishtlindjet.

Të panumërta pakot dhe mesazhet e urimeve e të solidaritetit në portinerinë e vilës.

(http://www.repubblica.it)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.