E Premte, 03.29.2024, 03:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
LUSTRACIONI - NJË BEBE QË DUAN TA MBYTIN TË GJITHË
Nga BEN ANDONI

E Djelë, 08.31.2014, 06:30am (GMT+1)


Ligji i Lustracionit, me shumë gjasa, edhe këtë sesion parlamentar nuk do shqyrtohet ose, më e keqja fare, gjoja do të merret në konsideratë, për të rënë pastaj si zakonisht në grackat e ligjvënësve shqiptarë. Fjetur prej shumë kohësh në dosjet e parlamentit, nxjerrë dhe futur në sirtarë të panumërt, e duke gjeneruar para e fonde pa fund për asistencë, ai nuk gjen dot "zot" të paraqitet si duhet në Kuvend. Ironia e fundit u takon pak ditëve më parë, kur znj. Bregu, ish-ministrja e Integrimit, ia la pasin mazhorancës, prej numrave të kartonëve në parlament! Për hir të së vërtetës, drafti i ri (ka pasur disa syresh ndër vite), ka kohë që është gati, por forcat politike dhe individët që duhet ta mbrojnë, 'mungojnë' krejtësisht. Duket se dekomunistifikimi i shoqërisë shqiptare është i pamundur, falë masës së madhe të njerëzve të njollosur, që kanë mundur të penetrojnë në kapilarët e strukturës politiko-shoqërore të vendit. Shumica e krerëve të partive kryesore dhe zyrtarëve janë dëshmi e këtij përcaktimi. Edhe pa i identifikuar kokë më kokë e kupton nga pafytyrësia se si kanë ndërruar lëkurët të përshtaten në sistemin tonë të ri ekonomiko-shoqëror. Që, ashtu si pretendohet nga teoricienë të ndryshëm, Shqipëria e ka mbyllur tashmë tranzicionin e saj post komunizëm, pas hapjes së negociatave me BE-në.

Teknikisht


Në fakt, duhej të ishte e tillë dhe zhvillimi i vendit të kishte rrjedhën e zakonshme të vendeve të tjera të Lindjes, kur fillimisht është bërë Lustracioni dhe pastaj reformat kapitale në vend. Ka ndodhur e kundërta. Lustracioni është lënë në fund në Shqipëri ose në kalendat greke. Në realitet, ajo që është propozuar javë më parë ka të bëjë me faktin se lustracioni duhet të përfshijë që nga të mëparshmit e deri te sekretarët e partisë funksionalë ose jo/ Bashkimet profesionale/ Anëtarët e plenumeve të rretheve/ Sekretarët e organizatës bazë të degës së brendshme/ Sekretarët e fakulteteve dhe instituteve. Shtresa të tëra, identifikimi i të cilëve duket i pamundur pasi kalimi i viteve po e bën gjithnjë e më të vështirë nxjerrjen e këtyre personazheve. Problemi vështirësohet edhe më tej nga përçarja e të përndjekurve, element që vërehet tek procesi i dëmshpërblimit. Për fat të keq, një pjesë jo e vogël e tyre, po i drejtohet amshimit dhe si zor do të dëmshpërblehen të paktën financiarisht, pasi moralisht po kuptohet që jo dhe jo. Kleçka që gjendet në fund, gjithnjë është e ditur: shkelen të Drejtat e Njeriut! Në retrospektivë, angazhimi i parë i shtetit shqiptar për dekomunistifikimin, e pati fillesën me projektligjin "Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik". U hartua nga Qeveria Demokratike në vjeshtën e '92-shit sipas modeleve të Ligjit gjerman, çek dhe hungarez. Ligji identifikonte personat subjekt i tij, sipas posteve dhe detyrave që kishin ushtruar gjatë regjimit komunist: nga niveli më i lartë i Byrosë Politike të KQ PPSH-së e deri tek punonjësit e Sigurimit të Shtetit, hetuesisë e më poshtë. Disa kategorive nuk u lejohej të punësoheshin në shtetin e ri për një kohë 8-vjeçare. Për hir të së vërtetës, ligji rezultoi shumë selektiv, e megjithatë me përmirësime të vogla, u miratua më nëntor të vitit 1995. Në fakt ishin dy, pasi i bashkohej edhe ligji "Për genocidin dhe krimet kundër njerëzimit kryer në Shqipëri gjatë sundimit komunist për motive politike, ideologjike dhe fetare". Ligji paraqiste probleme, pasi në kategorinë e përfshirjes mungonin kandidatët e KQ dhe zëvendësministrat e nomenklaturës, hartues dhe zbatues të politikave të dhunës. Problemi më i madh mbetej identifikimi i bashkëpunimit me sigurimin, ndërkohë që s'kishte kufizime për gjyqtarët dhe prokurorët që kishin dënuar më shumë sesa parashihte ligji i kohës! Atëkohë, autoritetet e ndryshme shihnin shkelje të të drejtave të njeriut kur personazhet që ishin subjekt i ligjit kërkonin të zgjidheshin deputetë, në rastin që vota e popullit e sistemit maxhoritar shkonte për ta. E më kryesorja, problemi lidhej me përbërjen e Komisionit të Verifikimit, që trajtonte dokumentacionin. Anëtarët e saj përbëheshin vetëm prej zyrtarëve që i zgjidhte partia në pushtet. Ligji do ndalonte së vepruari deri më 2001-shin, kohë që personazheve të asaj kohe u lejohej të zgjidheshin. Në piramidën e kontrollit do shkonin nga Presidenti, të zgjedhurit, drejtuesit në ekzekutiv dhe administratën shtetërore, ushtarakë dhe njerëz të drejtësisë, madje edhe gazetarë. Shumë demagogji. Ligji pushoi pas shumë mosmarrëveshjeve në 31 dhjetor 2001. Kuptohet se të Djathtët nuk do të rrinin pa punuar për të. Ata miratuan më 2008 ligjin "Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë te administratës publike dhe të të zgjedhurve". Ashtu si merret me mend, ligji shkoi në portat e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk hyri asnjëherë në fuqi, pasi prej vetë atyre që u sugjerua u kërkua pezullimi i efekteve të tij deri në shpalljen e vendimit përfundimtar. Dihej verdikti. Gjykata Kushtetuese e shpalli antikushtetues, pasi cenonte parimet e shtetit të së drejtës, parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, si dhe të drejtën kushtetuese për t'u zgjedhur, të drejtën për punë, të drejtën për të hyrë në shërbimin publik etj.!!!

Absurdi

Ata që sugjeruan në atë kohë nga Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave kërkuan edhe përjashtimin e disa prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese si subjekte të mundshme të ligjit për pastërtinë dhe për të shmangur konfliktin e interesit! Për publikun, shqetësues mbetej infrastruktura ku do mbështetej e gjitha: "Gjatë marrjes në dorëzim të Arkivit të MB-së nga SHIK-u në vitin 1993, rezultoi se në regjistrin e bashkëpunëtorëve sekretë (rezident, strehues, agjent, informator) u gjetën të fshirë 542 emra, ndërsa gjatë viteve janë asgjësuar 39518 dosje. Nga studimi i ligjeve dhe rregulloreve të kohës në fuqi në ato vite, rezulton se këto veprime janë bërë në kundërshtim të plotë me to. Për këto veprime ruhet dokumentacioni i plotë i kohës, me urdhërdhënësit, procedurat dhe procesverbalet zyrtare përkatëse. Përgjithësisht janë 'asgjësuar', jo pa qëllim, dosjet 2A dhe 2B të personave që ishin gjallë", shkruante më vonë ish-kryeministri Aleksandër Meksi. Me pak fjalë, duke marrë shkas nga artikullshkrues të ndryshëm, ka një konfuzitet të madh sa i përket Arkivit të dikurshëm të ish-Ministrisë së Punëve të Brendshme, çfarë ruhet, ku ruhet dhe si është dëmtuar. Nga ligji e pësuan pak njerëz në vitin 1994, me akuzën për shpërdorim detyre me pasojë shkeljen e të drejtave të njeriut, ndërsa pas miratimit të Ligjit për Genocidin, për krime kundër njerëzimit (viti 1996), u dënuan disa të tjerë. Me ardhjen e PS-së në fuqi pas '97-ës u shpallën të pafajshëm dhe madje u dëmshpërblyen! Të kuptosh diferencën e pamundësisë, të vjen ndër mend modeli i Afrikës së Jugut. Por kush do e bënte vallë atë akt që bëri Mandela?!
Duke përfunduar, Lustracioni sot nuk shikohet fare si kauzë morale që do lehtësonte ndonjë shtresë shoqërore apo do kishte efekte në ngritjen e shtetit. Nëse do bëhej, ajo mund të bëhej në fillimin e demokracisë, koha kur flamurin e demokracisë e morën së shumti, njerëz që lidheshin me kohën e shkuar.

Ndaj, nisma ligjore për Lustracionin sot, në vitin 2014, i ngjan një bebeje, që të gjithë nguten ta mbysin. Nisma mbushet me kleçka pa fund, që i jep mundësi pastaj Gjykatës Kushtetuese ta hedhë lehtë poshtë, me mburojën e të Drejtave të Njeriut. Aktorë të ndryshëm të brendshëm dhe të jashtëm vazhdimisht e theksojnë, si një kriter për Shqipërinë evropiane, që vendi të kishte fytyrën e tij të vërtetë në shtratin e vendeve demokratike. Të paktën, sa për sy e faqe.
BEN ANDONI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NDËRRON JETË NË MOSHËN 94 VJEÇARE ALBANOLOGU I SHQUAR PROFESOR SHABAN DEMIRAJ (08.30.2014)
MIRËNJOHJA  PËR NJERIUN DHE MËSUESIN REXHEP BALIAJ (08.30.2014)
ALBUMI I PIKTORIT - AKUAREL 4 NGA HELIDON HALITI (08.29.2014)
MAQEDONI - LIBRAT E MUZIKËS PA AUTORË SHQIPTARË (08.29.2014)
NIS RRUGËTIMIN NDËRKOMBËTAR 'HEROI' I LUAN KRYEZIUTFotoreportazh nga AJET NURO (08.29.2014)
FESTIVALI I GJINOKASTRËS DHE SHËMTUESIT E KOSTUMIT KOMBTAR  SHQIPTARNga FRITZ RADOVANI (08.29.2014)
PSE GJYKATA KUSHTETUESE E KA GABIM (SËRISH)Nga ANDREA LORENZO CAPUSSELA (08.29.2014)
EDI RAMA - EDHE NE MUND TA NDIHMOJMË EUROPËNFjala e kryeministrit në konferencën për Ballkanin Perëndimor zhvilluar dje në Berlin (08.29.2014)
BRAD PITT E ANGELINA JOLIE JANË MARTUAR (08.28.2014)
AKUAREL 3 - NGA CIKLI 'KODRAT E HIMARËS' I PIKTORIT TË TALENTUAR HELIDON HALITI (08.28.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]