E Premte, 04.19.2024, 10:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
DITA PUNËS NË AMERIKË...
Nga ILIR SECI

E Martë, 09.02.2014, 07:04am (GMT+1)



E Hena e pare e muajit shtator festohet si Dita e Punes ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes... Eshte feste kombetare... Pas pushimeve te veres,ne prag te fillimit te shkolles per gjithe moshat, nga femijet e kopshtti e deri te universitaret,familjet sot te gjithe kalojne diten bashke te gjjthe si familje...si i thone ne anglisht "Family Time"...Ne pragun e nje viti tjeter shkolle dhe Pune!

Nje praktike krejt ndryshe nga sa jemi mesuar me paradat dhe pompozitetet e 1 Majit...Festimi i Dites se Punes ne Perendim ka te beje me perceptimin e perendimoreve mbi punen...Per vite me rradhe sa kam jetuar ne Perendim kam pare qe njerezit me se pari kane Respekt per Punen!Nje Respekt krejt i natyrshem dhe jo i shtirur siç jemi mesuar ne vendin tone nga koha e punes per kooperativa apo ndermarrje shteterore ku punohej sipas motos "Shteti ben sikur na paguan e ne bejme sikur punojme!"...Respektin ndaj punes Perendimoret e kane jo vetem nga fakti qe ne Perendim puna paguhet me mire!Ne fakt e kam verejtur se njerezit ketu e vleresojne punen ...Here pas here i degjon amerikanet te thone: "I need this job!",ose "A job is a job!",qe shqip i bie ,"Me duhet kjo Pune!",dhe "Puna eshte Pune!"...

Lidhur me respektin Perendimor ndaj punes po sjell dy shembuj mjaft domethenes qe kam hasur ne shtyp...

Shembulli i pare qe me kujtohet eshte i vitit 2000,kur jetoja ne Londer dhe mbaj mend qe pata lexuar ne gazeten "London Evening Standard" nje shkrim per nje aktor profesionist te Teatrit te Londres i cili bente nje punen te dyte si shofer autobusi ne linjen 83 ne Londer!?...Aktori ishte mjaft i njohur ne boten e teatrit e punonte shofer ne turnin e nates ne linjen 83 pasi ne Londer autobusat jane 24 ore pa nderprerje...I pyetur nga gazetari se perse e bente kete Pune,aktori i pergjigjej se e bente per dy arsye :"E para me duhen sterlinat,me pelqen te jetoj mire e paga e aktorit nuk mjafton per kerkesat dhe e dyta kjo Pune me vjen per shtat si aktor per rolet e mia pasi njoh plot njerez ne autobus keshtu qe mesoj duke vezhguar plot karaktere!"...

Shembulli i dyte eshte me aktorin e kinemase Tom Selleck te cilin e kam degjuar ne nje interviste ne TV tek tregonte vete se si per nje periudhe kohe midis disa roleve ne filma "kishte punuar si punetor krahu"...shprehimisht thoshte: "Thanks God I was handy and knew how to fix things so i fixed the landlords roof and that way I paid my  rent in Hawaii",shqip "Faleminderes Zotit qe me vinte ne doresh te ndreq gjera keshtu qe ja rregullova çatine te zotit te shtepise e ne ate menyre pagova qerane ne Havai"...Mjaftojne  keta dy shembuj per te pare diferencen e madhe qe ekziston ne perceptim midis Perendimit dhe Lindjes ish-komuniste!Ne vendet ish-komuniste deri edhe sportelisti, shitesi i biletave te teatrit apo kinemase e mendonte veten te perndritur nga qenia "Intelektual" dhe njeri qe nuk merret me pune dosido...!?Pa fole pastaj per aktoret e teatrove te Lindjes qe me zor bindeshin edhe te luanin rolet e shofereve apo punetoreve te krahut dhe jo me te beheshin te tille ne jete!?...Do konsiderohej si fundi i botes nese "Artistet e Popullit" do detyroheshin te paguanin qerane duke ndrequr çatine e pronarit te shtepise ku jetonin!?...

...Kurse ne Perendim ka plot shembuj njerezish te famshem qe nuk ja kane pertuar kurre punes...Presidenti Xhorxh Bush,(Plaku) ne biografine e vet tregon se si ka punuar qe ne shkolle te mesme kur paguhej qe te shperndante gazeten neper lagje!Apo Bill Klinton qe shkruan ne biografine e vet sa ishte pezmatuar ne nje rast kur nuk e kishin pranuar ne Pune si recepsionist ne Plaza Hotel ne Manhattan,pasi nuk u ishte dukur bindes!?...E plot tjere!Eshte perceptim katerciperisht i ndryshem nga perceptimi ne Lindjen ish-komuniste...

Krejt ndryshe ishte mendesia e Lindjes ish-komuniste sepse ishte mendesi e krijuar si rezultat i sistemit te deshtuar ekonomik qe bazohej ne punen me norme.Rezultati ishte i tille sepse njerezit asnjehere nuk ishin te motivuar qe te punonin me shume pasi Puna me ore gjata perveç drobitjes nuk sillte gje tjeter...asnje lloj perfitimi material!...Ironia ishte se thuajse si per ta ngordhur fare nervin e punes ne dekaden e fundit te sistemit komunist nisen te japin flete-nderi e flete-lavderimi si shperblim per punen e mire!?...Njerezit nisen pastaj te pershtaten me kushtet dhe perperceptimi masiv ishte "Kam nje pune per se mbari!...Punoj nje vend pellumbash!"...Domethene nuk bente asgje!Ashtu njerezit i benin bisht sa mundeshin punes sepse si e theksuam me lart shkohej sipas motos: "Shteti ben sikur paguan dhe ne bejme sikur punojme!"...Per pasoje u krijua nje sistem i permbysur vlerash si rezultat i çoroditjes ekonomike me emrin ekonomi socialiste...Çoroditja e tille ekonomike solli edhe çoroditjen sociale per pasoje lulezuan veset e çdo sistemi te degraduar siç jane;Dembelizmi dhe Hajduteria masive!...Keto jane rezultat i drejteperdrejte i eksperimentit te marrë me emrin ekonomi socialiste!Dukurite e dembelizmit dhe vjedhjes verehen kudo ne bote,edhe ne Perendim por ne tjera raporte,domethene ne nivele te atilla qe mbahen nen kontroll dhe nuk rrezikojne vete sistemin...Kurse ne sistemin socialist ishte shume e veshtire te gjeje nje njeri qe nuk vidhte ose qe nuk i bishtenonte punes!?...

Ballafaqimi me boten Perendimore mbas vitit 1990 pastaj e tregoi me qarte shemtine e  socialist sepse shume shqiptare te mesuar ne ate sistem hileqar menjehere sa dolen ne perendim nisen te kerkojne menyrat me te lehta te te fituarit!Disa u dhane pas fitimeve te menjehershme,pra jo te ligjshme,disa tjere mbas te jetuarit qyl domethene ne format me parazitare te mundshme,ndihmat sociale te shteteve ku kerkuan azil dhe menjehere nisen te luajne me sistemin!...Shtete te mira per shume shqiptare ishin dhe mbeten ato shtete "Qe kane sistem social!Qe te paguajne shtepi e ushqime pa punuar!"...Nuk kane qene gjithmone keshtu shqiptaret ne fakt!Njerezit kane punuar perpara kohes se marrezise kolektive me emrin  socializem...Kane punuar sepse kishin token e tyre,gjene e tyre dhe kujdeseshin per Mallin e vet!...

Tregtaret qytetare shkodrane para ardhjes se komunizmit i mesonim femijet e tyre me ndjenjen e punes qe te vegjel...Çdo tregtar zotni Shkodre e dergonte djalin e vet shegert te nje tjeter tregtar te cilin e kishte Mik dhe me te cilin ishte marre vesh qe te mos e kursente por ta mundonte sa duhej!Ashtu ua mesonim me mire te bijve te njeri-tjetrit zanatin pasi qe vete si prinder u dhimbseshin femijet sikur ti fusnin ne pune!...

Kur ekonomia amerikane u godit nga kriza ne vitin 2008 plot ekonomiste nga shkollat me te mira mbeten pa Pune...kam lexuar ne ate kohe shume artikuj gazetash per ekperte qe kishin gjetur Pune tjera,krijonin klasa per pergatitje embelsirash,punonin si mesues private,punonin si dado,me nje fjale çdo lloj Pune...Perhere motoja: "Puna eshte Pune!","A job is a job!"...

Verejme me kenaqesi qe plot shqiptare ketu ne USA kane arritur mjaft duke punuar shume dhe kjo eshte shenje e mire se nese jane me te vertete te motivuar shqiptaret  arrijne çdo gje njesoj si amerikani apo evropiani!Kjo do te thote qe nuk ka asnje gje qe nuk shkon me shqiptarin si individ por problemi ne Atdhe eshte problem shoqeror dhe politik!Per fat te keq fryma shoqerore mbizoteruese eshte ende ajo e trasheguar nga Sistemi socialist!Domethene te fituarit shoejt e ne rruge sa me te lehta duke i bishtenuar punes!..."Te kem nje dore te mire lekesh,te hap nje biznes e te bej palle pastaj!"-e degjon shpesh kete nga njerez ne çdo shtrese shoqerore?!...Te gjithe biznese nuk do hapin se kush do bleje pastaj!?...

Apo epidemia e ndertimeve...secili shqiptar enderronte te kishte hotelin e vet ne Bregdet apo ne Alpe duke harruar se perveç pronarit dikush  duhet te beje edhe pushuesin!?Fakti qe shqiptaret si individe arrijne sukses ne Perendim eshte shpresedhenes,nese duam te bejme ate vend atehere duhet te dalim nga rrethi vicioz i sistemit 50 vjeçar dhe te realizohemi si komb ne kushtet normale te ekonomise se tregut...
ILIR SECI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
POLONIA HUMB KRYEMINISTRIN, EVROPA FITON PRESIDENTINNga ERDA CANI (09.02.2014)
'AMANET' SHKËLQEN NË MONTREALNga AJET NURO, Montreal, Kanada (09.01.2014)
KUR FILLON TË SHUHET KLASA E MESME E CILA ËSHTË ROJË E DEMOKRACISË, ATËHERË I LËSHOHET VENDI ANARKISËKoment nga SKËNDER MULLIQI (09.01.2014)
TË SHKARKOHEN MENJËHERË FULLHAJNËT E BORDIT DREJTUES TË BANKËS SË SHQIPËRISË!Nga ENRIKO CEKO (09.01.2014)
SUEDIA, FINLANDA - MË PAK NEUTRALITET, MË SHUMË SIGURINga PETRIT HALITI (09.01.2014)
'MADE IN KOSOVA' NË EVROPË (08.31.2014)
'KATHIMERINI' KËRCËNON SE DO TË MINOHET MË TEJ HARMONIA FETARE NË SHQIPËRI (08.31.2014)
LUSTRACIONI - NJË BEBE QË DUAN TA MBYTIN TË GJITHËNga BEN ANDONI (08.31.2014)
NDËRRON JETË NË MOSHËN 94 VJEÇARE ALBANOLOGU I SHQUAR PROFESOR SHABAN DEMIRAJ (08.30.2014)
MIRËNJOHJA  PËR NJERIUN DHE MËSUESIN REXHEP BALIAJ (08.30.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]