E Premte, 04.19.2024, 09:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SHABAN CAKOLLI IKE NË ATË BOTË, POR VEPRA JOTE NA MBETI, NE TË KUJTOJMË PËRJETË!
Nga ASLLAN DIBRANI

E Premte, 08.22.2014, 06:11pm (GMT+1)


Isha në vlugun e punëve të përditshme  i molisur nga një   vapë e asaj dite kur  mësova për   vdekjen e   bashkëpunëtorit ,poetit dhe veprimtarit  Shaban Cakollit. Me shumë pikëllim e përjetova   humbjen  e kësaj pene  që  vargësi shumë    vargje  poetike ,portrete  dhe  artikuj publicistik  për atdheun  , kulturën  artin dhe   sfidat e këtij populli. Vet ai gjithnjë  i kishte në  shënjestër   kritike të metaltat në shoqërinë  kosovare e ma gjerë. Urtësia , kultura  ,bujaria  dhe  ndërtimi  njerëzor  i   tij ishte  i  një rangu të lart. Vdekja e tij  me theu   shpirtërisht  mua dhe  krijuesit tjerë  familjen dhe farefisin .Nga kjo  humbje  e mikut tim   pa prit masë na i ndërpreu cingirrimat e telefonit, bisedat ,dhe kujtimet e  së kaluarës  edhe si bashkëvendës ne krijimtarinë   e mëtutjeshme.


Nga kjo humbje dhe  mungesë të tij   nuk munda ndryshe ta  ngushëlloj veten, pos ta   përmbush këtë boshllëk për mes këtij artikulli me përkushtim, për te ndjerit   Shanan Cakollin . Kujtimet do t'i filloj nga dita  që u njohëm  me rastin e themelimit të "Lidhjes së Shkrimtarëve   Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani" . Mik i dashur Shaban    do të mbetesh përherë  në zemrat tona  , duke i kujtuar gjithmonë   rrezet e dielli të mëngjesit  në Gollakun   tonë të   shtrenjtë! Përmes bisedave kujtoj  Gollakun e bukur aty ku linda edhe unë. Përmes teje  i kujtoj   krojet , rrugët me kalldrëme  .Poezi e Shaban Cakollit kushtuar vendit të vet:

 

 

 

 

VENDI IM
 
Natë për natë shëtis
nëpër kozmosin me hënë
buzë lumit të atdheut
pranë arave dhe kopshteve
malli s´ikën nga unë
as kur hëna ikën
prapa gjelbërimeve

Përmes këtyre vargjeve  tua e kujtoj cicërimën e zogjve , ylberin  shume ngjyrësh , që i zbukuronte   fushat dhe malet tona. I kujtoj  bisedat për  kulturën dhe zakonet tona. I kujtoj   edhe  vuajtjet e asaj ane  nga  barbaria serbe që u përpoqëm se bashku t'i  vëmë te gjitha qe i përmenda në letër , andaj  kam obligim  instiktiv   të  përkujtoj për lexuesit   edhe  Malësinë e Gollakut, që  linde edhe ti  i madhi Shaban Cakolli. Malësinë e Gollakut për nga peizazhet, malet, thyerjet, lartësitë e pyjeve dhe regjioni hynë në rangun e bukurive të natyrës me pamje mahnitëse. Edhe përkundër rrethanave të pafavorshme për të jetuar atje, braktisja e banorëve e ka bërë të veten, nga e cila shumë vendbanime janë shpopullzuar, pas furtunave dhe përndjekjeve të vazhdueshme nga pushtuesit sllav në shekujt e fundit. Ajo anë , fatkeqësisht u harruar edhe nga pushtetet e ma vonshme, po edhe të këtyre aktuale!

Malësia e Gollakut Krahinë kjo që shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Kosovës , shënon vijën kufitare me shtetin e Serbisë fqinje . Territori gjeografik i kësaj Malësie , administrohet nga këto komuna: Prishtina, Podujeva, Novobërda, Kamenica, Bujanoci, Vraja dhe Medvegja .

Që nga mbirjet e para të popullit autokton shqiptarë mbi këto troje etnike , kjo Malësi ka shërbyer nëpër shekuj si beden i gjallë , në mbrojtje të kësaj popullate nga luftërat, sulmuesit dhe armiqtë e shumtë, që pareshtur iu vërsulen këtyre anëve me popullatën ma bujare , me një popullatë ma besnike e sinqertë dhe trime .Ata jetuan dhe mbijetuan nën kushtet më të rënda për ekzistencë, por asnjëherë nuk u zhgënjyen dhe nuk u gjunjëzuan para okupatorëve , plaçkitësve, grabitqarëve dhe kasapëve të etur për  gllabërimin e kësaj ane shqiptare!Në këtë krahinë kanë lindur , janë rritur dhe kanë vepruar shumë talent , krijues,interpretë , humoristë dhe  instrumentistë popullor.

Nga këta krijues ishte edhe Shaban Cakolli ,njëri ndër   të shkolluarit e parë që ndoqi arsimin edhe të lartin. Vendlindja e tij është fshati  Krilevë që i rezistoj  deri e fundit   shpërnguljeve. Shtrihet po në atë pjesë  të Gollakut (Gallapit)në rrethin e Dardanes ish (Kamenicë)  dhe Prishtinë me  pamje piktoreske  dhe të bukura  me rrugën gjarpërore që  lidh  fshatrat  Strexoc, Gllogovicë ,Dabishec, Kremenatë ,Prapashticë , Keqekollë ,Grashticë, Makoc  dhe Llukari qe përkufizohet me Prishtinën.

Shaban Cakolli në grup me anëtaret e "Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve shqiptarë në Gjermani.

- Shaban Cakolli, lindur më 1958 në Krilevë. Mosha   fëmijërore   e gjeti  të inkuadruar në aktivitete të lira dhe letërsi. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Dardanë, kurse studimet në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Ishte i pasionuar mbas letërsisë me çka edhe la gjurmë   kudo që ishte. 

Shkrimet nga Shaban Cakolli

Me shkrime vazhdoj  të merret qysh  në moshës  fëmijërore duke shkruar për  mësuesit ,nënën ,  bukuritë e  natyrës , heronjtë dhe  e mundonte gjithnjë   pozicioni i shqiptarëve   nën pushtimin  serbo-sllav .Nga  kjo gjendja  jo e  favorshme  për të jetuar në Kosovë Shabani emigroj në Gjermani .


Diskutim   i Shaban  Cakollit nga tubimi i "Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve  dhe krijuesve shqiptarë  në  Gjermani" me rastin e mbajtjes së orës letrare  kushtuar  përkujtimit  për vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën në Heidelberg.

Në Gjermani    edhe se u përpoq të  ambientohet   në një vend të  zhvilluar kurrë se gjeti  qetësinë e shpirtit  , po  gjithnjë e kishte në barrë, Kosovën  dhe sfidat e saj për çlirim. Edhe shkrimet  qe i kishte   pasion te përhershëm   i  ndërlidhte  me aktualitetin   e saj . Shkruante poezi, prozë ,publicistikë dhe  reportazhe  . Shkrimet e tij janë botuar në gazeta, revista  periodike  dhe në portale informative për art, kulturë dhe politikë. Ka bashkëpunuar me gazetat: "Zëri i Kosovës", "Bota Sot", "[Rilindja (gazetë)|Rilindja", "Emigranti", "Kosova e Re" si dhe revistat "Zëri ", "Republika", "Fjala e lirë", "Rruga e jonë", "Doruntina", etj. Portalet në bashkëpunim  ishin Zemra shqiptare ,Alb-Emigrant, Dielli , Tribuna shqiptare ,Filial,Revista Drini etj.

Një poezi nga Shaban Cakolli  për poetin:

POETI
Nuk e di
nëse trupi i pikon gjak
por e di,brenda tij
kallet një oxhak
Në mes mallit e dhembjes
urnë që kallet
digjet në heshtje-bëhet prush
dhembjet e tij
s´i kupton askush!...

(Elegji për poetin Shaban Cakollin nga Agim Gashi )

U ngrys qielli e Karadaku
Gjëmoi bjeshka edhe Gjoli,
Sot po niset që përgjithmonë
T´kthehet n´atdhe Shaban Cakolli.
O Shaban lulja e mërgimtarit
O poeti i fjalës së bardhë,
Kthimi yt në tokë dardane
I përloti shumë shqiptar.
II
Çka që qajnë sot yjt e dielli?
Pse po qajnë dhe sytë e mi?
Miku i t´gjithë po largohet,
Nuk na tha as lamtumirë!
Qajnë librat në vitrina
Qajnë vargjet në poezi,
Po e qajnë Shaban Cakollin
Po e qojnë të vdekur n´shpi.
III
Në vend të huaj i mërguar
Kurrë su ndale për atdhe,
O Shaban Ti nuk ke vdekur
I gjallë do t´jesh gjithmonë për ne.
Sot udhëton për në Krilevë
Të pret fisi e të pret miqësia,
Me të përcjell n´banesë t´gjithmonshme
Në atë vend ku e rrokë freskia.
IV
Ti jetoje me shpirt t´përvëluar
Në varre miqve vargje dërgoje,
Me freskinë e mërgimtarit
Edhe varret ua ndriçoje.
Lamtumirë o miku i vjetër
Që e doje aq shumë sharkinë,
Lotët faqeve për Ty po rrjedhin
Ujisin këngën dhe melodinë.
30.07.2014
Düren

Shaban Cakolli në një takim kulturor

 

Heshta dhe qava për ty!Poezi kushtuar Shaban Cakollit nga Asllan Dibrani

 

Heshtjen kisha si ngushëllim
Kurrë nuk desha të lotoj

Për ty rrodhi  loti

Qava shumë qava

Në vetmi të kujtova

Nga dridhja belbëzova

U lava  sa herë u lava

Lotët  me uji i përzjeva

Kërkoja,  e s'di çka kërkoja

Si vdiq Shaban Cakolli u shokova

Aq i ri  na ike  në amshim

Për gjithmonë e pa kthim

Po qaj dhe tani po qaj
Lapsin në dorë   unë e  kam

Veten dot se  mbajë...

 

Pamje nga anëtaret e Lidhjes  se Shkrimtareve  ne Gjermani  me rastin e orës letrare kushtuar Azem Shkrelit ne Eneppetal me Muharrem Sfarqa,Shaban Cakolli,Ali Berisha , Martin Çuni,Liman Zogaj,Dibran Demaku, Agim Gashi,Pal Solkoli,Asllan Dibrani,Sadik Krasniqi etj.

Ai ka botuar në  gazetat e Kosovës dhe Diasporës, atyre në Maqedoni dhe në Shqipëri. Jetoj dhe krijoj  në Gladbek të Gjermanisë, që nga ardhja e tij  nga  Kosova. Shkrimet  e  tij  i ka botuar në  këto përmbledhje poetike si më poshtë:"Tokë Dardane" "Loti i Atdheut" "Deti i Qiellit" dhe "Krisma e Fjalës"

Shabani la  në dorëshkrim  të  përgatitje edhe një mori përmbledhjesh poetike, si dhe është përfshirë në antologji poetike në gjuhën shqipe dhe gjermane.
Ishte veprimtar aktiv në vendlindje, por pasi emigroi në Gjermani ,aktivitetin dhe veprimtarinë kombëtare nuk e la për asnjë çast.

Pamje nga nje takim  i orës letrare në Koblenz  Gjermani. Ishte një  punëtor  dhe veprimtar  shumë vjeçar,  po edhe   anëtar i disa   shoqatave dhe Klubeve. Ai ishte   aktiv  në  Lidhjen e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve shqiptarë nëGjermani(LSHAKSH) ku edh shpesh ka raportuar shkrime për  aktivitetet tona.

-Disa shkrime të tij janë përkthye në gjuhën gjermane, turke dhe kroate. Është i përfshirë në antologji gjermane dhe disa antologji poetike shqipe në Kosovë dhe Diasporë. Ai ishte   aktiv  në  "Lidhjen e  Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve shqiptarë në Gjermani"(LSHAKSH), po edhe  si anëtar  i kryesisë   në cilësinë e sekretarit me të cilin rast  përfitoj t'i ngushëlloj  familjen e të ndjerit  Shaban Cakollit  dhe farefisin  e tij  .Po  ashtu edhe anëtarëve e Lidhjes së Shkrimtarëve në Gjermani. Shaban ty të qoftë i lehtë dheu i Kosovës. Le të mbes   ky shkrim si mesazh që  edhe  se ike  Shaban  i ri    për atë botë, pa na  thënë lamtumirë,me  mall  e vaj  do  të kujtojmë  përmes veprave   dhe  modestisë tuaj të një burri  me virtyte  të larta që nuk do të harrojmë  asnjëherë në jet.

Foto-Reportazh  biografik  kushtuar vdekjes  së krijuesit , poetit dhe veprimtarit Shaban Cakollit   ,gusht 2014

ASLLAN DIBRANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MOIKOM ZEQO - SHËN KOZMAI DHE ËNDRRA HALUÇINANTE PËR VORIO EPIRIN (Intervistë) (08.22.2014)
MIJËRA LIBRA SHQIP DHURATË PËR PLAVË-GUCINËNga RAMIZ LUSHAJ (08.22.2014)
NJË 'MEA CULPA' E MUNGUAR E KOKËDHIMËSNga REDJAN SHABANI (08.22.2014)
FOTOGRAFËT ATDHETARË TË SHKODRËS...Nga FRITZ RADOVANI (08.22.2014)
SOT U BË NJË MUAJ NGA MEGASKANDALI I BANKËS - POLITIKA ENDE NUK NDIHETNga ZIRKON DISHA (08.21.2014)
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE (08.21.2014)
FAMILJARËT E PUSHTETARËVE NË ADMINISTRATËN E BANKËS SË SHQIPËRISËFaqja e Bankës së Shqipërisë bën të ditur se të gjitha vendet e punës janë të zëna nga fëmijët, gratë, nipërit e kushërinjtë e klasës politike (08.21.2014)
SHKËMBIMI I KARTMONEDHËS - 97 VETË U DËNUAN ME VDEKJE NË GJITHË SHQIPËRINËNga VELI HAKLAJ (08.21.2014)
DIPLOMË PËR DHJETË DITË PA DITUR SHQIPJa pse u mbyll “Universiteti Kristal”. Publikohen 24 kriteret e ligjshmërisë të shkelura nga ky institucion i Arsimit të Lartë (08.21.2014)
NJOFTIM - NJERZ TË DASHUR TË MËRGIMIT!Nga AGIM GASHI (08.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]