VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHQIPTARËT KËRKOJNË DËNIMIN E FULLANIT
Nga BASIR ÇOLLAKU

E Mërkurë, 08.20.2014, 09:43am (GMT1)


Urtesi nga 10 mije qytetare. Kush mendon se jane pak, ZOTI e meshirofte...

Fati i keq doli nga streha vodhi parate, ato shume mundime e pak kursime, aty ku ne hyjnizonim Sigurine, bash aty, ne Banken Qendrore, ne Banken e Shtetit sic themi, kur duam ta teprojme me emer vendosmerine.. Jane 10 mije duar, shume here me teper mendime, miliona ndjesi casti, ne perpjekjen per te thene me nje firme marazmbushur e peshperitur:: Ku Po Shkoni??!!!

Kur politikanet dalldisin ne urine e tyre per tu vene ne vend te pare, per te fituar ndaj rivaleve, per te qene ATA, te gjatet, te medhenjte, heqesit e udhes, lakmia kalon cdo limit duke nderruar fytyre cdo sekond. Keshtu njera pale eshte ronitur e tjetra ia del te jete mbufatur me pak ne genjeshter, per ti zene vendin se shkuares. Mijera familje u grabiten e shpresa e tyre, mundi, e sotmja dhe e ardhmja u shkermoq nga ata eunuke sejmenemedhenj. Kjo frikshem behej prej disa vitesh ndersa ziheshim mes nesh per te mburrur burrat e grate te zgjedhur si shpetimtaret me te mire. Akulli nuk mbajti me dhe ne morem vesh se ata plot buzeqeshje na kishin rrjepur per dite nga pak. Na plackisnin me keq se bagetite ne pyje, me rende se sklleverit tutje mesjetes. E qytetaret u ngriten. Si ne nje pelegrinazh drejt nje tryeze ku fjala e tyre dhe besimi i kishin kthyer kurrizin vjedhjes dhe sheikeve ne pushtet apo ish-pushtet. Ky vend ka shume frikacake ne politike sepse grabisin dhe ka qytetare fisnike pa fund ...fisnike te punes qe me nje stilolaps 20 lekesh firmosin dridhjen e miliardave..Zemerimit te nje populli nuk mund ti vesh dige. mencuri do ishte te nxitohej ti kerkohej falje e te niste Ndeshkimi i Madh. Ne te kundert neser kur te behet vone, ata qe u bene 10 mije ne nje jave behen 1 milione ne pak ore. Kush mendon te behet Trim kunder Popullit ben mire te mase te ndenjurat para se te veproje, se pastaj s'do kete ç'te mase...Kush peshperit me arrogance se 10 mije jane pak, Zoti e meshirofte per lajthitjen...

BASIR ÇOLLAKU


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.