E Shtunë, 04.20.2024, 07:39am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MOIKOM ZEQO - SHËN KOZMAI DHE ËNDRRA HALUÇINANTE PËR VORIO EPIRIN (Intervistë)

E Premte, 08.22.2014, 10:17am (GMT+1)


Shkrimtari dhe studiuesi Moikom Zeqo në këtë intervistë për gazetën "˜DITA' flet për kremtimin e 300-vjetorit të lindjes së Shën Kozmait në Kolkondas të Fierit, pas pak ditësh. Një supozim: Si do të sillej kisha dhe shteti grek nëse do të kishte pasur një militant ortodoks shqiptar që do të predikonte bashkëkohësisht me Kozmain, por në sens të kundërt, të anatemonte gjuhën greke për ta zëvendësuar me gjuhën shqipe në ritualet ortodokse dhe shqiptarët të shkonin e ta nderonin në tokën greke? Pse Moikom Zeqo e quan lajthitje dhe klientelizëm angazhimin dhe pjesëmarrjen e Bashkisë së Fierit për festën e ditëlindjes së Shën Kozmait.

 

Zoti Moikom, pas pak ditësh, në 23 dhe 24 gusht, nën kujdesin e Kishës Ortodokse dhe të Kryepeshkopit Janullatos, do të festohet 300-vjetori i lindjes së Shën Kozmait. Kjo festë ka ngjallur disa debate për faktin se përvjetori i lindjes atij do t'i kremtohet jo në ditën e lindjes, por në ditën dhe vendin ku Kozmai u vra si një antishqiptar, pra në fshatin Kolkondas të Fierit. Si do ta komentonit këtë fakt?

Historia e Kozmait, i lindur para 300 viteve, është historia e një militanti të Kishës Ortodokse Greke kjo është më se e qartë dhe skajshmërisht konkrete ai ishte grek dhe figura e tij ka të tëra semantikat e militantizmit kishtar grek. Si i tillë ai i përket historisë kronologjike të Kishës Greke. A kanë të drejtë ta festojnë jubilarin e Kozmait grekët? Kanë arsye ta festojnë dhe kjo në shumë pikëpamje është puna e tyre. Pra është një çështje ekskluzivisht greke në gjykime dhe në preferencë. Nga optika kanonike, që është shumë substanciale në organizimin kishtar, Kozmai është shpallur "shenjtor" i Kishës Ortodokse Greke. Është absolutisht e rëndësishme të theksojmë se në të tëra dokumentet kanonike të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë nuk ekziston ndonjë fakt, apo dëshmi që Kozmai të jetë kanonizuar edhe si një shenjtor shqiptar, pavarësisht se shenjtorët kanë edhe një përmbajtje ekumenike. Në rastin konkret, Kozmai nuk ka qenë i dalluar veçmas dhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, që nga ftillëzimi i saj institucional, nuk e ka theksuar asnjëherë Kozmain si një njeri që i ka shërbyer edhe interesave kombëtare, por edhe fetare të Shqipërisë. Përkundrazi.

Miku im, historiani i shquar Pëllumb Xhufi ka shkruar disa herë për dimensionin e hapët antishqiptar të Kozmait në trojet shqiptare të Shqipërisë së Jugut. Pse? Sepse veprimtaria militante e Kozmait në trojet shqiptare është artikuluar si greqizim i këtyre trojeve, duke absolutizuar gjuhën greke të ritualeve ortodokse (gjë që për fat të keq vazhdon ende dhe sot!) dhe duke mohuar në mënyrë egërshane gjuhën shqipe dhe identitetin etnik shqiptar - shembujt janë të shumtë dhe të pamohueshëm dot nga askush. Ta zhbësh këtë histori (apo antihistori) është një punë sizifiane dhe pa asnjë të ardhme. Shkurt: ai që quhet dimensioni shqiptar i veprimtarisë së Kozmait është krejtësisht antishqiptar. Kush e mohon? Pse duhet mohuar? Pse lindi ideja e krijimit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë si një akt i jashtëzakonshëm i historisë kombëtare të shqiptarëve? Pikërisht si një reagim konceptual dhe substancial ndaj greqizimit ekspansiv të ortodoksëve shqiptarë dhe parimi i autoqefalisë krijonte paritetin e domosdoshëm dhe jetik të kishave kombëtare ortodokse, në rastin konkret të popujve të Ballkanit. Kjo arritje madhore nuk duhet zmbrapsur dhe mohuar për t'u rikthyer në një paradhomë historike tashmë të tejkaluar. 300 vjetori i Kozmait nuk ka pse të shqiptarizohet - si jubilar festiv grek u takon grekëve, por jo shqiptarëve. Le të marrim një histori inverse - nëse do të kishte pasur një militant ortodoks shqiptar që do të predikonte bashkëkohësisht me Kozmain, por në sens të kundërt, të anatemonte gjuhën greke për ta zëvendësuar me gjuhën shqipe në ritualet ortodokse, t'u thoshte me ngulm grekëve ta mohonin dhe të ndërronin etninë greke dhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do ta kanonizonte si shenjtor, a do të pranonin grekët ta festonin emrin e këtij gjoja shenjtori shqiptar në Greqi? Afërmendsh që nuk do ta festonin dhe me shumë të drejtë madje do të kishin arsye edhe ta urrenin. Ja standardi mendor me të cilin duhen matur gjërat. Jo dy standarde! Kjo edhe në pikëpamje të dimensionit ekumenik!

Disa kilometra në veri të fshatit Kolkondas, ndodhet lumi Shkumbin, i pretenduar nga grekët si kufiri i Vorio-Epirit. Shikoni ndonjë përkitje të organizimit të kësaj feste me pretendimet greke (po të kemi parasysh edhe varrezat greke në Kosinë e Boboshticë
etj)?


Ëndrra haluçinante se gjoja Shqipëria poshtë kufirit të lumit Shkumbin është Epiri Grek është kaq arkaike dhe pakuptim por që ka kushtuar dhe sjellë dëme të pallogaritshme - sa vetëm disa qarqe shoviniste greke brutalisht të vonuara ende e besojnë po kjo gjë nuk ka të bëjë absolutisht me të ardhmen e Shqipërisë, por edhe të Greqisë. Por shqiptarët shpesh e harrojnë këtë gjë, dhe kjo tregon një papërgjegjshmëri të frikshme dhe idiote.

Më 23 gusht në teatrin "˜Bylis' të qytetit të Fierit do të mbahet një konferencë shkencore kushtuar Shën Kozmait. Po t'ju kërkohej të referonit në atë konferencë, si do ta portretizonit Shën Kozmait?

Nëse do të behet fjalë për shkencë historike portreti i Kozmait do të bëhej sipas kritereve historike universale pra biografia e tij do te jepej sipas të dhënave dhe dokumenteve historike tjetër gjë është hagjiografia dhe sinaksari i tij, që nuk janë padyshim një portret historik shkencor, por më tepër fetar dhe mistik.

Gjithsesi, për këtë festë është angazhuar, përveç Kishës Ortodokse, edhe Bashkia e Fierit. Si do ta komentonit përfshirjen e pushtetit vendor në këtë ngjarje?

Bashkia e Fierit është institucion kushtetues i pushtetit vendor dhe sipas Kushtetutës së Shqipërisë qeverisja qendrore dhe ajo vendore kanë karakter kushtetutshmërisht laik e ritheksoj laik për arsye edhe të ekzistencës dhe bashkëjetesës së disa feve në Shqipëri. Nuk e kuptoj se çfarë pune dhe detyrimi kushtetues ka Bashkia e Fierit për të festuar shenjtorin grek Kozma, pavarësisht se është vrarë në tokë shqiptare? Nuk e kuptoj një lajthitje të tillë. Tingëllon si klientelizëm.

Kisha Ortodokse ndërsa nderon me madhështi një klerik apo shenjt grek, sikurse e quan ajo Kozma Etoliani, nuk ka organizuar asnjë veprimtari apo qoftë dhe një meshë për figura të tilla si Fan Noli, themeluesin e Kishës Ortodokse Autoqefale, për Papa Kristo Negovanin apo klerikë të tjerë të shquar shqiptarë. A vëreni ndonjë paradoks në këtë rast?

Kushtetuta e Shqipërisë i ka rregulluar me ligj marrëdhëniet e Shtetit Shqiptar me Komunitetet Fetare- kjo është shumë e rëndësishme! Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të ketë edhe ajo zhvillimet e saj edhe të brendshme - gjuha shqipe por edhe kleri shqiptar do ta bëjnë patjetër këtë emancipim dhe dalje një ditë nga tranzicioni i tejzgjatur kjo është edhe një çështje e thukët vetëdijeje. Që Fan Noli duhet nderuar kjo është e padiskutueshme sepse Noli është dhe do të jetë askush nuk mund ta zëvendësojë në jetë të jetëve, në amëshim. Çdo mohim i Nolit është një përdhosje, por Nolin është pamundur ta përdhosin! Ortodoksët shqiptarë janë nga shqiptarët më të mirë e kanë dëshmuar këtë gjë në të gjitha kohërat ndaj respekt dhe nderim për ta dhe veprimtarinë ë tyre atdhetare në historinë e kombit tonë.


Intervistoi: XHEVDET SHEHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MIJËRA LIBRA SHQIP DHURATË PËR PLAVË-GUCINËNga RAMIZ LUSHAJ (08.22.2014)
NJË 'MEA CULPA' E MUNGUAR E KOKËDHIMËSNga REDJAN SHABANI (08.22.2014)
FOTOGRAFËT ATDHETARË TË SHKODRËS...Nga FRITZ RADOVANI (08.22.2014)
SOT U BË NJË MUAJ NGA MEGASKANDALI I BANKËS - POLITIKA ENDE NUK NDIHETNga ZIRKON DISHA (08.21.2014)
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE (08.21.2014)
FAMILJARËT E PUSHTETARËVE NË ADMINISTRATËN E BANKËS SË SHQIPËRISËFaqja e Bankës së Shqipërisë bën të ditur se të gjitha vendet e punës janë të zëna nga fëmijët, gratë, nipërit e kushërinjtë e klasës politike (08.21.2014)
SHKËMBIMI I KARTMONEDHËS - 97 VETË U DËNUAN ME VDEKJE NË GJITHË SHQIPËRINËNga VELI HAKLAJ (08.21.2014)
DIPLOMË PËR DHJETË DITË PA DITUR SHQIPJa pse u mbyll “Universiteti Kristal”. Publikohen 24 kriteret e ligjshmërisë të shkelura nga ky institucion i Arsimit të Lartë (08.21.2014)
NJOFTIM - NJERZ TË DASHUR TË MËRGIMIT!Nga AGIM GASHI (08.20.2014)
SHQIPTARËT KËRKOJNË DËNIMIN E FULLANITNga BASIR ÇOLLAKU (08.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]