ARTAN SHKRELI - ZBULOHET NË KOMAN KISHA E SHEKULLIT VIII
E Martë, 09.02.2014, 04:39pm (GMT+1)
TIRANË-Arkitekti Artan Shkreli bën me dije se gjatë
gërmimeve në Koman është bërë një zbulim mbreslënës që lidh fiset
iliro-trake me fiset e reja arbnore.
"ZBULIM MBRESELENES - Verë
2014. Komani rezervon embrionet e kalimit të fiseve iliro-trake në fiset
e reja arbënore. Ky proces, sikurse edhe në vendet e tjera të Europës,
fillon me krijimin e bërthamave të para të jetës së re urbane (pas
shkatërrimit të rendit klasik) jetë që mbështillej rreth peshkopatave...
Po lindte Arbënia.
Në foto pamje nga një kishë e shek VIII zbuluar
në Koman nga misioni arkeologjik i drejtuar nga Etleva Nallbani, në
qendër të absides është zbuluar FRONI EPISKOPAL, tregues ky i një qyteti
të zhvilluar ipeshkvnor në lartësitë e maleve, në Dalmacë.
MBRESËLËNËSE!!!", shkruan Shkreli në Facebook duke postuar këtë foto.
www.voal-online.ch
|