E Martë, 04.23.2024, 08:51am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
REPUBLIKA DEMOKRATIKE POPULLORE FULLANISTE E SHQIPËRISË
Nga ZIRKON DISHA

E Martë, 08.26.2014, 09:55am (GMT+1)


Ndodhemi përballë zhvillimesh të rëndësishme. Përballë tyre, të flasim sërish për Guvernatorin Fullani tashmë është e tepërt. Ai është sulmuar kaq shumë, në të gjitha mënyrat, nga të gjitha anët. Është sharë, është anatemuar, është dënuar - nga thuajse të gjithë ata që s'kanë gjë në dorë.

Artistët, analistët, shkrimtarët, publicistët, humoristët, gazetarët, këngëtarët, kuzhinierët, merceologët, futbollistët, të gjithë janë shprehur në bllok kundër tij. Disa prej atyre që ngrenë zërin kundër Fullanit janë të famshëm. Disa jo. Heshtja e atyre që ligjërisht duhej të flisnin, përmban një mesazh domethënës: Boll më! Ju nuk vendosni asgjë. Mos ushqeni iluzionin se do t'ju dëgjojë njeri. Mos e gënjeni veten, që të mos t'ju gënjejmë as ne. Fundja, si të doni: Shqipëria është një vend demokratik, pra mund të protestoni në diell derisa të thaheni si kërcunj. Nuk ju pengon njeri. Realiteti është ky. Në fakt, këtë duan të na shesin për realitet. Nëse pranojmë se ky është realiteti, se gjërat kështu janë, atëherë punët janë vërtet keq. Guvernatori qëndron aty ku është - madje as që merr mundimin të ndërpresë pushimet e prenotuara që më parë.

Ne që protestojmë në rrugë, thjesht bëjmë detyrën. Sepse demokracisë i duhen pakëz protesta, paqësore, të këndshme, kreative, qytetare. Që të mos ndotin as ambientin. Nga ana e vet, qytetari Fullani gëzon lirinë e tij: vazhdon pushimet, një veprim i pastër, i ndershëm, i sinqertë. Sepse ai e di vendin e tij. Vend që i takon, sepse fundja Shqipëria kjo është. Pse ta gënjejmë veten duke thënë që është ndryshe? Realiteti është ky.

Pushimet thuajse po mbarojnë: janë kthyer analistët sportivë, kanë rifilluar emisionet për futbollin, telenovelat, së shpejti hapen shkollat. Jeta vazhdon. Ne që kërkojmë shkarkimin e Fullanit, kemi gjetur disa tavolina që nuk peshojnë shumë, i çojmë sa andej-këndej dhe vazhdojmë të mbledhim firma. Ndërsa politikanët, majtas dhe djathtas, tregojnë largpamësi dhe korrektesë që na lë pa frymë: Ia lënë çështjen në dorë drejtësisë. Sepse, sqarojnë, çështja "Fullani" nuk është një çështje morale. Në Shqipëri çdokush vendos për moralin e vet. Pra në Shqipëri dikush mund të vendosë të paguhet mbi 100,000 dollarë në vit për 11 vjet me radhë, të caktojë atë që e mbikëqyr, të injorojë çdo përgjegjësi kur nën drejtimin e tij të mirëpaguar humbasin miliona dollarë.

Ligjërisht ky person nuk mban përgjegjësi. Financiarisht, ca më pak. Moralisht, ky person e di vetë. Kryeministri nuk ka ç't'i thotë. Parlamenti nuk di ç't'i thotë. Bordi, që duhet ta mbikëqyrë, shprehet se grabitja e parave të Bankës së Shqipërisë erdhi si pasojë e një gabimi njerëzor. Pra Bordi Mbikëqyrës nuk ka asnjë përgjegjësi, pasi anëtarët e bordit, të kryesuar nga vetë Fullani, nuk i përkasin dimensionit njerëzor.

Fullani dhe kolegët e tij janë supernjerëz. Ata super-paguhen, super-ruhen, super-mbështeten, super-mbrohen. Në fakt, të shumtë janë ata që mbrojnë Super-Fullanin, në të majtë e në të djathtë. Dhe në qendër. Në partitë politike, në organizatat e superpaguara të shoqërisë civile. Të gjithë të super-paguarit heshtin. Heshtja e tyre është flori. Mbrojtësit e Fullanit s'kanë lindur dje. Ata e mbronin në të shkuarën, e mbrojnë sot, do ta mbrojnë edhe në të ardhmen. Ata janë të heshtur, ata janë kudo.

Natyrisht, buzët e tyre të shtrënguara nuk mbrojnë vetëm Fullanin. Ato mbrojnë Fullanizmin: të drejtën universale për të qenë qytetarë të lirë dhe të barabartë përtej ligjit. Fullanizmi është pikërisht kjo: liri, vëllazëri, barazi - për Fullanin, prej Fullanit, nga Fullani; - jo vetëm për të, por edhe për të gjithë sivëllezërit dhe simotrat e tij. Këta sivëllezër dhe këto simotra skërmiten dhe heshtin. I kanë bërë mirë llogaritë: para, gjatë dhe pas Fullanit. Shumë shqiptarë, pa e ditur as vetë, e mbështesin këtë sistem: jepmë, të të jap. Fullani ka dhënë shumë. Dhe jo thjesht nga vetja e tij. Paratë ishin tonat. Ata që kanë marrë prej tij, s'kanë marrë pak. Dhe nuk duan të lëshojnë gjë. As Fullanin.

Realiteti është ky. Por pyetja është kjo: A ka këtu diçka që s'shkon? Sepse ndoshta ajo që s'shkon, nuk është vetëm një individ që e ka mbiemrin Fullani. Ndoshta para së gjithash, ajo që s'shkon jemi vetë ne.
ZIRKON DISHA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PETICION - MOS MBYLLNI EMISIONIN ALARM TEK ORA NEWS (08.26.2014)
CIKLI 'KODRAT E HIMARËS' - AKUAREL NGA PIKTORI I TALENTUAR HELIDON HALITI (2) (08.26.2014)
DONIKA GËRVALLA - KEMI MEDIA RRUGAÇE, SHAJNË VJOSA OSMANIN, IU RRINË GATITU KËTYRE DYVE QË NA E SHKATËRRRUAN SHTETIN (08.25.2014)
MAX STRAUSS - SI I REFUZOI SHQIPËRIA MILIONAT E GJERMANISË (08.25.2014)
SHQIPËRIA DHE SERBIA NË GARË PËR TË FITUAR GJERMANINËNga PETRIT HALITI (08.25.2014)
Kthim në vendin e krimitSEMINARI I ALBANOLOGJISË TENTON TË MBULOJË NJË PLAGJATURË TË SABRI HAMITITNga SALI BYTYÇI (08.25.2014)
BOTOHEN SHËNIMET E OSMAN KOKËS RRETH GOLI OTOKUT - KOMUNIZMI ISHTE FATKEQËSIA E MADHE E SHQIPTARËVE NË SHEKULLIN E NJËZETË (08.25.2014)
EKSTREMIZMI FETAR NË KOSOVË - Ç'ËSHTË KY?Vështrim nga SKËNDER MULLIQI (08.25.2014)
AKUAREL NGA PIKTORI I TALENTUAR HELIDON HALITI - NGA CIKLI 'KODRAT E HIMARËS' (08.24.2014)
BASHKËPUNIMI I SIGURIMIT TË SHTETIT ME OZNA-n KUNDËR NACIONALISTËVE SHQIPTARËNga VELI HAKLAJ (08.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]