E Premte, 04.19.2024, 01:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PSE GJYKATA KUSHTETUESE E KA GABIM (SËRISH)
Nga ANDREA LORENZO CAPUSSELA

E Premte, 08.29.2014, 08:59am (GMT+1)


Pyetja është se çfarë nënkuptojnë fjalët "grupi më i madh parlamentar". Ato mund të nënkuptojnë dy gjëra të ndryshme: 1) ato mund të interpretohen si referencë vetëm ndaj grupeve parlamentare që përfaqësojnë partitë, të cilat kandiduan në zgjedhje; apo 2) mund të interpretohen si referencë ndaj secilit grup parlamentar të formuar pas zgjedhjeve, me marrëveshje midis partive që kandiduan të ndara. Me fjalë të tjera, ato mund të interpretohen si referencë ndaj secilit grup parlamentar që ekziston në kohën kur duhet të zgjidhet kryetari i Kuvendit. Që të dyja opsionet kanë kuptim dhe mund të dalin nga ato fjalë: është kuptimi më i ngushtë dhe ai më i gjerë. Pyetja është se si mund të vendoset se cilit kuptim duhet t'i jepet përparësi

Nuk është për t'u befasuar kur të lexoni se nuk pajtohem me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila anuloi emërimin e kryetarit të Kuvendit. Para se të sqaroj arsyet me lejoni t'ju them se çfarë mendoj për Gjykatën.

Për të kam shkruar një ese. Kam argumentuar se secili përsëris, secili aktgjykim me rëndësi politike i kësaj gjykate në mënyrë të demonstruar përsëris, demonstruar është i gabuar, dhe se secili mbase me përjashtim të një aktgjykimi; anulimit të zgjedhjes së Pacollit ka favorizuar PDK-në dhe aleatët e saj.
Pasojat e aktgjykimeve të tilla ishin të mëdha: Kosova ka pasur një president, Parlament, Qeveri dhe mbase edhe një kryeministër tjetër, sesa që do të kishte pasur po të ishte respektuar Kushtetuta; deputetët e saj mund të arrestohen; transmetuesi publik i nënshtrohet kontrollit qeveritar, e tjera. Disa aktgjykime për shembull, ai për imunitetin e deputetëve, që mundësoi arrestimin e Limajt janë aq qartë të gabuara, sa edhe ky barazim: 1+2=2.

Natyrisht, mund të kem keqkuptuar gjithçka. Mund të jem paguar nga LDK-ja ose AAK-ja, Limaj, "Vetëvendosja", Beogradi, Moska e Madridi, ose të gjithë së bashku për ta njollosur Gjykatën. Mund të jem duke e urryer Kosovën dhe nuk e humb asnjë mundësi për të thënë gjëra të këqija për të. Apo, thënë më thjesht, mund të jem i zemëruar. Secili prej këtyre sqarimeve për esenë time është i mundur. Gjëja e mirë është se të dyja argumentet e mia ("Një kritikë e Gjykatës Kushtetuese të ndërkombëtarizuar e Kosovës", EDAP, nr 2/2014) dhe aktgjykimet që i kritikoj janë në letër, kështu që mund ta shihni vetë. Sidoqoftë, konstatimi im është se Gjykata përfshirë gjyqtarët e huaj të saj, apo të paktën disa prej tyre, gjatë një kohe i nënshtrohet ndërhyrjes së madhe nga elita e udhëhequr prej PDK-së dhe është një shkak i rëndësishëm i afërt i problemeve të Kosovës me qeverisjen. Aktgjykimi i fundit konfirmon këto konstatime.

Ligjet dhe kushtetutat nuk janë vetëm fjalë me të cilat shkruhen: ka edhe parime mbi të cilat bazohen ato. Dhe fjalët dhe parimet duhet të kombinohen për ta dhënë një tërësi koherente. Një gjë e tillë bëhet përmes logjikës së thjeshtë; në veçanti duhet të shmangen absurditetet, sa më shumë që të jetë e mundur.

Fjalët, në të vërtetë, shpesh nënkuptojnë më shumë sesa vetëm një gjë, secila ndryshe nga tjetra. "Tatimet" dhe "tatimimi", për shembull, mund të kuptojë tatimin direkt (në të ardhura), tatimin indirekt (TVSh, akcizë), apo të dyja; njëri kuptim do të jetë i preferuar në një rast, tjetri në raste të tjera, varësisht se si e diktojnë logjika dhe parimet e përgjithshme. Kështu, nëse Kushtetuta parasheh "tatim progresiv", ky parim vlen vetëm për tatimet direkte (për shkak se duke e marrë parasysh gjendjen aktuale teknologjike, është e pamundur të kemi TVSH progresive apo akcizë mbi duhanin, me norma të ndryshme, varësisht nga të ardhurat e duhanpirësit që shkon në shitore: ajo do të ishte absurde). Rrjedhimisht, dallimet e tilla të vogla mund të jenë vendimtare.

Po qe se kuptimi i përgjithshëm i fjalëve për një rregull nuk ka kuptim, apo bie në kundërshtim me një parim të përgjithshëm, atëherë duhet dhënë përparësi një kuptimi tjetër.
Është kjo hyrja. Tani, në këtë rast, Gjykata është marrë me dy çështje të ndara: njëra procedurale dhe tjetra e lidhur me përmbajtjen. Do të flas vetëm për këtë të dytën, për shkak se çështja procedurale mund të zgjidhet duke përsëritur votimin nesër, në një mënyrë me procedura korrekte.

Përmbajtja e rastit ka të bëjë me dy nene të Kushtetutës. Neni 67.1: "Kuvendi i Kosovës zgjedh kryetarin e Kuvendit... nga deputetët e saj". Dhe neni 67.2: "Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit".

Pyetja është se çfarë nënkuptojnë fjalët "grupi më i madh parlamentar". Ato mund të nënkuptojnë dy gjëra të ndryshme: 1) ato mund të interpretohen si referencë vetëm ndaj grupeve parlamentare që përfaqësojnë partitë, të cilat kandiduan në zgjedhje; apo 2) mund të interpretohen si referencë ndaj secilit grup parlamentar të formuar pas zgjedhjeve, me marrëveshje midis partive që kandiduan të ndara. Me fjalë tjera, ato mund të interpretohen si referencë ndaj secilit grup parlamentar që ekziston në kohën kur duhet të zgjidhet kryetari i Kuvendit. Që të dyja opsionet kanë kuptim dhe mund të dalin nga ato fjalë: është kuptimi më i ngushtë dhe ai më i gjerë. Pyetja është se si mund të vendoset se cilit kuptim duhet t'i jepet përparësi.

Për dallim nga rasti i dështimit të formimit të një qeverie apo zgjedhjes së presidentit të Kosovës të dyja raste këto që rezultojnë me shpërbërjen e Parlamentit në Kushtetutë nuk ka dispozitë për rastin kur Kuvendi dështon ta zgjedhë kryetarin e saj. Rrjedhimisht, Kushtetuta supozon se një kryetar kuvendi mundet dhe do të zgjidhet gjithnjë. Rrjedhimisht, rregullat duhet të lexohen ndonëse duke e respektuar kuptimin e zakonshëm të fjalëve në atë kuptim që e bën më të lehtë (jo më të vështirë) emërimin e një kryetari (saktësisht për shkak se nuk ka zgjidhje për rastin në të cilin emërimi dështon disa herë).

Tani ta testojmë interpretimin e parë: atë sipas së cilit "grupi më i madh parlamentar" u referohet vetëm grupeve parlamentare, të cilët i përfaqësojnë partitë që kandiduan në zgjedhje.
T'u kthehemi rregullave. Neni 67.2 vetëm thotë se grupi më i madh ka të drejtë të "propozojë" një kandidat: nuk ka të drejtë që ta emërojë këtë kandidat si president të Kuvendit. Emërimi i tij bëhet nga vota e shumicës dhe shumica e Kuvendit e ka lirinë që të refuzojë kandidatët e emëruar nga numri më i madh. Për këtë nuk ka dyshim: rregulli kryesor (i përsëritur si në 67.1 dhe 67.2) është se Kuvendi voton i lirë dhe nuk është i detyruar të votojë për kandidatin e propozuar.

Zakonisht grupi më i madh do të ketë po ashtu votat e mjaftueshme së bashku apo me aleatët e tij në mënyrë që të emërohet kandidati i tij. Por jo në këtë rast: për shkak se PDK-ja ka 37 vota dhe pak aleatë; dhe janë katër grupe (LDK+AAK+NISMA, dhe "Vetëvendosje"), të cilat së bashku kanë 63 vota dhe i janë zotuar elektoratit dhe njëra-tjetrës se nuk do të votojnë për kandidatin e PDK-së. Pasi që 63 vota paraqesin shumicën, në rrethanat aktuale, zgjedhja e secilit kandidat të PDK-së është e pamundur.

Pra ndodhesh në qorrsokak, për shkak se nuk ka dispozitë kushtetuese për ta zgjidhur krizën: PDK-ja do të propozojë kandidatë njërin pas tjetrit dhe 63 deputetët do të votojnë kundër tyre vazhdimisht. Mbase pas përpjekjes së 37-të, 74-t apo 111-të, LDK+AAK+NISMA dhe "Vetëvendosje" do ta ndërrojnë mendjen dhe do ta pranojnë kandidatin e PDK-së, apo mbase PDK-ja do ta emërojë dikë nga një parti tjetër. Megjithatë, javë dhe muaj të tërë do të shkojnë huq, gjatë të cilave Kosova do të mbetet pa një Parlament funksional, që nuk mund të bëjë asgjë pa kryetarin e Kuvendit, si dhe me një Qeveri në detyrë, që mund t'i kryejë vetëm punët e përditshme. Është kjo diçka absurde dhe dëmtuese, gjë që nuk përputhet me dy parime të rëndësishme: që një shtet duhet të ketë parlament funksional dhe një qeveri me kompetenca të plota. Kështu, interpretimi i parë është bukur problematik.

Alternativa, si kam thënë, është që "grupi më i madh parlamentar" të merret secili grup i parlamentarëve, pa marrë parasysh se a formohet para apo pas zgjedhjeve, që është më i madhi në kohën kur duhet të zgjidhet kryetari. Në këtë rast LDK+AAK+NISMA dhe "Vetëvendosje" tashmë kanë votuar për Mustafën dhe mund të pritet që këtë gjë ta bëjnë sërish. Prandaj ky interpretim do të jepte një emërim të menjëhershëm. Por, ta lëmë anash këtë: edhe ashtu është e qartë se ky interpretim i dytë, më i gjerë, e bën më të lehtë emërimin e kryetarit të Kuvendit, për shkak se ia jep fuqinë e emërimit grupit të cilit në kuptimin e zakonshëm të fjalës është "më i madhi" (ai që ka më shumë vota). Pra, është interpretim i preferuar.

Zgjedhja e një interpretimi problematik, kur ekziston një më i kuptueshëm (më konsistent me parimet e rëndësishme të përgjithshme) paraqet një vendim të gabuar: në të vërtetë, është absurde që në mënyrë të palogjikshme dhe të panevojshme të dëmtohet shteti, duke bllokuar jetën e saj institucionale mbase edhe përjetësisht.

Nëse e themi ndryshe, mendoj se fjala kryesore në mesin e atyre tri fjalëve që përbëjnë shprehjen "grupi më i madh parlamentar është e para "më i madh". Është kjo fjala kryesore, për shkak se thotë që fuqia për të emëruar duhet t'u jepet atyre të cilët, në kohën që bëhet emërimi, kontrollojnë shumicën e votave.

Një gjë e tillë rrjedh drejtpërsëdrejti nga dy vrojtime të thjeshta: t'ia japësh kompetencën e propozimit të kandidatit grupit "më të madh" e bën zgjedhjen më të thjeshtë dhe zgjedhja duhet të bëhet sa më e lehtë që të jetë e mundur, për shkak se nuk ka zgjidhje në rast të dështimit të zgjedhjes.

Gjykata e vendosi të kundërtën, duke e shpërfillur si logjikën e thjeshtë ashtu edhe disa parime të rëndësishme të përgjithshme. Gjykata faktikisht i ka thënë grupit LDK-AAK-NISMA: "Në rregull, keni arritur marrëveshje politike dhe jeni grupi më i madh sot, por unë nuk e njoh marrëveshjen, dhe të drejtën për ta propozuar kandidatin ia jap grupit të dytë më të madh". Përse nuk e njeh Gjykata? Duhet të pyeten ata (pra duhet që njëmend të pyeten ata: të bëhen demonstrata, të shkohet në Gjykatë dhe të kërkohet prej tyre të dalin dhe të sqarohen). Nëse janë të sinqertë, ata do të përgjigjeshin kështu: "për shkak se grupi i dytë më i madh na tha që të mos e pranojmë atë marrëveshje".

Po ta lexoni aktgjykimin, kur ai të publikohet, ka pak gjasa të hasni në diskurs të tillë. Arsyeja është natyrisht se nëse doni të argumentoni se 1+2=2, atëherë nuk vihet në diskutim matematika: merret një shteg tjetër, i cili e fsheh faktin se jeni duke i shpërfillur rregullat e matematikës. Mund të thoni për shembull se nëse duhet të shtoni numrin dy, duhet të mblidhen dhe të shihen sa janë: është numri 1 dhe është 2-shi; janë dy (1 dhe 2); pra rezultati është 2, për shkak se janë dy numra. Dhe pastaj mund të paraqiten disa shembuj (për shembull 30+11+6=3) për t'i dhënë peshë konstatimit, duke vazhduar për shumë faqe, në mënyrë që të nxirret një aktgjykim. Në të vërtetë, jam kureshtar të di se si gjykatësit do t'ia dalin t'i japin motiv këtij aktgjykimi.
ANDREA LORENZO CAPUSSELA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EDI RAMA - EDHE NE MUND TA NDIHMOJMË EUROPËNFjala e kryeministrit në konferencën për Ballkanin Perëndimor zhvilluar dje në Berlin (08.29.2014)
BRAD PITT E ANGELINA JOLIE JANË MARTUAR (08.28.2014)
AKUAREL 3 - NGA CIKLI 'KODRAT E HIMARËS' I PIKTORIT TË TALENTUAR HELIDON HALITI (08.28.2014)
KUR E KEQJA DHE DËSHPËRIMI BËHEN PJESË E JETËS SONËVështrim nga SKËNDER MULLIQI (08.27.2014)
JANULLATOS - KRYEPISKOP QË MBRON HEREZINËNga ARDIT BIDO (08.27.2014)
NOEL MALCOLM - KOMUNISTËT, JO OTOMANËT, DUHET TË FAJËSOHEN PËR SËMUNDJET E BALLKANIT (Intervistë) (08.27.2014)
PËRMENDORE KUJTIMI DHE DASHURIE ATËRORE PËR SHQIPE HOXHA-GASHINNga AGIM GASHI (08.26.2014)
REPUBLIKA DEMOKRATIKE POPULLORE FULLANISTE E SHQIPËRISËNga ZIRKON DISHA (08.26.2014)
PETICION - MOS MBYLLNI EMISIONIN ALARM TEK ORA NEWS (08.26.2014)
CIKLI 'KODRAT E HIMARËS' - AKUAREL NGA PIKTORI I TALENTUAR HELIDON HALITI (2) (08.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]