E Enjte, 03.28.2024, 10:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
POLONIA HUMB KRYEMINISTRIN, EVROPA FITON PRESIDENTIN
Nga ERDA CANI

E Martë, 09.02.2014, 06:43am (GMT+1)



Më 1 Maj 2004, Varshava së bashku me 9 kryeqytete të tjera të ish bllokut komunist festonte një nga ngjarjet më domethënëse të historisë së saj të lirisë, hyrjen në Bashkimin Europian. Ëndra europiane materializohej para syve të qytetarëve të ish bllokut komunist dhe një fitore e madhe e proçesit të gjatë të transformimeve bëhëj realitet. Këtë herë era që frynte nga lindja drejt Europës nuk kishte më shijen e hidhur të Luftës së Ftohtë por freskinë e ndryshimit e vizionin frymëzues të solidaritetit.


Rrugëtimi i këtyre vendeve në Bashkimin Europian përbën një shëmbull të denjë për tu ndjekur dhe një vërtetim të mëtejshëm së zgjerimi i BE-së në perimetrin e tij gjeopolitik është një trend jo vetëm i domosdoshëm por dhe mjaft i dobishëm dhe frytdhënës për të dyja palët. Sot pas 10 vitësh në BE, blloku i vendeve të reja anëtare tregojnë me ecurinë e tyre se jo vetëm janë pjesëtarë të denjë të këtij unioni por kanë arritur pjekurinë e duhur institucionale, politike dhe profesionale për të marrë përgjegjësinë edhe të drejtimit të organeve të rëndësishme të tij.

Nga vizioni i lirisë së Solidarnosc na vjen sot pas vetëm 10 vitësh i sapozgjedhuri President Këshillit Europian, Kryeministri i Polonisë Donald Tusk. Drejtues i një prej partive më të mëdha të vendit pësëdhjëtë e shtatë vjeçari Donald Tusk, që nga viti 2007 mban funksionin e kryeministrit të Polonisë dhe pa frikë mund të cilësohet si një nga kryeministrat më të suksesshëm të BE-së. Për shtatë vjet me radhë ai ka drejtuar një vend të rëndësishëm e me potencial të madh duke realizuar një rritje ekonomike të vazhdueshme në një kohë kur vendet e eurozonës përjetonin një prej krizave më të mëdha financiare që çuan deri në lëkundjen e vizionit të BE-së dhe vunë në dyshim efektivitetin dhe funsionalitetin e strukturave të saj. Si asnjë kryeministër tjetër në BE, Tusk arriti të rizgjidhet për një kadencë të dytë në 2011 duke konsoliduar kështu pozicionin e tij prej lideri të padiskutueshëm jo vetëm në arenën politike të Polonisë por edhe atë Europiane.

Fillimisht kur mori detyrën e kryeministrit, Donald Tusk krijoi idenë e një politikani jo të mirë orientuar në çështjet ndërkombëtare. Në qarqet diplomatike kjo u reflektua sidomos gjatë përiudhës së rivalizimit të brendshëm me Presidentin Lech Kaczyñski, i shfaqur kryesisht në pamundësinë e përcaktimit se cili prej tyre kishte rolin kryesor në përfaqësimin e Polonisë në samitet dhe takimet ndërkombëtare. Këto rivalizime të ashpra sollën dhe në moskoordinimin e mirë të veprimeve dhe detyrave gjatë përgatitjes së vizitës të Presidentit Kaczyñski dhe 94 anëtarëve të politikës dhe elitës polake e cila përfundoi tragjikisht me rënien e avionit presidencial aksidentalisht në Smoleñsk të Rusisë.
Donald Tusk u përball për herë të parë në mënyrë frontale në arenën ndërkombëtare në fund të vitit 2013 teksa nëpërmjet telefonit në mënyrë të drejtpërdrejtë kritikoi kryeministrin britanik David Cameron ndaj deklaratave të ashpra kundër hapjes së tregut të punës për vendet e reja anëtare. Sot David Cameron është kthyer në një nga mbështetësit më të fortë të kryeministrit polak. Gjatë këtyre viteve si kryeministër ai ka ndërtuar një komunikim mjaft të mirë dhe një raport solid besimi e respekti reciprok me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kjo do të përbëjë një avantazh të madh në punën e tij të mëtejshme.

Një nga sukseset më të mëdha të Donald Tusk dhe gjithë qeverisë polake është realizimi mjaft i suksesshëm i Presidencës së BE në vitin 2011, edhe pse presidenca konçidonte me zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Megjithëse Traktati i Lisbonës ka ulur ndjeshëm rolin e vendeve që mbajnë presidencën e BE-së, Polonia arriti me sukses të realizonte disa inicjativa të rëndësishme. Në kuadër të realiteteve të reja të krijuara në tabelën e shahut europian, padyshim më e rëndësishmja ishte organizimi i Samitit të Partneritetit Lindor i cili përforcoi insititucjonalisht interesin e BE-së ndaj vendeve përtej kufijve të saj lindor.

Situata e vështirë e krijuar në Ukrainë i dha atij mundësinë të jetë aktiv në forumet e BE-s duke forcuar në këtë mënyrë pozitën e Polonisë. Gjatë gjithë pjesës së parë të vitit 2014 Kryeministri Tusk ka vizituar kryeqytetet më të rëndësishme të Europës për ti njohur ato me kompleksistetin dhe vështirësinë e situatës dhe për ti bindur për pasojat e rënda të saj.
Padyshim që zgjedhja e Tuskut në këtë pozicion të rëndësishëm, përveçse një fitore e madhe personale përbën një vlerësim për Poloninë dhe arrtitjet e saj. Është kjo një dëshmi e rritjes së rolit të polakëve brenda strukturave të BE-së. Kujtojmë këtu që Parlamenti Europian u drejtua me sukses nga Jerzy Buzek në vitet 2009-2012, që një nga komisionerët më të rëndësishëm dhe më të suksesshmën në historinë ë BE-së është Janusz Lewandowski, dhe një nga Ministrat e Jashtëm më karizmatik dhe më premtues sot në Europë është pikërisht Rados³aw Sikorski. Sikorski ishte dhe rivali kryesor i shefes së re të diplomacisë europiane Fedrica Mogherini, por s'duhet harruar se në 2009 ai ishte favoriti kryesor për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATOs, të zënë më pas nga Rasmussen.

Zgjedhja e Donald Tuskut si President është hapi i parë i thyerjes së tabuve dhe praktikave të vendosjes në pozicione drejtuese të institucioneve të rëndësishme të BE-së dhe NATOs vetëm personalitete të ardhur nga vendet e vjetra anëtare apo nga SHBA. Bariera psikologjike e zyrtarëvë, opinionit publik dhe elitave politike nuk linte hapsirë që drejtimi i institucioneve të rëndësishme drejtuese t'ju lihej në dorë polakëvë, çekëvë, sllovakëvë apo vendeve balltike, por vetëm gjermanëvë, francezëve apo britanikëvë. Bariera psikologjike ishte dhe muri i fundit për tu shembur. 

Është e qartë që roli i Polonisë dhe vendeve të tjera të rajonit të Europës qëndrore dhe lindore nuk do të rritet automatikisht me marrjen e kësaj detyre të rëndësishme nga Tusk. Sesa influencë do të ketë ky funksion për rajonin do të varet shumë nga roli dhe stili i punës së zgjedhur nga vetë kryeministri por edhe sesi do të zhvillohen ngjarjet në këtë realitet tashmë tejet të vështirë. Zhvillimi i ngjarjeve në kufirin lindor të BE-së do të ndikojë në përcaktimin e tonit dhe funksionimin e ardhshëm të Europës, do të influencojë në rendin politik, ekonomik dhe ushtarak të kontinentit të vjetër.
Rusia, e rikthyer në rolin e saj të armikut dhe rivalit të BE-së dhe NATOs është sfida më ë madhe e Europës. Sfida e dytë është vetë fati i Ukrainës këtij vendi të madh por më një shtet të dobët dhe jofunksional i cili në mënyrë dramatike dëshiron të shkëputet nga ndikimi i Moskës dhe të jetë më pranë BE-së, në prag të pagimit të një çmimi mjaft të lartë për cdo vënd, luftën.

Përveç problemeve të reja Europa akoma nuk ka finalizuar relizimin e sfidave të vjetra. BE-ja nuk është shëruar plotësisht nga stanjacioni dhe kriza ekonomike. Rimëkëmbja ekonomike proçedon me ritme të ulta dhe papunësia mbetet në nivele të larta. Në këtë gjendje zgjedhja e Donald Tusk, kryeministrit të një vendi i cili edhe pse gjendet jashtë eurozonës ka arritur suksese të lavdërueshme ekonomike merr një simbolikë të veçantë. Disiplina finaciare dhe rritja ekonomike janë motot kryesore të Presidentit të ri të BE-së. Tusku në krye të organit më të lartë të BE-së përbën një argument më shumë kundër ndarjes së Europës në dy nivele. Ai do të mbështesë politikat liberale të tregut dhe do të luftojë për qëndrimin e Britanisë së Madhe brenda strukturave të BË-së. Donald Tusk ka nevojë për Britaninë e Madhe si një aleat i fuqishëm për zgjidhjen e situatës në Ukrainë e për këtë mund të shfrytëzojë edhe komunitetin e madh polak që jeton nën qeverisjen e David Cameron. 

Në Europë mbeten akoma të pazgjidhura çështjet energjitike. Polakët kanë folur gjithmonë për solidaritetin energjitik i cili do ta çlironte më në fund Europën lindore nga shantazhet energjitike të Rusisë. Gjithashtu në Europë nuk është kristalizuar akoma një vizion i qartë për sa i përket organizimit të brendshëm BE-së, nësë ky bashkim shtetesh do të vazhdojë të funksionojë nën këtë strukturë apo proçeset intëgruese do të thellohen duke shkuar drejt skemës së një federate.

Për sa i përket rajonit tonë dhe prespektivës Europiane të Shqipërisë, zgjedhja e Donald Tusk në pozicionin e Presidentit të BE-së është për tu përshëndetur dhe mirëpritur. Donald Tusk vjen nga një vend i ish bllokut komunist që më mirë se të tjerët i kupton problemet dhe vështirësitë e transfomimit por dhe që përbën një shembull të jashtëzakonshëm suksesi dhe ndryshimi falë përkushtimit për përmbushjen e standarteve të BE-së. Ai është një pro- europian i bindur dhe një promotor i idesë që e ardhmja e BE-së nuk është tkurrja por zgjerimi. Ashtu siç thotë në deklaratën e tij të parë për shtyp, ai vjen nga një vend ku 80 % e popullsisë beson te BE-ja dhe nuk kërkon ose shikon asnjë alternativë tjetër jashtë saj. Kurse në aspektin bilateral vendet tona gëzojnë një miqësi dhe mbështetje të madhe. Mund të përmendim këtu që Polonia ka dhënë një mbështetje pa kushte për futjen e Shqipërisë në NATO dhe është një nga vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Një nga shprehjet më domethënëse të deklaratës së tij të parë është: Europa ma sens (Europa ka kuptim).

Sigurisht për vetë situatën e krijuar në Ukrainë, interesave strategjikë të Polonisë si kufiri lindor i Europës dhe roli që ky vend kërkon të marrë si lider i Europës qëndrore dhe lindore, fokusi i Presidentit të ri do të jetë kryesisht i përqëndruar në atë çfarë po ndodh dhe sesi do të zhvillohen ngjarjet në Ukrainë. Në saj të pozicionit të tij, Tusk do të ketë mundësinë që të influencojë, ndalojë osë vonojë marrëveshje të mundshme të Rusisë me BE-në të bëra në kurriz të Ukrainës ose në dëm të vendeve të Europës lindore.

Mbetet për tu theksuar që mundësitë e Presidentit të BE-së janë të kufizuara dhe gjithshka duhet te arrihet në konsensus më të gjithë liderët e tjerë të unionit. Influenca e rolit të tij rrjedh jo nga proçedurat institucionale apo legjislative por kryesisht nga fakti se do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me liderët e të gjitha vendeve. Edhe pse ky funksion u konceptua në fillim si përgjigje ndaj pyetjes së famshme të Henry Kissinger (Nësë duhet ti telefonoj Europës, kujt duhet ti drejtohem?!), komptencat e kufizuara, Donald Tusk mund ti kompensojë me dy atute të tjera që kryeministri polak i ka me tepricë: personalitetin dhe ambicjen.

E duke njohur personalitetin e tij të fortë dhe aftësitë bindëse duket se era e ndryshimit sot në Bruksel ashtu si 10 vjet më parë vjen persëri nga Varshava.

Tirane 31/08/2014
ERDA CANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
'AMANET' SHKËLQEN NË MONTREALNga AJET NURO, Montreal, Kanada (09.01.2014)
KUR FILLON TË SHUHET KLASA E MESME E CILA ËSHTË ROJË E DEMOKRACISË, ATËHERË I LËSHOHET VENDI ANARKISËKoment nga SKËNDER MULLIQI (09.01.2014)
TË SHKARKOHEN MENJËHERË FULLHAJNËT E BORDIT DREJTUES TË BANKËS SË SHQIPËRISË!Nga ENRIKO CEKO (09.01.2014)
SUEDIA, FINLANDA - MË PAK NEUTRALITET, MË SHUMË SIGURINga PETRIT HALITI (09.01.2014)
'MADE IN KOSOVA' NË EVROPË (08.31.2014)
'KATHIMERINI' KËRCËNON SE DO TË MINOHET MË TEJ HARMONIA FETARE NË SHQIPËRI (08.31.2014)
LUSTRACIONI - NJË BEBE QË DUAN TA MBYTIN TË GJITHËNga BEN ANDONI (08.31.2014)
NDËRRON JETË NË MOSHËN 94 VJEÇARE ALBANOLOGU I SHQUAR PROFESOR SHABAN DEMIRAJ (08.30.2014)
MIRËNJOHJA  PËR NJERIUN DHE MËSUESIN REXHEP BALIAJ (08.30.2014)
ALBUMI I PIKTORIT - AKUAREL 4 NGA HELIDON HALITI (08.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]