VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

16 vjetori i rënies së heroit Azem Hajdari
KRONIKA E NJË VRASJE TË PARALAJMËRUAR
Nga ILIR SECI

E Premte, 09.12.2014, 06:44pm (GMT1)



Me kete titull te novels se famshme te Markezit mund ta quajme Vrasjen e Azem Hajdarit 16 vjet me pare...Vrasja e tij u krye pas tre tentativave te meperparshme:

-1-Më 18 shtator të vitit 1997,mbetet i plagosur i qëlluar me pesë plumba ne Godinen e Parlamentit;
-2-Më 14 shkurt 1998, organizohet prita e Milotit nga forcat e policisë, të cilat qëlluan me breshëri plumbash në makinën e tij që për fat ishte e blinduar, ku përveç të tjerëve, ndodhej edhe djali i tij 14-vjeçar;
-3-Më 3 qershor 1998, në kohën që po mbështeste luftën në Kosovë, Azemit iu organizua një atentat nga forcat e policisë, të cilat e mbajtën të rrethuar 3 orë. Në këtë atentat mbeti i plagosur ish Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar Bardhyl Pollo;
-4-Më 12 shtator 1998 vritet pabesisht para selisë së Partisë Demokratike nga punonjes se policise se shtetit...


Azem Hajdari,(11 mars 1963 - 12 shtator 1998) hyri si meteor ne qiellin e politikes shqiptare ne Dhjetor 1990 duke u afirmuar si Lideri i Studenteve....Ishte kryetari i pare i Partise Demokratke,Partise se pare pluraliste ne Shqiperi qe nga vendosja e diktatures komuniste me 29 nentor te vitit 1944...Per jeten e tij te shkurter politike prej vetem 8 vitesh Azem Hajdari pati nje aktivitet qe la gjurme te thella...Sot 24 vjet mbas pluralizmit pasi kane dale ne siperfaqe shume nga prapaskenat e politikes post-diktatoriale mund te thuhet qe Azem Hajdari hyri ne skenen politike jashte parashikimeve te regjisoreve te Pluralizmit te vitit 1990!Kjo e spjegon faktin pse Azem Hajdari u luftua njesoj nga gjithe spektri politik i instaluar me kujdes nga Ramiz Alia... Sepse Azem Hajdari ishte perjashtim!... Ne vitin 1992 e mbajme mend kur pati thene ne Parlament: "Une di shume, ndaj duhet te zhdukem, jam viktima e kesaj diktature te re qe po instalohet. Ne rast se demokracia vjen ne kete menyre, mos ardhte kurre!Dhe ju demokracine po e sillni me shume dhimbje!"... Ndaj dhe e luftuan te gjithe...

E luftoi e para partia e vet, PD kryetari i pare i se ciles kishte qene,mjafton te shfletohen ne arkive artikujt e gazetave "RD" dhe "Albania" te viteve 1995 dhe 1996, vite kur Azem Hajdari u be objekt sulmi nga klanet korruptive qe kishin marre ne dore PD... Azem Hajdari ju kundervu kryeministrit te asaj kohe Aleksander Meksi dhe PD e Sali Berishes e shpalli armik! Mbas ngjarjeve famekeqe te vitit 1997 Azem Hajdarin e luftoi kulshedra plake PPSH me emrin e kthyer ne PS pasi Azem Hajdari denoncoi plot guxim ne parlament tradhetine e Fatos Nanos kryeministri I Shqiperise ne ate kohe i cili u takua ne Sllobodan Milloshevicin ne Krete! Vrasja e tij u krye nga punonjes te policise se shtetit! Sali Berisha me te tjeter ne krye te PD-se, partise qe Azemi e krijoi nuk e mbrojten duke e lene te ekspozuar... Sepse gjithe spektri politik shqiptar i dale nga mitra vrastare e PPSH-se e aprovoi kete vrasje!

Azemi erdhi ne skene politike jashte parashikimeve e ishte perjashtim.... Me vrasjen e tij moren fryme te lehtesuar te gjithe figurat e sjella ne skene nga Ramiz Alia ne vitin 1990... Azemi kishte emer e gezonte shume simpati e mbeshtetje ne mbare Shqiperine ndaj edhe e eleminuan!

Ate dite bashke me Azemin vritet edhe djali trim,Dibrani Besim Cerja truproje e Azemit,nje shembull besnikerie dhe burrerie qe duhet vleresuar sidomos ne kete kohe kur me te madhe synohet zhvleresimi i gjithshkaje me vlere ne shoqerine shqiptare...
 
ILIR SECI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.