E Premte, 04.19.2024, 09:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MAX STRAUSS - SI I REFUZOI SHQIPËRIA MILIONAT E GJERMANISË

E Hënë, 08.25.2014, 04:08pm (GMT+1)



Ndihma financiare prej 100 milionë marka e ofruar 30 vite me parë nga kancelari i Bavarisë, Franz Jozeph Strauss, ishte një shans i humbur për Shqipërinë.

Kështu e shikon pas plot 30 vitesh i biri i tij, Max Strauss. Në një intervistë ekskluzive për Tonight Ilva Tare, Maks rrëfen udhëtimin e të atit të tij në periudhën e regjimit të diktatorit Hoxha.

Max Strauss thotë se vizita e parë e babait të tij në Shqipëri në vitin 1984, është kthyer nga një vizitë pushimesh në një vizitë shtetërore, madje siç thotë ai në Hanin e Hotit janë pritur nga zv/ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë me kostum serioz, shumë zyrtar.

"Im atë, ra në dashuri me sharmin e këtij vendi dhe ishte i vetëdijshëm se kishte potencial për të bërë ndryshime. Kjo ishte prapavija e ofertës së tij financiare", ka thënë ai.

Ai shtoi se babai i tij ishte një fanatik i infrastrukturës, për këtë këmbënguli edhe me autoritetet shqiptare, duke u thënë se kishte një mungesë masive të infrastrukturës.

Straus ka sqaruar edhe takimin e babait të tij me zëvendëskryeministrin e atëhershëm, Manush Myftiun, duke thënë se ky i fundit u ka prezantuar me kërkesën e 200 miliardëve markave për riparimin dhe kompensimin nga dëmtimet e Luftës se Dytë Botërore, që ishte një shifër e madhe, e paimagjinueshme.

"Im atë mendoj që në këtë pikë dha përgjigjen më agresive, duke thënë jam shumë i sigurt se Gjermania do të mbijetonjë edhe për 100 vitet e ardhshme pa Shqipërinë, por nuk e di nëse Shqipëria do të mbijetonjë në ato kushte pa Gjermaninë. Ky ishte fundi i bisedës. Pas kësaj vizite, partia e babait tim, përmes Ministrit të bashkëpunimit ekonomik, mundësoi dhënien e një ndihme me interes zero dhe pa kufizim kohor në shumën prej 100 milionë marka në vit. Qëllimi i Strauss ishte ta ndryshonte Shqipërinë dhe të tregonte se me ekonominë e lirë mund të fillonte ndryshimi", tha ai.

Ai sqaron se ishte një miks mes huasë dhe dhuratës por praktikisht jepnin hua dhe më vonë i falnin, pra kushtet ishin shumë të favorshme dhe ideja ishte të investohej në infrastrukturë.

"Mendoj se në atë kohë ishte rreth 60-70 milionë dollarë në vit, por ajo ishte një kohë kur rroga e një inxhinieri ishte 8 dollarë në muaj. Ky është efekti i vërtetë sepse nëse do të ishin ndërtuar këto vepra me çmimet komuniste në ato vite përfitimi do të kishte qenë shumë I madh. Me 3-4 vjet ndërton gjëra të mëdha që kushtojnë miliarda. Investimet e tjera vijnë më vonë, por asgjë nuk vjen pa ndërtuar rrugët", ka thënë Strauss.

Sipas tij, ata refuzuan zyrtarisht duke thënë: "Ne jemi një vend i zhvilluar, Nuk kemi nevojë për zhvillim". Ai shton se kjo ishte elita komuniste rreth Enver Hoxhës dhe e dinte saktësisht se një ofertë e tillë do të trondiste të ardhmen e tyre në pushtet.

Vizita e dytë e babait të tij ishte në 1985, si sipas tij, ai takoi Ramiz Alinë por ishte e qartë që shqiptarët nën regjimin komunist nuk do të pranonin.

"Ai vërejti se shqiptarët ishin zemërthyer dhe pa mundësinë për të ndërtuar diçka këtu. Edhe nga historia ky vend ishte 500 vjet i pushtuar nga turqit dhe ishte normale që çdokush të ishte skeptik për shtetin", rrëfen Strauss.

Sipas tij, Shqipëria sot, ka nevojë për investime dhe planifikim serioz.

"Niveli i planifikimit është zero. Ju keni shumë letra, shumë kompjuterë, por pak burime të ardhurash. Mendoj se kjo duhet bërë në Shqipëri. Nëse do të ishin ndërtuar në ato vite me paratë e ofruar nga babai im atëherë Shqipëria do të ishte lojtare në treg. Mundësi e humbur. Ju keni shumë investime këtu, por sipas zhvillimeve të reja të energjisë së rinovueshme, i gjithë koncepti shqiptar i hidrocentraleve pranë lumenjve është i pamundur. Shqipëria ka inxhinierë të mire, por dy plus dy bëjnë katër në Shqipëri ashtu edhe në Gjermani. Keni parë ndonjë hidrocentral të përfunduar?", pyet ai.
 
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPËRIA DHE SERBIA NË GARË PËR TË FITUAR GJERMANINËNga PETRIT HALITI (08.25.2014)
Kthim në vendin e krimitSEMINARI I ALBANOLOGJISË TENTON TË MBULOJË NJË PLAGJATURË TË SABRI HAMITITNga SALI BYTYÇI (08.25.2014)
BOTOHEN SHËNIMET E OSMAN KOKËS RRETH GOLI OTOKUT - KOMUNIZMI ISHTE FATKEQËSIA E MADHE E SHQIPTARËVE NË SHEKULLIN E NJËZETË (08.25.2014)
EKSTREMIZMI FETAR NË KOSOVË - Ç'ËSHTË KY?Vështrim nga SKËNDER MULLIQI (08.25.2014)
AKUAREL NGA PIKTORI I TALENTUAR HELIDON HALITI - NGA CIKLI 'KODRAT E HIMARËS' (08.24.2014)
BASHKËPUNIMI I SIGURIMIT TË SHTETIT ME OZNA-n KUNDËR NACIONALISTËVE SHQIPTARËNga VELI HAKLAJ (08.24.2014)
JA SI U DËMSHPËRBLYEN BYROISTËT NGA QEVERITË SOCIALISTENga MIRA KAURI, anëtare e kryesisë së Gruaja Demokratike, Durrës, PDSH (08.24.2014)
PELLAZGO-SPARTANËT, SHQIPTARËT E SOTËMStudim nga RASIM BEBO (08.24.2014)
SARANDË - DEPUTETJA BOSHNJAKE BËN 'SHQIPONJËN' (08.24.2014)
ERINA RRAHMANI - FËMIJËT NË KOSOVË NUK LEXOJNË MJAFTUESHËM (Intervistë) (08.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]