VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ETËR DHE BIJ NË DITËN EVROPIANE TË VIKTIMAVE TË KOMUNIZMIT...
Nga ILIR SECI

E Shtunë, 08.23.2014, 08:27pm (GMT1)



Sot eshte Dita Europiane e Perkujtimit te Viktimave te Nazizmit dhe Komunizmit...
HESHTJE ne Shqiperi edhe pse Shqiperia e ka marre Statusin e vendit kandidat per ne BE?!...

Sikur edhe per korrektese te kishin organizuar dicka,te pakten si vend aspirues per ne BE!Nuk po pret kush me shume por te pakten te respektojne rregullat e Evropes ku po synojme te hyjme!?...

Nuk pritet vleresim nga nipi i Byroistit Spiro Koleka,nga i biri i Byroistit Sul Bushati,nuk pritet vleresim nga i biri i Xhelil Gjonit!Nuk pritet vleresim nga i fundmi Minister i Brendshem i diktatures,Gramoz Ruci!?Apo nga isherit e panumurt qe e sfiliten Shqiperine keto 24 vite te ashtequajtura demokraci!...Bijte e Eterve qe varen poetin Havzi Nela mes Kukesit nuk kane si mohojne baballaret!Si pati thene atehere
ish-Kryeministrit Fatos Nano:"I mire apo i keq ai Babe...Babe mbetet!"...

Bijte e Eterve e dine shume mire se ç'bejne!?...Duke mos perkujtuar viktimat i ikin pergjegjesise tjeter qe eshte hapja e dosjeve,zbardhja e krimeve!Duke heshtur i ikin  pergjegjesise per denimin e krimineleve!Duke heshtur i ikin pergjegjesise shteterore te kompensimit real te atyre qe ju shkaterrua jeta burgjeve dhe internimeve!Duke heshtur nuk u  jepet fund kompensimeve poshtëruese qe kane bêre deri me sot!

Per te pare me se miri se cili eshte qendrimi i post-komunisteve ndaj viktimave qe shkaktuan ata ne 47 vjet mjafton te lexojme pergjigjen qe Diktatori Ramiz Alia ja ka dhene gazetarit  Gjeke Marinaj ne nje interviste te botuar keto dite!...

I pyetur lidhur me vrasjet dhe denimet e shume njerezve ne kohen e diktatures krimineli Ramiz Alia pergjigjet:

"Është e njohur që veprimtaria ime politike lidhet me socializmin. Kemi dënuar ata që me të drejte a pa të drejtë i quanim armiq te pushtetit dhe popullit. Ky nuk ka qenë mëkati ynë më i madh. Tufëzat, po! Tufëzat varfëruan fshatin dhe qytetin. Ky ka qenë mëkati ynë më i madh!"...

Nuk ka ku behet me deklarate me poshtëruese!Me antinjerezore! Krahason jetet e marra padrejtesisht,vitet e burgjeve komuniste,tmerret e internimeve me tufezat e Bagetive!?...Ne te vertete nuk i krahason por tufezat e Bagetive Diktatori Alia i nxjerr ne plan te pare!Demin ekonomik ne Blegtori krimineli Ramiz Alia e konsideron si mekatin me te madh te kastes se vet ne kohen e diktatures?!...

Mbas mbarimit te Luftes se Dyte Boterore,Lufte qe perfundoi me Fitoren mbi nazizmin shkrimtari gjerman Bertold Breht lidhur me ate ideologji vrastare shkroi "Barku qe polli ende nuk eshte shterpezuar!"... Kjo vlen edhe per Shqiperine sot 24 vjet mbas te ashtuquajtures Demokraci...
ILIR SECI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.