'AMANET' SHKËLQEN NË MONTREAL Nga AJET NURO, Montreal, Kanada
E Hënë, 09.01.2014, 03:47pm (GMT1)
Përgëzime Namik Ajazit dhe gjithë ekipit të tij për këtë film të arritur në të gjitha planet
Në
kuadrin e Festivalit Botëror të Filmit të Montrealit, që ka filluar më
21 gusht dhe që mbyllet në daten 1 shtator 2014, sot ishte radha e
filmit të dytë në gjuhën shqipe atij të regjisorit Namik Ajazi. Kur
filmi ka mbaruar dhe salla duartroket, mund të thuash për të dy filmat
shqiptarë, (filmi tjeter ishte ai i regjisorit Luan Kryeziu "Heroi")
mision i plotësuar. Nuk ka se si të mos ndihesh krenar që kinemaja
shqipfolëse po bëhet më e pjekur dhe konkuron me dinjitet në konkurse
ndërkombëtare.
Para
shfaqjes së AMANET, interesi ka qenë i madh për shkak të temës që është
ajo e represionit në regjimin kominist në një periudhë të caktuar siç
ishte ai i fillimit të viteve '80 të shekullit të kaluar kur makina e
dhunës komuniste u sul pa mëshirë për eliminuar klanet rivale në vet
kupën komuniste.
Amanet
Sipas
autorit, filmi është « amanet » dhe jo « amaneti » sepse ai, amaneti,
nuk u realizua kurr. Aludimi i autorit është se kurr nuk shkoi amaneti i
të persekutuarve në vend. Amanet apo amaneti, ai ia arrin qëllimit të
n'a sjell me një vërtetësi të jashtëzakonshme periudhën e gjuetisë së
shtrigave apo atë të spastrimeve në parti dhe në organet e shtypjes si
në ministrinë e brendëshme, sigurim dhe ushtri.
Regjia
Namik
Ajazi ia ka dal që të n'a sjell dramën e ngjarjeve të fundit të vitit
1981 me emocion dhe të parë nga « brenda », nga ata që kishin « ngrënë »
të tjerët dhe tash duhet të ishin nga ana e tytre viktimë e atij
mekanizmi që të gjithë i bënte armiqë të klasës veç njërit... Filmi nga
fillimi gjer në fund ka emocione dhe të mban të mbërthyer dhe mund të
them se është i paparashikueshëm. Filmi është një dramë që është edhe
drama e shqiptarëve për 45 vjetë. Ndonëse për atë periudhë është shkruar
e stërshkruar, filmi ka patur guximin të n'a e paraqes Shqipërinë e
asaj kohe nga një kënd i veçantë që është rënia nga kupola komuniste në
ferrin që ishte i destinuar për armiqtë. Në Shqipërinë e diktaturës së
proletariatit pushteti ishte në dorën e popullit por, kur edhe numri 2 i
regjimit vritet apo vetvritet pyetja që shtrohet është, kush mund të
kishte imunitet në atë regjim, kush mund të ishte pjesë e popullit në
pushtet. Përgjigja është e hidhur, askush...veç njërit... Skenar i Ruzhdi
Pulahës besoj se e ka ndihmuar realizatorin e filmit në kalimin e
mesazhit që ai ka dashur të përcjell tek publiku.
Loja e aktorëve
- Myzafer Ziflaj në rolin e Mentor Hasës
Myzafer
Ziflaj ka bërë një rol të shkëlqyer dhe të besueshëm. Po ashtu edhe
aktorët e tjerë të rinjë apo dhe të një brezi më të avancuar si Eva
Alikaj.
Kostumografia
Filmi
n'a sjell me saktësi veshjet dhe simbolet e kohës që nga makinat,
targat, ndërtesat, uniformat ushtarake apo dhe veshjet e kohës, miniera...
Ndonëse nga ajo periudhë na ndajnë vetëm 25 vjetë, sjellja e asaj
periudhe me të gjitha simbolet e saj përbënë vështirësi që realizatorët e
filmit ia kanë dal t'i tejkalojnë.
Muzika e
filmit është një element që ndikon në suksesin e filmit. Ajo i
përgjigjet temës së filmit dhe ndihmon për të mbajtur në mënyrë të
vazhdueshme tensionin që të ofron filmi me dramën e tij.
Realitet shqiptar edhe në Festivalin Botëror të Filmit në Montreal
Pjesmarrja
e këtij filmi si film konkurues është për t'u përshëndetur dhe do të
donim që ai të vlerësohej si duhet. Por, të vjen keq që asnjë nga
realizatorët nuk mundi të vinte për shkak të mos dhënies së vizave nga
ambasada kanadeze në Romë. Realizatorët e filmit duhet të ishin në
Montreal për të shoqëruar prodhimin e tyre pse jo për t'a shitur këtë
fryt të talentit të tyre. Në fund të fundit, festivalet ndërkombëtare
janë një dritare për të ofruar mundësinë e njohjes nga industria
kinematografike e vendeve të tjera dhe mundësisht për të shitur idetë
dhe, edhe filmin vetë. Edhe më keq, kur askush nuk e ngre zërin në
mbrojtje të artistëve shqiptarë. Kanadaja ka rregullat e veta në dhënien
e vizave dhe duhet të ketë arsyet e veta por fati I kulturës shqiptare
nuk lihet në dorën e një funksionari të amabasadës kanadez në Rome.
Shteti shqiptar, ministria e kulturës, duhet të gjej një zgjidhje, nëse
duam që edhe ne të jemi të barabartë me të tjerët, që edhe ne të
paraqitemi denjësisht nëpër festivale botërore.
Pavarësisht
nëse filmi shqiptar do të fitoj ndonjë çmim apo ndonjë njohje nga
organizatorët, ai fitoi simpatin e publikut shqiptar por dhe atij të
huaj. Një kanadeze me origjinë rumune që e takuam rastësisht në shfaqjen
e filmit, kishte ardhur për të parë filmin shqiptar vetëm e nisur nga
tema e filmit. Në fund të filmit ajo n'a u shpreh me fjalët më të mira
për të. Prandaj do të doja t'i shprehja përgëzimet më të sinqerta Namik
Ajazit, regjisorit dhe gjithë ekipit që bëri të mundur xhirimin e këtij
filmi duke i uruar suksese të mëtejshme si filmit edhe autorit me filma
të tjerë.
Ajet Nuro
Montreal, Kanada
30 gusht 2014
Thanë për filmin:
- Z. Shpori me familjen pas shfaqjes së AMANET
Rikard Shpori: Ishte
nje kenaqesi shumë e madhe per mua dhe familjen time qe z. Ajet Nuro na
ftoi ne premieren e filmit shqiptar AMANET, te regjisorit Namik Ajazi.
Ishte nje film interesant dhe shum prekës qe pasqyronte te verteten e
hidhur te vitit 1981 , te asaj kohe te sistemit komunist që pasqyronte
vrasjen e ish kryeministrit te asaj kohe Mehmet Shehu dhe klanit i tij.
Filmi rrefente historine e nje funksionari te larte te Sigurimit i cili
po priste fundin ashtu si dhe ai ua kishte pregatitur dikur te tjereve.
Ky film na çoi ne nje atmosfere 30 vjet mbrapa, me punen e shkelqyer qe
kishin bere realizuesit dhe interpretuesit e filmit. Uroj qe ky film me
gjithe kete punë te madhe dhe cilësore te mari çmimin qe meriton. Rikard
SHPORI
- Ermir Dardha, Montreal, Kanada
Ermir Dardha: Filmi Amanet, është një ndër filmat shqiptar më të bukur që kam parë të realizuar në vitet e fundit. Kjo për disa arsye:
E para,
tema aktuale është e freskët edhe sot, si pastrimi nga krimet e
Shqiperisë së viteve 1942-1990, realizimi e kthimi në veshjet apo
ambjentet e atyre viteve është i arritur gjithashtu, ndërsa pamjet
fantastike me plan të gjerë dhe pompoze s'kishin si të vinin ndryshe aq
bukur nga drejtori i fotografisë i cili ka qenë i njëjti me Filmin e
famshëm Italian "Oktapodi", muzika e përzgjedhur dhe aktoret gjithshka
në perfeksion.
E dyta,
filmi mundohet të shpjegoj shfarosjet e njëpas-njëshëm të armiqve
imagjinar të sajuar, internimet dhe burgimet e inskenimet, ku edhe
brenda udhëheqjes së lartë jepen si diçka normale. Ku të gjithë janë të
pambrojtur.
E treta, e
fundit dhe më e rëndësishmja dy janë mesazhet me te forta qe deshiron
te përcjellë ky film, një që e "vërteta triumfon" edhe në sistemet e
diktaturat më të hekurta në botë dhe kjo vjen me sakrifica të medha, me
humbje jetësh të pafajshme. Dy, ky film vjen si një thirrje e fortë për
kërkesë faljeje ndaj mëkateve të kryera në ato vite. Ermir Dardha
AJET NURO
|