VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LISTA E ZEZË E BANKËS DHE E MILIARDIERËVE - NUK DIHET NËSE JANË 53 APO 64 POLITIKANËT E ZHYTUR NË KRIM
Nga BASIR COLLAKU

E Martë, 09.02.2014, 09:11am (GMT1)




Sigurisht kjo eshte histori e thelle dhe emrat jane konkrete ne listat e sherbimeve financiare..Ndoshta te FMN apo Bankes Boterore, te sherbimeve partnere, te cilet ne kohe e krizes kane pasur akses te dhenash edhe ne erresiren e kasetave, te llogarive bankare, apo edhe te aseteve te mbivendosura neper shume vende te botes.

E ne keto sekrete per shumicen e qytetareve shtrihen hijet e pushtetit politik ne Shqiperi. Jane 53 apo 64 emra politikanesh shqiptare pronare te qindra milione eurove, sipas te dhenash te mundesuara nga burimet financiare ne rrenjet e parase ne Bote, aty ku tregjet kane nje inventar.

Ndoshta lista e Ballkanit u "dekonspirua" disi edhe nga deklarata muaj me pare e kryediplomatit amerikan John Kerry, teksa lajmeronte renien e demomracise ne vendet e Ballkanit, rritjen e autoritarizmit, blerjet e politikes dhe te medias. Pa u tjerre shume ne fantazi nese keto 53 apo 64 emra te pasurish i perkasin Shqiperise sipas gjasave, natyrisht veprimet nuk kane kaluar pa kene gjurme ne Banken e Shqiperise.

Kjo eshte nje dosje e madhe ku telashet duan njerez per ti mbuluar. E ndaj duhet menduar se ne kete vjedhje eshte zbuluar nje parcele e vogel ne perpjekjen per te mbuluar plantacionet. Prokurori i Pergjithshem ks wene certifikuesi zyrtar i pasurise se politikaneve kater vite me heret. Ne nje situate te re ai do jete ne kontradikte me veten dhe punen e tij cka mund ta kushtezoje te na binde per njeren nga periudhat. Qytetaret me normale jane te bindur se ne kete Liste nuk jane te zakonshmit, oor agallaret e politikes dhe pushteteve ne keto 24 vjet.

Urojme qe partneret me serioze e te forte SHBA te hapin kartat dhe atehere madheshtia e vjedhjes mund te rrezohet e ndeshkimi te gjeje autoret. Nese do mbetet vetem nje histori shqiptare, fatkeqesia ne pritje te zgjimit te qytetareve, do te beje me shume dem se sa mendja sjell..Nese Zoti rastis te flase nje ore shqip te lexoje keto emra dhe te rrefeje keto mekate te pashembullta financiare. Pastaj Lutjet do bejne te tyren mbi cdo Mekatar..Nje liste qe ka nisur te trembe shume emra..e sigurisht ne kete histori ka shume flokeperpjete qe e pandehin veten te medhenj e te forte, ka te tjere qe nuk lahen por hedhin gel flokeve per te qene njeperdorimsh..Harrojne se kane nje Gjykates te pameshirshem Zotin, qe mbron njeriun dhe jo fotokopjen e njeriut...
BASIR COLLAKU


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.