E Premte, 04.19.2024, 07:49pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
'AMANET' SHKËLQEN NË MONTREAL
Nga AJET NURO, Montreal, Kanada

E Hënë, 09.01.2014, 03:47pm (GMT+1)


SONY DSC

Përgëzime Namik Ajazit dhe gjithë ekipit të tij për këtë film të arritur në të gjitha planet


 

Në kuadrin e Festivalit Botëror të Filmit të Montrealit, që ka filluar më 21 gusht dhe që mbyllet në daten 1 shtator 2014, sot ishte radha e filmit të dytë në gjuhën shqipe atij të regjisorit Namik Ajazi. Kur filmi ka mbaruar dhe salla duartroket, mund të thuash për të dy filmat shqiptarë, (filmi tjeter ishte ai i regjisorit Luan Kryeziu "Heroi") mision i plotësuar. Nuk ka se si të mos ndihesh krenar që kinemaja shqipfolëse po bëhet më e pjekur dhe konkuron me dinjitet në konkurse ndërkombëtare.

 

Para shfaqjes së AMANET, interesi ka qenë i madh për shkak të temës që është ajo e represionit në regjimin kominist në një periudhë të caktuar siç ishte ai i fillimit të viteve '80 të shekullit të kaluar kur makina e dhunës komuniste u sul pa mëshirë për eliminuar klanet rivale në vet kupën komuniste.

 Amanet

 Sipas autorit, filmi është « amanet » dhe jo « amaneti » sepse ai, amaneti, nuk u realizua kurr. Aludimi i autorit është se kurr nuk shkoi amaneti i të persekutuarve në vend. Amanet apo amaneti, ai ia arrin qëllimit të n'a sjell me një vërtetësi të jashtëzakonshme periudhën e gjuetisë së shtrigave apo atë të spastrimeve në parti dhe në organet e shtypjes si në ministrinë e brendëshme, sigurim dhe ushtri.

Regjia

 Namik Ajazi ia ka dal që të n'a sjell dramën e ngjarjeve të fundit të vitit 1981 me emocion dhe të parë nga « brenda », nga ata që kishin « ngrënë » të tjerët dhe tash duhet të ishin nga ana e tytre viktimë e atij mekanizmi që të gjithë i bënte armiqë të klasës veç njërit... Filmi nga fillimi gjer në fund ka emocione dhe të mban të mbërthyer dhe mund të them se është i paparashikueshëm. Filmi është një dramë që është edhe drama e shqiptarëve për 45 vjetë. Ndonëse për atë periudhë është shkruar e stërshkruar, filmi ka patur guximin të n'a e paraqes Shqipërinë e asaj kohe nga një kënd i veçantë që është rënia nga kupola komuniste në ferrin që ishte i destinuar për armiqtë. Në Shqipërinë e diktaturës së proletariatit pushteti ishte në dorën e popullit por, kur edhe numri 2 i regjimit vritet apo vetvritet pyetja që shtrohet është, kush mund të kishte imunitet në atë regjim, kush mund të ishte pjesë e popullit në pushtet. Përgjigja është e hidhur, askush...veç njërit... Skenar i Ruzhdi Pulahës besoj se e ka ndihmuar realizatorin e filmit në kalimin e mesazhit që ai ka dashur të përcjell tek publiku.

 Loja e aktorëve

 Myzafer Ziflaj në rolin e Mentor Hasës

Myzafer Ziflaj në rolin e Mentor Hasës

Myzafer Ziflaj ka bërë një rol të shkëlqyer dhe të besueshëm. Po ashtu edhe aktorët e tjerë të rinjë apo dhe të një brezi më të avancuar si Eva Alikaj.

 Kostumografia

Filmi n'a sjell me saktësi veshjet dhe simbolet e kohës që nga makinat, targat, ndërtesat, uniformat ushtarake apo dhe veshjet e kohës, miniera... Ndonëse nga ajo periudhë na ndajnë vetëm 25 vjetë, sjellja e asaj periudhe me të gjitha simbolet e saj përbënë vështirësi që realizatorët e filmit ia kanë dal t'i tejkalojnë.

 Muzika e filmit është një element që ndikon në suksesin e filmit. Ajo i përgjigjet temës së filmit dhe ndihmon për të mbajtur në mënyrë të vazhdueshme tensionin që të ofron filmi me dramën e tij.

 Realitet shqiptar edhe në Festivalin Botëror të Filmit në Montreal

 Pjesmarrja e këtij filmi si film konkurues është për t'u përshëndetur dhe do të donim që ai të vlerësohej si duhet. Por, të vjen keq që asnjë nga realizatorët nuk mundi të vinte për shkak të mos dhënies së vizave nga ambasada kanadeze në Romë. Realizatorët e filmit duhet të ishin në Montreal për të shoqëruar prodhimin e tyre pse jo për t'a shitur këtë fryt të talentit të tyre. Në fund të fundit, festivalet ndërkombëtare janë një dritare për të ofruar mundësinë e njohjes nga industria kinematografike e vendeve të tjera dhe mundësisht për të shitur idetë dhe, edhe filmin vetë. Edhe më keq, kur askush nuk e ngre zërin në mbrojtje të artistëve shqiptarë. Kanadaja ka rregullat e veta në dhënien e vizave dhe duhet të ketë arsyet e veta por fati I kulturës shqiptare nuk lihet në dorën e një funksionari të amabasadës kanadez në Rome. Shteti shqiptar, ministria e kulturës, duhet të gjej një zgjidhje, nëse duam që edhe ne të jemi të barabartë me të tjerët, që edhe ne të paraqitemi denjësisht nëpër festivale botërore.

 

Pavarësisht nëse filmi shqiptar do të fitoj ndonjë çmim apo ndonjë njohje nga organizatorët, ai fitoi simpatin e publikut shqiptar por dhe atij të huaj. Një kanadeze me origjinë rumune që e takuam rastësisht në shfaqjen e filmit, kishte ardhur për të parë filmin shqiptar vetëm e nisur nga tema e filmit. Në fund të filmit ajo n'a u shpreh me fjalët më të mira për të. Prandaj do të doja t'i shprehja përgëzimet më të sinqerta Namik Ajazit, regjisorit dhe gjithë ekipit që bëri të mundur xhirimin e këtij filmi duke i uruar suksese të mëtejshme si filmit edhe autorit me filma të tjerë.

Ajet Nuro

 Montreal, Kanada

30 gusht 2014

Thanë për filmin:

Z. Shpori me familjen pas shfaqjes së AMANET
Z. Shpori me familjen pas shfaqjes së AMANET

Rikard Shpori: Ishte nje kenaqesi shumë e madhe per mua dhe familjen time qe z. Ajet Nuro na ftoi ne premieren e filmit shqiptar AMANET, te regjisorit Namik Ajazi. Ishte nje film interesant dhe shum prekës qe pasqyronte te verteten e hidhur te vitit 1981 , te asaj kohe te sistemit komunist që pasqyronte vrasjen e ish kryeministrit te asaj kohe Mehmet Shehu dhe klanit i tij. Filmi rrefente historine e nje funksionari te larte te Sigurimit i cili po priste fundin ashtu si dhe ai ua kishte pregatitur dikur te tjereve. Ky film na çoi ne nje atmosfere 30 vjet mbrapa, me punen e shkelqyer qe kishin bere realizuesit dhe interpretuesit e filmit. Uroj qe ky film me gjithe kete punë te madhe dhe cilësore te mari çmimin qe meriton. Rikard SHPORI

Ermir Dardha, Montreal, Kanada
Ermir Dardha, Montreal, Kanada

Ermir Dardha: Filmi Amanet, është një ndër filmat shqiptar më të bukur që kam parë të realizuar në vitet e fundit. Kjo për disa arsye:

E para, tema aktuale është e freskët edhe sot, si pastrimi nga krimet e Shqiperisë së viteve 1942-1990, realizimi e kthimi në veshjet apo ambjentet e atyre viteve është i arritur gjithashtu, ndërsa pamjet fantastike me plan të gjerë dhe pompoze s'kishin si të vinin ndryshe aq bukur nga drejtori i fotografisë i cili ka qenë i njëjti me Filmin e famshëm Italian "Oktapodi", muzika e përzgjedhur dhe aktoret gjithshka në perfeksion.

E dyta, filmi mundohet të shpjegoj shfarosjet e njëpas-njëshëm të armiqve imagjinar të sajuar, internimet dhe burgimet e inskenimet, ku edhe brenda udhëheqjes së lartë jepen si diçka normale. Ku të gjithë janë të pambrojtur.

E treta, e fundit dhe më e rëndësishmja dy janë mesazhet me te forta qe deshiron te përcjellë ky film, një që e "vërteta triumfon" edhe në sistemet e diktaturat më të hekurta në botë dhe kjo vjen me sakrifica të medha, me humbje jetësh të pafajshme. Dy, ky film vjen si një thirrje e fortë për kërkesë faljeje ndaj mëkateve të kryera në ato vite. Ermir Dardha

AJET NURO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUR FILLON TË SHUHET KLASA E MESME E CILA ËSHTË ROJË E DEMOKRACISË, ATËHERË I LËSHOHET VENDI ANARKISËKoment nga SKËNDER MULLIQI (09.01.2014)
TË SHKARKOHEN MENJËHERË FULLHAJNËT E BORDIT DREJTUES TË BANKËS SË SHQIPËRISË!Nga ENRIKO CEKO (09.01.2014)
SUEDIA, FINLANDA - MË PAK NEUTRALITET, MË SHUMË SIGURINga PETRIT HALITI (09.01.2014)
'MADE IN KOSOVA' NË EVROPË (08.31.2014)
'KATHIMERINI' KËRCËNON SE DO TË MINOHET MË TEJ HARMONIA FETARE NË SHQIPËRI (08.31.2014)
LUSTRACIONI - NJË BEBE QË DUAN TA MBYTIN TË GJITHËNga BEN ANDONI (08.31.2014)
NDËRRON JETË NË MOSHËN 94 VJEÇARE ALBANOLOGU I SHQUAR PROFESOR SHABAN DEMIRAJ (08.30.2014)
MIRËNJOHJA  PËR NJERIUN DHE MËSUESIN REXHEP BALIAJ (08.30.2014)
ALBUMI I PIKTORIT - AKUAREL 4 NGA HELIDON HALITI (08.29.2014)
MAQEDONI - LIBRAT E MUZIKËS PA AUTORË SHQIPTARË (08.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]