E Mërkurë, 04.24.2024, 02:08pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KUR E KEQJA DHE DËSHPËRIMI BËHEN PJESË E JETËS SONË
Vështrim nga SKËNDER MULLIQI

E Mërkurë, 08.27.2014, 07:26pm (GMT+1)


   Ka gjëra të mira dhe te këqija që ndodhin përditë. Në Kosovë me shumë po ballafaqohemi më këtë të dytën. Moti nuk kam shkruar në kolumnet  e mia për diqka  që është më shumë pozitive, sepse vërtetë nuk po ka mundësi njeriu të gjen diçka të mirë që do të ishte shumë  interesante  për opinion e gjerë publik. Cikrrima të mira ka, por për ato nuk mund të shkruhet sepse janë gjera të imta që nuk qojnë peshë.E gjëra të këqija po na servohen do të thosha jo vetëm për një ditë apo më shumë , por nganjëherë edhe mbrenda disa orësh. Po ndëgjojmë lajme për gjera të këqija që po ndodhin.Dhe, sigurisht së ngjarjet e mira shpejt harrohen , kurse ngjarjet e këqija na mbesin shumë më gjatë në kujtesë.Pastaj, e gjithë kjo edhe ndikon në disponimin tonë shpirtëror dhe në anën  psikike.E gjithë kjo situatë e pamirë e disponimit nganjehëre zgjatë më shumë e nganjëherë më pak, mvarësisht prej asaj së çka ndëgjojmë dhe si e përjetojmë emocionalisht një ngjarje të tillë.Prandaj, të këqijat nuk ka se si mos të lënë gjurmë , duke na bërë njerëz depresiv, agresiv , duke ardhur kështu në  një gjendje të pashpresë, duke ndier frikën për të ardhmen tonë , të familjës dhe mbarë shoqërisë. Kjo shoqëri e pas luftës përveq lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, më shumë përjetoj gjera të këqija se sa gëzime . Deshprimi është bërë pjesë e jetës sonë. Njerëzit janë demoralizuar duke përjetuar gjera të këqija si individ , familje, farefisni dhe si shoqëri.Bashkë me rritën tonë si shteti më i ri në Evropë, në vend që të na ndodhin më shumë gjera të mira , po na përcjellin pa ndarë , kriminaliteti i organizuar, korrupcioni, zhvatja, zbritja e moralit në pikën zero, provincializmat dhe gjëra të tjera jo të mira .Këto dukuri   jo të mira kur  bëhën bashkë, njeriu nuk ka së si mos ti përjton rëndë. Dhe, në raste të tilla shumë kush po i thotë jetës lamtumirë.Shumë kush duke mos pasur fuqi tu ik ose ti shmang sado pak gjërat e këqija të përjetuara nuk po mund ti largohet vdekjës , duke bërë vetvrasje,ose duke u goditur nga ndonjë sëmundje e pasherueshme. Pa pasur kurrfarë tendence të ndjellë defetizem, por te jemi real , jeta në Kosovë po shkon duke degraduar aq shumë sa vërtetë shumë kush nuk po gjen shteg për ti ikur situatës së krijuar depresive. Kur ishim të okupuar e kishim motivin të jemi shumë më të fortë në çdo pikëpamje.Kurrë njeriu i ynë nuk është dorëzuar para armikut tanë shekullor më të cilin kemi bashkëjetuar më dhunë për afër 90 vjet me radhë. E tash në kushte krejt të tjera kur jemi të lirë, të ndodhin gjithë këto marifete të liga dhe po thuaj gadi të dorëzohemi para tyre , nuk është aspak e justifikueshme. Gjendja për të mirë në asnjë shtet nuk ndryshohet vetvetiu, pa iniciativa  të ndryshme .Rrethanat politike dhe ekonomike flasin së në Kosovë duhet bërë ndryshime shumë përmbajtësore , që njeriu i ynë më në fund të jetë më shumë i lumtur së sa i pikëlluar dhe i pashpresë për të ardhmën e tij.Gjendja nuk ndryshohet vetëm duke kukatur së nuk është puna  mirë . Duhet gjetur forma për ta ndryshuar gjendjen , ato forma  ende nuk janë shterruar.Kjo tokë ka vend për të gjithë , jo vetëm për një  kategori njerëzish Gjerat e këqija dhe njerëzit e kqinjë kanë ekzituar gjithmonë , por ka edhe edhe njerëz të mirë në këtë botë.Gjithmon duhet bërë përpjeke për ta mundur të keqën, barëm për ta zvogluar sa të jetë e mundur ate. Edhe mendimi pozitiv na ndihmon shumë në këtë kohë krize  globale Përditshmeria është bërë mjaftë e vështirë, kur shumica sot në Kosovë po përballën më situatë të rëndë ekonomike.Do të sihte dashur të gjinden forma për një shtegdalje.Që gjendja të ndryshohet për së mbari rol pozitiv në këtë drejtim duhet dhënë  edhe mediat , më shumë së deri me sot.Do të ishte mirë qe  ato  tu ikin  titujve bombastik dhe gjysëm të vërtetave apo informacineve të mangëta. Edhe koka shpesh nuk po ka mundësi ti përballoj të gjitha këto.Pushtetarët duhet ndryshuar qendrimet e tyre, ose populli do të ishte e udhës që secilin që punon keq, e këta nuk janë të paktë ti zëvëndësoj me  forca të reja dhe kreative politike.Mirëqenja nuk rritët me fjalë boshe , por më përkushtim dhe punë të madhe të secilt prej nesh.Por, dihet së përgjegjësia më e madhe bie mbi supet e atyre të cilët po e drejtojnë shtetin që 15 viet pas luftës , dhe nuk e drejtuan mirë.Nese dikush nga pushtetaret ka tendencë që qytetarët e varfëruar ti "kërcënoj" ose ata ti diciplinoj sipas tekeve të tyre, kjo nuk tolerohet në asnjë shtet demokratik.Njeriu e thjeshtë  ka shumë pyetje  për pushtetarët sigurisht, por që gjithnjë po mbesin pa përgjigje adekuate. Gjithnjë po inskenohet në skenën tonë politike diqka për ti qitur në harresë problemet  madhore .Mendoj së situata jo e mirë do të tejkalohet kur nuk dorëzohemi para asnjë sfide e çfardo natyre qoftë ajo.Bie pyetja çka tutje?Të shpresojme se gjërat e mira do ti mundin të këqijat . Këto të fundit  zvoglohen  atëherë kur të shkojnë keqbërsit e shoqërisë. Të mirat thotë një fjalë e popullit "˜ vijnë me ngadalë' por sigurisht  së të mirat i sjellin  vetëm  njerëzit e mirë...

SKËNDER MULLIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JANULLATOS - KRYEPISKOP QË MBRON HEREZINËNga ARDIT BIDO (08.27.2014)
NOEL MALCOLM - KOMUNISTËT, JO OTOMANËT, DUHET TË FAJËSOHEN PËR SËMUNDJET E BALLKANIT (Intervistë) (08.27.2014)
PËRMENDORE KUJTIMI DHE DASHURIE ATËRORE PËR SHQIPE HOXHA-GASHINNga AGIM GASHI (08.26.2014)
REPUBLIKA DEMOKRATIKE POPULLORE FULLANISTE E SHQIPËRISËNga ZIRKON DISHA (08.26.2014)
PETICION - MOS MBYLLNI EMISIONIN ALARM TEK ORA NEWS (08.26.2014)
CIKLI 'KODRAT E HIMARËS' - AKUAREL NGA PIKTORI I TALENTUAR HELIDON HALITI (2) (08.26.2014)
DONIKA GËRVALLA - KEMI MEDIA RRUGAÇE, SHAJNË VJOSA OSMANIN, IU RRINË GATITU KËTYRE DYVE QË NA E SHKATËRRRUAN SHTETIN (08.25.2014)
MAX STRAUSS - SI I REFUZOI SHQIPËRIA MILIONAT E GJERMANISË (08.25.2014)
SHQIPËRIA DHE SERBIA NË GARË PËR TË FITUAR GJERMANINËNga PETRIT HALITI (08.25.2014)
Kthim në vendin e krimitSEMINARI I ALBANOLOGJISË TENTON TË MBULOJË NJË PLAGJATURË TË SABRI HAMITITNga SALI BYTYÇI (08.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]