E Premte, 04.19.2024, 11:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MIRËNJOHJA  PËR NJERIUN DHE MËSUESIN REXHEP BALIAJ
E Shtunë, 08.30.2014, 03:17pm (GMT+1)


1.

Kur më kërkuan që të lexoja dorëshkrimin e librit të kolëgut publicist, Zenel Baliaj, kushtuar vëllait e mësuesit të tij, Rexhepit, natyrshëm, mendja më shkoi në vendlindje, pra në Malësinë e Gjakovës (Tropojë). Në vitet 1966-1973, nga Tirana u ktheva familjarisht e "vullnetarisht' atje, ku shërbeva në sektorët e rinisë e kulturës. Siç është e kuptueshme, rasti e solli që të njihja shumë mësues dhe intelektualë të tjerë të krahinës sonë.  Ndër ta, më kujtohet fare mirë, ishte edhe Rexhep Baliaj. Me trupin e një aatleti për nga shkathtësia, me fytyrë përherë të buzëqeshur dhe me shprehje dashamirësie ndaj të tjerëve. Me këpucë të lehta mbathur, për të qenë I gatshëm për rrugë të gjata, nga krahina e Gashit të Tropojës, ai vinte shpesh në qytetin alpin "Bajram Curri". Pastaj, sapo kryente punët e planifikuara, kthehej nxitimthi për në shkollën ku jepte mësim ose në në detyra të tjera, që e prisnin.

Sidomos në vitet e fundit, kam lexuar e redaktuar dorëshkrimet e disa librave, në poezi e prozë, nga autorë në Shqipëri e trojet tjera amtare ose në  diasporë. Për ata kam bërë shënime hyrëse, recensione ose jam shprehur më artikuj modestë, sin ë shtyp dhe në faqe të ndryshme Interneti. Por, e veçanta e këtij libri, pra që e dallon nga ata, të cilat i përmenda më lart, është se autori Zenel Baliaj ua paraqet këtë libr të ri lexuesve, në kujtim dhe nderim të vallait e mësuesit të tij, Rexhepit të paharruar. Përmes risjelljes së kujtimeve dhe mbresave të shumta, si vetjake dhe të bashkëpunëtorëve e bashkëkrahinasve, miqëve e dashamirëve të tij, personazhi kryesor i librit na jepet gjithnjë i gatshëm, i pasionuar e i palodhur, si nëprofesionin e msuesit, por dhe në çdo dettrë tjetër, që iu besua gjatë jetës së tij.

Kryesorja, që ravijëzohet në faqet e këtij libri, është se Rexhep Baliaj (1929-16 janar 2010) ishte me cilësi e virtyte të larta njerëzore, me shpirt atdhetari, dashamirësi, thjeshtësi e përkushim  ndaj familjarëve e të afërmve, nda kolegëve e nxënësve, por dhe ndaj të gjithë atyre që i njohu e pati të bënte me ta. Ndër të tjera, për të gjitha këto, bindemi plotsisht, kur lexojmë mendimet e kujtimet e shprehura dhe të botuara saktsisht nga autori.

Autori, duke qenë vëllai dhe nxënësi i Rexhepit, u është rikthyer, jo njëherë, vlerësimeve e ka shprehur dashurinë e përligjur ndaj tij. Prandaj, duke e kuptuar mirë këtë fakt, ai u kërkon ndjesë  lexuesve të këtij libri.

Për të dëshmuar njohjen dhe miqësinë me shkrimtarin e shquar, Dritëro Agolli, aty botohet faksimilja e shkrimit të tij, për Rexhep Baliajn, më 10 shtator 1966.

Për mua, ishte kënaqësi që bashkëpunova për redaktimin e këtij libri, duke shprehur kështu sadopak nderimin dhe respektin e veçantë, ndaj jetrës dhe veprimtarisë së çmuar atdhetare, arsimore e njerëzore të Rexhep Baliajt, bashkëkrahinas e mik i imi i paharruar.

Libri ka konsulent N.Lushajn, ëshë shtypur në  "Mileniumi i Ri", Tiranë dhe ka gjithësej 127 faqe. Ai shoqërohet me mjaft fofografi të Rexhep Baliajt, nga jeta e tij, bashkë me familjarë, kolegë e miq. Giithashtu, në fund botohen vjersha kushtuar atij, nga ing.Martin Gecaj, Eda Hoxhallari.(Baliaj), Zenel Baliaj dhe Nuredin S.Lushaj.

 

2.

Në mbyllje, po shënoj diçka për autorin e librit, ish-mësuesin dhe publicistin Zenel Baliaj. Ka lindur në fashtin Tropojë e vjetër. Arsimin fillor e 7-vjeçar i ka kryer në vendlindje dhe të mesim pedagogjik, në Shkodër. Në vitet 1962-1965 ishte mësues  në shkollën e fshatit Gegaj të Tropojës. Ndërsa më pas ndoqi e përfundoi studimet e larta në Universitetin e Tiranhës, në dy degë njëkohësisht, histori e gjeografi dhe gazetari. Më terj, shësrbeu gazetar në shtypin ushtarak dhe në detyra tjera në këtë sector, deri sa doli në lirim, me reformën që u bë në Ushtrinë Shqiptare.

Jeton, familjarisht, në qytetin e Durrësit. Ky shtë libri i parë i tij.

...Me këtë rast, e përgazojmë autorin Zenel Baliaj për hartimin dhe botimin e këtij libri, kushtuar vëllait e mësuesit të vet. Kështu, ka ndihmuar që ai të mbetet përherë në kujtesn e familjarëve, ish-nxënësve, miqëve e gjithë të njohurve të tij dhe më gjerë.

Tiranë, 30 gusht 2014
Prof. MURAT GECAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ALBUMI I PIKTORIT - AKUAREL 4 NGA HELIDON HALITI (08.29.2014)
MAQEDONI - LIBRAT E MUZIKËS PA AUTORË SHQIPTARË (08.29.2014)
NIS RRUGËTIMIN NDËRKOMBËTAR 'HEROI' I LUAN KRYEZIUTFotoreportazh nga AJET NURO (08.29.2014)
FESTIVALI I GJINOKASTRËS DHE SHËMTUESIT E KOSTUMIT KOMBTAR  SHQIPTARNga FRITZ RADOVANI (08.29.2014)
PSE GJYKATA KUSHTETUESE E KA GABIM (SËRISH)Nga ANDREA LORENZO CAPUSSELA (08.29.2014)
EDI RAMA - EDHE NE MUND TA NDIHMOJMË EUROPËNFjala e kryeministrit në konferencën për Ballkanin Perëndimor zhvilluar dje në Berlin (08.29.2014)
BRAD PITT E ANGELINA JOLIE JANË MARTUAR (08.28.2014)
AKUAREL 3 - NGA CIKLI 'KODRAT E HIMARËS' I PIKTORIT TË TALENTUAR HELIDON HALITI (08.28.2014)
KUR E KEQJA DHE DËSHPËRIMI BËHEN PJESË E JETËS SONËVështrim nga SKËNDER MULLIQI (08.27.2014)
JANULLATOS - KRYEPISKOP QË MBRON HEREZINËNga ARDIT BIDO (08.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]