E Martë, 04.23.2024, 07:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
'KATHIMERINI' KËRCËNON SE DO TË MINOHET MË TEJ HARMONIA FETARE NË SHQIPËRI

E Djelë, 08.31.2014, 11:53am (GMT+1)




GREQI - "Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas ndodhet në zemër të një 'lufte' të pistë, të motivuar nga qarqet ekstreme nacionaliste dhe islamike, me ndihmën e shërbimeve sekrete në Shqipëri", kështu shkruan në një editorial për Shqipërinë gazeta greke "Kathimerini". 

Gazetari i njohur grek Stavros Ximas ka marrë shkas nga disa qëndrime të ditëve të fundit, para festimeve për 300 vjetorin e lindjes së Shën Kozmait të Etolisë dhe shkruan se "objektivi i sulmeve ndaj kryepeshkopit është çekuilibrimi i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare, me të cilën Shqipëria mburret në familjen evropiane e sotme" . 

"Që nga dita që vuri këmbën në kishën ortodokse të shkretuar nga regjimi i Enve Hoxhës, ai nisi punën titanike të ringritjes së saj, duke mbajtur dhe ruajtur ekuilibrat fetarë. Fjalët publike të kryepeshkopit Anastas edhe në orët më të vështira të marrëdhënieve greko-shqiptare, janë fjalë pajtuese dhe nuk numërohen herët që ai u gjend në objektivin e pseudo-patriotëve tanë. Por nuk mbaron këtu... 
artikulli
Me indiferencën dhe bashkëfajësinë e elitës politike, u përpoqën ta vënë me shpatulla pas muri kreun e fesë ortodokse në Shqipëri. E quajnë "koloneli i zi i shërbimeve sekrete greke" dhe me keq akoma "kali i Trojës së ekspansionizmit grek", shkruan "Kathimerini". 

"Dikush mund të mendojë se mentaliteti i Hoxhës, me karakteristikat gri të dyshimit dhe sindromën e rrethimit kombëtar është një kujtim i trishtë, në një vend që ka ndihmën e plotë e të pakufizuar të fqinjit jugor dhe "armik", dmth Greqisë, por edhe në këto rrethana, kryepeshkopi shkoi në rrugën drejt BE-së. Mjerisht, veçse, sepse fanatizimi fetaro-patriotik është gjithmonë atje. Përdoret nga politika apo shërbimet e huaja për minimin e bashkëkzistencës paqësore dhe bashkëpunimit mes besimeve, që transmetojnë një imazh të tolerancës fetare në Shqipëri", thuhet në shkrim. 

Gazeta shton se në një kohë kur vendi tërheq shqetësimin ndërkombëtar për 'eksport' të xhihadistëve, nuk janë rastësore deklarata e ish-kreut të shërbimit sekret Fatos Klosi, sipas të cilit "rreziku nuk vjen prej fondamentalistëve islamikë, por nga fondamentalizmi i Anastasit". 

Duike përfunduar në shkrim thuhet se "këto ditë të njëjtat qarqe shpërthyen përsëri përballë të ashtuquajturës "rasës diabolike" të Anastasit, të cilin e konsiderojnë një pasues të "djallit anti-shqiptar" Shën Kozmait të Etolisë. Asnjë nga klerikët fetarë nuk është përballur me sulme të tilla. Pra shtrohet pyetja: Kush ka interes ta ekslipsojë kryepeshkopin Anastas në timonin e Kishës Ortodokse dhe në përgjithësi nga jeta fetare në Shqipëri? Bashkëjetesa harmonike e myslimanëve, katolikëve dhe e ortodoksëve, sigurisht jo!"
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LUSTRACIONI - NJË BEBE QË DUAN TA MBYTIN TË GJITHËNga BEN ANDONI (08.31.2014)
NDËRRON JETË NË MOSHËN 94 VJEÇARE ALBANOLOGU I SHQUAR PROFESOR SHABAN DEMIRAJ (08.30.2014)
MIRËNJOHJA  PËR NJERIUN DHE MËSUESIN REXHEP BALIAJ (08.30.2014)
ALBUMI I PIKTORIT - AKUAREL 4 NGA HELIDON HALITI (08.29.2014)
MAQEDONI - LIBRAT E MUZIKËS PA AUTORË SHQIPTARË (08.29.2014)
NIS RRUGËTIMIN NDËRKOMBËTAR 'HEROI' I LUAN KRYEZIUTFotoreportazh nga AJET NURO (08.29.2014)
FESTIVALI I GJINOKASTRËS DHE SHËMTUESIT E KOSTUMIT KOMBTAR  SHQIPTARNga FRITZ RADOVANI (08.29.2014)
PSE GJYKATA KUSHTETUESE E KA GABIM (SËRISH)Nga ANDREA LORENZO CAPUSSELA (08.29.2014)
EDI RAMA - EDHE NE MUND TA NDIHMOJMË EUROPËNFjala e kryeministrit në konferencën për Ballkanin Perëndimor zhvilluar dje në Berlin (08.29.2014)
BRAD PITT E ANGELINA JOLIE JANË MARTUAR (08.28.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]