VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RROK NIKÇI SI NJË YLL, ISHE BURRË I LARTË, MBETE NJERI I MIRË
Epikë nga RAMIZ LUSHAJ

E Hënë, 08.18.2014, 12:12pm (GMT1)



Edhe yjet shuhen ne Qiell
Po Rrok Nikçi mbetet Rreze
Bahet Prill...
Ishe Burrë,
Mbete Njeri i Mirë.

Lanë sytë me ujët e Limit e te Cemit
Rrok ' guret e maleve te Kelmendit
Të qesh syni skej Vermoshit e Plavës...
Të rreh zemra me të Jusuf Gërvallës.

Rrok Nikçi e hape kullën mes Nju Jorkut.
N'emër të Kombit, me të Drejtë të Zotit.
Aty hynin e dilnin misionarë si malet
Shqiptarët e klubit të Jusuf Gërvallës.
Idealistë pë Shqipërinë e të Nesërmes,
UDB-ja i kishte në maje të shënjestrës.

Kisha e madhërishme: Zoja e Mirë e Shkodrës
Po të pret për Meshën e dritës,
Po të përcjell tek Qielli, tek Yjet.
Po na ik si Burrë i Rrallë,
Kelmendas Vigan.
Me dy Flamuj Kombëtar: Shqiptar e Amerikan.
Njëri ka Shqipen, tjetri ka Yjet.
Në 100 vite me këto dy flamuj mbrojtëm vatrat,
Hodhëm hapat,
Ngritëm lartësi.
Mbajtëm Kosovë e Shqipëri.
Nga koha e Ismail Qemalit e Wilsonit,
Nga koha e Prek Calit e Klintonit...
Nga koha e Nanë Terezës e Bushëve e Obamës,
Në mes Uashingtonit e Nju Jorkut dhe Gucisë, Shkupit,
Preshevës, Tuzit, Prishtinës, Camërisë, Mitrovicës, Tiranës
Hark i madh Triumfi mbi Atlantik
Miqësia Shqipëri Etnike Amerikë.

E nga Qielli po vjen një Yll,
Po kërkon ditë me Diell...
Ai erdhi...kurrë nuk iki..
Mirë se erdhe o Rrok Nikçi...
S'po të flenë syni e të rri zgjuar shpirti yt atdhetar.
Gurët e kullës po rrijnë si shkëmbinjtë e trollit amtar.
Kemi detyra pa krye për Kombin Shqiptar.
Tungjatjeta, Rrok Nikçi, Burrë i Kelmendit, yll i ri.
Jusuf Gërvalla i shekullit XXI.
Fjalë, vepra e jetë dritë për Shqipëri!

RAMIZ LUSHAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.