E Premte, 04.19.2024, 04:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ARRESTIMET E 'BASHKIMIT SHQIPTAR' - ANTIKOMUNISTËT MBETËN PA LIDERË
Nga VELI HAKLAJ

E Mërkurë, 08.20.2014, 08:23am (GMT+1)



Veprimtaria antikomuniste në Shqipëri në vitin 1946 dhe mënyrat se si ndiqeshin nga Sigurimi i Shtetit kundërshtarët e regjimit komunist do të jenë në qendër të dossierit që nis sot. Përmes doku-menteve arkivor ne do të kemi një paraqitje të vërtetë të situatës pas çlirimit të vendit.

Situata e përgjithshme

Denoncimi i marrëveshjes kombëtare të Mukjes (1 - 2 gusht 1943) nga drejtuesit e Partisë Komuniste Shqiptare, nën diktimin e tutorëve jugosllavë Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha u shoqërua me intensifikimin e veprimeve luftarake të formacioneve partizane kundër grupimeve politike dhe formacioneve ushtarake jokomuniste, me objektiv të qartë: marrjen e pushtetit dhe vendosjen e sundimit të tyre në Shqipëri. Ky ballafaqim, që gradualisht mori tiparet e një lufte civile, u bë i përgjakshëm dhe me pasoja të shumanshme në gjysmën e dytë të vitit 1944.

Pasi kishin marrë nën kontroll thuajse të gjithë jugun e Shqipërisë dhe një pjesë të Shqipërisë së Mesme, më 1 qershor 1944, komandanti i përgjithshëm i UNÇSH, Gjeneralkolonel Enver Hoxha, i dërgonte urdhër Shtabit të Divizionit I për mësymjen në veri të Shkumbinit, urdhër që filloi zbatimin më 26 qershor 1944. Veprimi i formacioneve partizane në veriun e Shqipërisë u shoqërua me konfrontime me armë të forcave ushtarake të të dy krahëve, sidomos në Krujë, Mat, Mirditë, Dibër, Shkodër, Kukës dhe Tropojë.

Duke patur të qartë arsyet e përparimin në veri të forcave komuniste, politikanët dhe ushtarakët kryesorë të vendit me bindje antikomuniste, u grumbulluan në qytetin e Shkodrës. Diskutimet e tyre në takimet e zhvilluara në fshatin Bulgër, në qytetin e Shkodrës, në kuvendin françeskan të Shkodrës (më 12 dhe 18 nëntor 1944), u finalizuan me vendimin që një pjesë e krerëve të arratisej jashtë Shqipërisë, në Angli, Itali, Francë e SHBA, ku të bisedonin me aleatët dhe me ndihmën e tyre të organizonin forcat jashtë vendit, me të cilat në një kohë të shkurtër të zbarkonin në Shqipëri, duke u ndihmuar nga forca të brendshme antikomuniste; pjesa tjetër të tërhiqej në malet e Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut ku të vazhdonin me armë në dorë luftën kundër forcave komuniste deri në zbarkimin e anglo-amerikanëve.

Por, në fundin e vitit 1944, formacionet partizano- komuniste filluan operacionin për mënjanimin fizik të kundërshtarëve politikë që ishin përzier ose jo me luftën. Në të gjithë vendin filloi përndjekja e kundërshtarëve të regjimit që nuk ishin larguar nga Shqipëria. Në funksion të qëllimeve të tyre, që më datën 11 janar 1945, pushteti komunist publikoi vendimin për krijimin e Komisionit Qendror të Hetimeve për Kriminelët e Luftës.

Komisione lokale, në varësi të këtij Komisioni Qendror, u krijuan në çdo prefekturë dhe nënprefekturë të vendit. Në emër të Komisionit Qendror, ministri i Drejtësisë, Manol Konomi ftonte "të tërë popullin shqiptar, burra, gra, të rinj e të reja që t'ju vijnë në ndihmë këtyre komisioneve në kryemjen e misionit të tyre".

Njëkohësisht me krijimin e Komisionit Qendror të Hetimeve dhe komisioneve lokale respektive, ndër aktet e para të miratuara nga pushteti komunist, ishte ligji për formimin e gjyqeve ushtarake. Që më 14 janar 1944, u normua veprimtaria e gjyqit ushtarak të korpusit, gjyqit ushtarak të krahinës ushtarake të korpusit dhe Gjyqi i Naltë Ushtarak. Këto gjykata gjykonin çështje penale në ngarkim të ushtarakëve dhe të kundërshtarëve politikë të klasifikuar "kriminelë lufte".

Më pas u zhvilluan procese të shumta politike që dënuan me vdekje ose me shumë vite burg kundërshtarët e regjimit komunist në Shqipëri.

Në një situatë të tillë represioni politik, ushtarak dhe gjyqësor, kemi dhe reagimin e armatosur të forcave kundër-komuniste në Veriun e Shqipërisë, të drejtuara nga personalitetet nacionaliste më me influencë në Shkodër, Lezhë, Mat, Mirditë, Dibër, Pukë, Kukës, Tropojë, të cilat nuk i finalizuan dot objektivat dhe për-funduan me pasoja të shumëfishta të organi-zatorëve, drejtuesëve dhe pjesëmarrësve në këto lëvizje.
Pas arrestimeve dhe proceseve politike të vitit 1945, edhe gjatë vitit 1946 do të kishte një valë të gjerë arrestimesh në të gjitha prefekturat dhe nënprefekturat e vendit. Këtyre proceseve politike iu nënshtruan qindra veprimtarë antikomunistë, të cilët u përballën edhe me tortura nga më çnjerëzoret, që të pranonin veprimtarinë e tyre reale kundër regjimit komunist, por edhe një sërë akuzash të fabrikuara nga strukturat e errëta të Sigurimit të Shtetit.

Për çfarë ka ndodhur në këtë periudhë hedh dritë edhe një raport i përgatitur nga Shtabi i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në vitin 1946, i cili u dërgohej autoriteteve më të larta shtetërore të asaj kohe në Shqipëri. Dokumenti nuk ka të përcaktuar ditën dhe muajin e hartimit të tij, por nga analiza e ngjarjeve të trajtuara në të, rezulton që të jetë përfunduar në vjeshtën e vitit 1946.

Nëpërmes këtij dokumenti që do t'i referohemi në këtë dossier që do ta publikojmë për lexuesin e "Gazeta shqiptare", del qartë politika e ndjekjeve masive të personave potencialisht kundërshtarë të regjimit komunist, pavarësisht se në disa raste nuk rezultonin të dhëna konkrete për implikimin e tyre. Në disa raste evidentohet edhe bashkëpunimi i strukturave të Sigurimit të Shtetit me ato të shërbimit të fshehtë jugosllav (OZNA) për arrestimin dhe dënimin e kundërshtarëve të regjimeve respektive komuniste në Shqipëri dhe Jugosllavi.

2. Raporti periodik mbi aktivitetin e rretheve dhe grupeve kundërshtare politike dhe puna e Sigurimit të Shtetit për goditjen e tyre.

Zbulimi i Organizatës së "Bashkimit Shqiptar" në Shkodër dhe arrestimet e proceset politike në Tiranë, bënë që kundërshtarët e regjimit komunist në Shqipëri të mbeteshin pa disa nga drejtuesit e tyre më të mirë.

Nga goditjet që u dhanë nga strukturat e Divizionit të Mbrojtjes së Popullit, organet e Sigurimit të Shtetit dhe Gjykatat Ushtarake, gjatë vitit 1945 dhe gjysmës së parë të vitit 1946, në radhët e kundërshtarëve politikë pati një tronditje të madhe dhe në të gjitha qarqet u duk për një farë kohë një ulje e dukshme e aktiviteti të tyre. Ishin arrestuar dhe dënuar mjaft persona të ndershëm, të zotë dhe të pafajshëm, një pjesë prej të cilëve konsideroheshin si drejtues të vlefshëm për opozitën shqiptare të asaj kohe.

Sipas raportit, nëpërmjet këtyre veprimeve, organet e diktaturës komuniste, përveç të tjerave, kishin synuar: 1) Goditjen rëndë të të gjithë kundërshtarëve politikë dhe dëmtimin seriozisht të radhëve të tyre, duke u prerë hovin për një kohë; 2) Përpunimin e opinionit publik për mënyrën e punës dhe për vijën politike gjoja antipopullore që kundërshtarët politikë të regjimit ndiqnin dhe 3) Projektimet e politikës së jashtme ndaj aleatëve kryesorë në Luftën e Dytë Botërore, duke justifikuar ftohjen graduale me anglo-amerikanët dhe futjen nën tutelën ruso- jugosllave.

Por, me gjithë goditjet që iu dhanë kundërshtarëve politikë në elementët e tij më kryesorë, ata përsëri kishin punuar në mënyrë të vazhdueshme që të organizoheshin. Ajo që i dha një hov të ri punës së tyre dhe që u ngjalli shpresat kundërshtarëve të regjimit komunist në Shqipëri ishte konferenca e katër ministrave në Paris.

Kundërshtimet e hasura n'atë konferencë midis katër ministrave, kundërshtarët politikë u munduan t'i shfrytëzojnë duke e paraqitur të pamundur marrëveshjen në mes tyre dhe si përfundim, nxirrnin shpër-thimin e një Lufte të Tretë Botërore. Qëndrimin e angloamerikanëve n'atë konferencë karshi Shqipërisë, kun-dërshtarët politikë të regjimit e paraqitnin të drejtë dhe ndër-kohë shanin politikën e qeverisë së Hoxhës, sidomos për qënd-rimin që kishte mbajtur karshi Anglisë dhe Shteteve të Ba-shkuara të Amerikës.
Vajtjen e Enver Hoxhës në Jugosllavi dhe nënshkrimin e traktatit kundërshtarët politikë e kishin nënvlerësuar, duke e paraqitur Jugosllavinë si një shtet që nuk luan asnjë rol në arenën ndërkombëtare. Ata e paraqitnin traktatin e lidhur si një kolonizim të Shqipërisë nga ana e Jugosllavisë...
VELI HAKLAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DITARI I NDOJIT - SI U BË GJENOCID NË MIRDITË PËR VRASJEN E BARDHOK BIBËS (08.20.2014)
SOCIALISTA APO SPECIALISTA-Seks për një vend pune-Nga KOLEC TRABOINI (08.20.2014)
'GJETHI' - SI U BË SHTËPIA E MJEKUT TË ZOGUT BAZË E SIGURIMIT (08.19.2014)
FJALIMI I KRYEMINISTRES SË AUSTRALISË PËR EMIGRANTËTNga FRITZ RADOVANI (08.19.2014)
STABILITETI I BALLKANIT MVARET NGA ZHVILLIMI EKONOMIK I RAJONIT DHE MARRËDHËNIET E MIRA FQINJËSOREKoment nga SKËNDER MULLIQI (08.19.2014)
Bisedë për Kadarenë në Radio ABC- AustraliaDUKE PËRKTHYER ISMAIL KADARENË (08.18.2014)
RROK NIKÇI SI NJË YLL, ISHE BURRË I LARTË, MBETE NJERI I MIRËEpikë nga RAMIZ LUSHAJ (08.18.2014)
REUTERS - FILMI KOSOVAR, PRETENDENT I ÇMIMIT KRYESOR NË SARAJEVË (08.17.2014)
DIGJET ONUFRIEsé nga ROLAND GJOZA (08.17.2014)
Express - Analisti komenton arrestimet e 40 shqiptarëve të KosovësFATOS LUBONJA - LIND PYETJA: PSE ËSHTË ZBEHUR KAQ SHUMË DHE KAQ SHPEJT, NË FAVOR TË NDJENJAVE FETARE MBINACIONALE, ENTUZIAZMI NACIONALIST I SHQIPTARËVE? (08.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]