VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TË MBRETËROJË ARSYEJA DHE MENÇURIA POLITIKE DUKE MOS DHËNË SHEMBULL TË KEQ
Koment nga SKËNDER MULLIQI

E Premte, 09.12.2014, 07:39am (GMT1)


  Prej se janë mbajtur zgjedhjet e fundit nacionale, në rrugë, në lokale, në ndeja në oda burrash, kryesisht bisedohet së si do të përfundon kjo odisejadë së kush do të dalë fitues, koalicioni apo PDK. Dhe ka gjithfarë komentesh, ato bëhen më së shumti nga këndi së kush në cilën parti graviton ose anon. Shumica janë zhgenjyer shumë më këtë gjendje te rende ekonomike. Shumica mendojnë së Thaqi e ka udhëhequr shtetin per dy mandate, dhe e ka kohën që të mbetet në opozitë. 

Ata që janë më realistë në politikë  mendojnë së rrotacioni i  pushtetit duhet të ndodhë gjithsesi, së vendi ka nevojë për ndryshime me pozitive. Por, natyrisht së edhe PDK-ja i ka përkrahësit e vet duke e arsyteuar qendrimin e Thaqit edhe për një mandat së vetëm ai mund ti qojë proceset përpara .PDK-ja  në çdo menyrë është duke tentuar të shkon në zgjedhje të reja nacionale duke e parë  që nuk mundësi ta formon qeverinë se ka mbetur e vetmuar.  Shumë çka do të sqarohet më 18 shtator.Të presim e të shohim , së teper  zgjati kjo punë duke kaluar ne monotoni .Mbasi qe koalicioni përmban vullnetin e shumicës , edhe rendi është qe kësaj radhe vendin ta drejton LAN bashkë me VV e cila duke iu bashkëngjitur koalicionit me disa kushte, duke e vertetuar keshtu  se i ka qendrimet parimore të saja .Haradinaj për 100 ditë sa ishte kryeminister ishte treguar i suksesshem ,  dhe  nuk do të ishte bër kiamti ti ipet rasti që atë rrugë të vazhdon . Nese shekuj me radhë është punuar që ta fitojmë lirinë dhe pavarësinë , tash shqiptarët e kan rastin historik të tregohen para botës demokratike edhe njëherë tjeter së dinë , duan dhe janë të zotet të bëjnë shtet ashtu siq duhet. Nuk ishte dashur kurrë ti lihet vend thënjës së shovenistve serbë së shqiptarët nuk janë të zotet të bëjnë shtet.  Zgjedhjet e deritashme  kryesisht ishin  demokratike me ndonjë defekt që nuk e ka prishur procesin zgjedhor.Prandaj , edhe tash kur vendi është futur bajagi në krizë politike , duhet të tregohemi shumë të menqur që ta tejkalojmë  gjendjën  për ti formuar  organet e reja të shtetit.Kemi mjaftë kuadro të afta  të cilët mund të përballën më sfidat që e presin Kosovën në të ardhmën.Nuk duhet lejuar që kuadrot e  mira qe i kemi të skajohen ose të largohen nga vendi. Duhet të vinë në shprehje njerëzit që i sherbejnë popullit e jo populli atyre.Ne sistemin demokratik burrshtetasit kryesisht janë njerëz që krijohen nga një shoqëri dhe të cilet  i shërbejnë  shoqërisë më besnikërin më të madhe.Nuk bën që lufta të bëhët për të fituar një post apo ndonjë titull , sa për ti pasur ato. Si duket politika tek ne është bërë më shumë marketing   , ndersa biznesi eshte bërë sferë e spekulimeve , ekonomia është shndrruar në iluzion, arsimi është bërë çështje sociale, ndërsa kultura ka mbetur  me shumë në duar të jo profesionistëve, dhe është shendrruar më shumë në shund.Nuk do të duhej të këtë vend për njerëzit e frustruar , apo për ata që janë futur në politikë rastësisht apo për ti realizuar interesat përsonale.Nese gjithqka që ndodhë nuk bëhët në menyrë transparente dhe të ndërshme , edhe shteti nuk mund të funksionon ashtu si duhet. Secili ka të drejtë ta shijon kënaqësinë që i sjellë shoqëria dhe shteti për të cilin janë angazhuar të gjithë në forma të ndryshme. Lumturia  është diçka përsonale , por që këtë lumturi e sjellë zhvillimi dhe prosperiteti i vendit.Shumë sakrifica janë ba që më në fund ta shijojmë lirinë dhe pavarësinë.Kjo nuk i lejon askujt ta vënë në peshore shtetin  për interesa  klanore , partiake , apo për të krijuar pushtet apsolut. Të gjithë duhet ti japim shtytje zhvillimit  të proceseve demokratike, e jo të bëhëmi pengesë e saj. Të angazhohemi që të realizohen kërkesat e popullit së shtetin e bën populli .Të krijojmë dhe të hapim horizonte të reja në vend që të sillemi në rreth vicioz.

    Përspektivat e reja mendoj unë hapën vetëm atëherë kur ta zgjerojmë dijën, të jemi unik dhe secili problem të zgjedhet me debate të ndryshme publike. Afirmimi I vlerave mund të bëhët edhe përmes mediave, përmes  programeve informative, portaleve , shoqërive civile qe janë të nevojshme për çdo shoqëri qe pretendon të jete demokratike etj.Të angazhohemi për të drejtat e popullit sado që dikujt i duket së kjo është një punë e kotë dhe jo pa rrezik.Prandaj, besoj se ne tubimin e deputetve do të mbretëron arsya mbi të gjitha duke mos i dhënë armiqëve tanë shekullor dhe miqëve tanë shembull të keq .Kosova ka pasur dhe ka shumë burra të medhnje të kombit të cilët historikisht kan bërë sakrifica për  të ardhur  deri  të  triumfi mbi Serbinë hegjemoniste.Kujtimi pë ata që ranë historikisht dhe amaneti i tyre nuk duhet të nepërkëmbet nga askush. Të gjithë detyrohemi  të falemi para atyre të cilët u flijuan për atdhe dhe komb...

SKËNDER MULLIQI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.