VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NDËRRON JETË NË MOSHËN 94 VJEÇARE ALBANOLOGU I SHQUAR PROFESOR SHABAN DEMIRAJ

E Shtunë, 08.30.2014, 03:35pm (GMT1)



TIRANE -
Ndërron jetë në moshën 94 vjeçare, albanologu i shquar profesor Shaban Demiraj. Profesor Shaban Demiraj, lindi në Vlorë, por për shumë vite jetoi dhe punoi në Tiranë. 

Ai ka qenë kryetar i akademisë së shkencave në vitin 1992, ndërsa për 30 vjet drejtoi katedrën e Gjuhës Shqipe, ka shkruar mjaft vepra për gjuhën shqipe, ndër të cila edhe 8 monografi, studime për fonetikën, morfologjinë dhe sintaksën historike të gjuhës shqipe. Ai është figurë e njohur për shkencën gjuhësore në Ballkan e Evropë dhe për kontributin e shquar, ka mbajtur titujt "mësues i popullit dhe mjeshtër i madh i punës". 

Kryetarja e këshillit bashkiak të Vlorës Evis Alushi shprehu ngushëllimet në emër të këshillit, duke e cilësuar vdekjen e profesor Demiraj një humbje e madhe për shkencën shqiptare dhe për Gjuhën Shqipe. Alushi bëri të ditur se do propozohet që emri i profesorit, t'i vendoset një rrugë ose një sheshi në qytetin e Vlorës.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.