E Enjte, 04.25.2024, 02:26am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
POLITIKA PA PARIME DHE INATI POLITIK
Nga HAMZË MORINA

E Shtunë, 09.13.2014, 05:14pm (GMT+1)


Duke jetuar jashtë, njeriut mund ti duket se në atdheun e tij gjërat po rrokullisen keq. Mendja racionale ma thotë se në Kosovë dhe përgjithësisht në trojet shqiptare, gjërat në fillim të këtij shekulli kanë lëvizur në drejtim të duhur në krahasim me shekullin e kaluar ku kishin ngecur keq ose ishin rrokullisur shpesh drejt greminës. Po a po rrjedhin ato në drejtim të cilin do ta dëshironim, kjo le për të dëshiruar. Shpesh të shkon mendja se kjo lëvizje zë në thua. Sidomos kur bëhet fjalë për raportet politike të brendshme, aq shpesh përkeqësohen sa ta merr mendja se ato nuk udhëhiqen nga mendje politike, por nga fuqi të lloj lloj kus klanesh që nuk kanë asgjë të bëjnë me parime politike të cilat në rend të parë do të kishin shtetndërtimin dhe mirëqenjen e qytetarit. Sa e meritojnë qytetarët e Kosovës këtë gjendje, sidomos këtë të krijuar pas zgjedhjeve dhe pas gjithë atyre sakrificave nuk do koment. Derisa po mendoja për efektet e kësaj politike ditore pa parime, të zhytur thellë në inatin meskin politik, mu kujtuan fjalët e një plaku nga Hade të cilin e pata njohur në vitet studenteske kur nga kurreshtja për të gjetur librin e Gj. Fishtes "Lahuta e Malsisë", takova njeriun që dinte përmendësh shumicën e vargjeve të epikës së Gjergj Fishtes. Në një interviste të mëvonshme në pyetjen se kur shqiptarët do ta gjejnë rrugën e lirisë dhe pavarësisë ai tha pos tjerash: "Atëherë kur shqiptarët para vetes do ta venë dijen e pas shpine do ta hudhin inatin, tash për tash ende kapitali i tyre është inati, me të cilin nuk shkohet përpara". Plaku ka ndërruar jetë dhe lahuta tash lexohet pa censurë, për çudi inati i shqiptarit ka qendruar dhe vazhdon të mbetet kapital i tij.

Digresionin me plakun e vura për të komentuar rrethanat politike që po kalon Kosova e këtyre ditëve, për të mos thënë që nga përfundimi i luftës. Ditët kur Kosova është zënë peng nga politika iracionale e liderëve tanë të cilëve u janë mjegulluar sytë nga pushteti që në mënyrë makiaveliste duan ta mbajnë apo ta marrin. Pala që ka në dorë pushtetin, me të cilin abuzoi aq keq don ta mbajë ende me çdo kusht nën alibinë se është koalicioni fitues i zgjedhjeve. Kurse pala tjetër don ta marrë me çdo kusht pa u bazuar në kurrfarë parime, me alibinë që në parlament ka shumicën (ka numrat dhe përkrahjen).

Se sa e rrezikshme është ideja e mbajtjes me çdo kusht nga njëra palë dhe marrja me çdo kusht nga pala tjeter, do t ua sjell në kujtesë vitine mbrapshtë 1997 në Shqipëri ku po luhej e njejta skenë e mbarsur me rreziqe si produkt i zgjedhjeve të kontestuara të 1996 tës. Dihet botërisht se çfarë ngjau nga kjo përplasje dhe për këtë nuk dua të komentoj. Por, dua të rikujtoj fjalët dhe këshillën e sinçertë të mbesës së I. Qemalit që ua tha atëbotë shiptarëve dhe klasës politike shqiptare të kohës për rrezikun që po afrohej. Zonja, bashkë me bashkëshortin Renzo, diplomat i karieres në Itali dhe njohës i mirë i rrethanave politike ndërkombëtare,para përplasjes së madhe u tha troç: "Mbajtja me çdo kusht e pushtetit nga njëra anë dhe marrja me çdo kusht e tij nga ana tjetër, sjellin vetëm konfliktin i cili do të jetë i paparashikueshëm. Me çdo kusht duhet të mbrohet Shqipëria, derisa pushtetet shkojnë e vijnë".

Po si duket, politikanëve shqiptarë të mbërthyer në zallahi inatesh e pasionesh për përfitim as që u bëri përshtypje kjo këshillë. Kështu e ndihmuar dhe nga humbjet në firmat piramidale vendi i shqiponjave u gjend para greminës dhe po të mos kishin intervenuar fuqitë e mëdha europiane një luftë e padefinuar qytetare do ta zhbënte Shqipërinë.

Pas ankthit komunist dhe përqafimit të demokracisë u bë e mundshme lëvija e lirë që mundësoi tregun e lirë pos mallrave e kapitalit të lëvizin dhe idetë dhe mendimet, bashkë me to të barten edhe porositë për së prapthi. Pas përfundimit të luftës në Kosovë u krijua një realitet i ri. Pritjet ishin që pas kësaj gjysmë pavarsie dhe lirie të lëvizjes gjërat të përmirsoheshin dhe të vinin në vendin e kërkuar, pasi shqiptarët kishin sakrifikuar të kishin edhe pavarsinë e plotë dhe sovranitetin. Të ndihmuar nga aleatët përendimorë shpresat ishin shtuar. Por, ndodhi ajo që në fakt nuk do të duhej të ndodhte. Përçarjet para e sidomas gjatë luftës sollën prurje tjera në skenën politike të kosovës të cilat u përpoqën që pushtetin ta marrin dhunshëm me Qeverinë e përkohshme të ndihmuar nga elementë agresivë të politikës shqiptare të cilët instaluan SHIK un dhe ndihmuan procese të cilat ishin kundërfrymë e demokracisë së proklamuar nga ideatori i lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci I. Rugova. Si duket qarqeve në Shqipëri nuk u interesonte fort Liria e kosovës aq sa ishte me interes për ta përfitimi në agoninë që po përjetonte Kosova pas shkatrrimit.

Kështu në Kosovën e pasluftës u motivuan më tepër ardhja në pushtet e bandave politike që në emër të luftës kërkonin pushtetin pa parime, jo për të ndërtuar e forcuar ate po për të përfituar, çka në të vërtetë edhe ndodhi. Bandat politike të Kosovës me klientelat e tyre zotërojnë tashmë afër gjysmën e kapitalit të saj dhe Kosovarët i sollën në pozitën e lypsarëve. Anipse radhiten në parti politike të majta e të djadhta me e pa ideologji, në fakt ato juanë klane që konkurojnë për poste politike dhe përfitime ekonomike. Tash për tash ky është i vetmi parim që i lidh mes vete apo që i shtyn në konkurencë ndaj njëra tjetrës. Duke ndërtuar një realitet të tillë, ato gjatë fushatave ose bënin propagandë duke qendruar nën hijen e babait të demokracisë dhe disejnatorit të lirisë e pavarësisë së kosovës Dr. I. Rugovës ose paraqiteshin si luftëtarë të pakompromis të UçK së dhe vlerave të saj. Po asnjëra dhe as tjetra nuk qendronin, ato ishin vetëm fasada e tyre derisa të fitonin numrat dhe pastaj vazhdonte avazi i ri i filozofisë korruptive dhe praktika abuzive me pushtetin.

Epilogu i gjithë kësaj po luhet këto ditë dhe njerëzit janë të shqetësuar. Kosovës po i sillet mbi kokë përbindëshi i shpërbërjes. Inatet e dy blloqeve para dhe paszgjedhore janë në luftë të paprinciptë për pushtet. Propaganda gebelsiane është aktivizuar zhurmshëm. PDK me H. Zhaçin nuk do ta lëshoj pushtetin, sepse nuk do të humb privilegjet, për përgjegjësitë as që bëhet fjalë (klanet s mbajnë përgjegjësi politike). Këta e dijnë mirë se pas humbjes së pushtetit qëndron një armatë e punësuar në administratë në 18 ministritë (Zvicra ka vetë 7-8 Departamente për më tepër se 8 Mil. Banorë) dhe shumë institucione tjera me përgjegjësi bashkë me stafin "diplomatik" jashtë me idhtarë të partisë që janë ngarkuar për turizëm, pasi pak prej tyre kanë bagazh diplomatik. Këta në rast humbjeje do të mbeten pa vendet e tyre "të punës" ku përfituan dhe do të kërkojnë llogari për humbjen. Kurse pala tjetër që po përgaditet për ta marrë me çdo kusht pushtetin e mobilizuar si kurrë më parë me krerët e tyre të klaneve(që flasin në emër të partive) kanë ngjeshur radhet dhe po u prish pakë punë vetëm VV e cila marrëveshjen kërkon ta bëjnë me shkrim që me rastin e marrjes së pushtetit të kërkohet përgjegjësi në disa sfera të cilat cenojnë bashkëpunimin ndërkombëtar prej nga janë të varur të gjithë.

Tash për tash vetëm një palë është koshiente në këtë situatë dhe rri gati të futet në pushtet për të përquar më lehtë porositë e destrukcionit serb (Dirigjimet nga Serbia për të përçarë më lehtë dhe për të pamundësuar funksionimin normal të institucioneve të Kosovës), e ata janë deputetet nga radhët e minoritarëve që janë të gatshëm të koketojnë me të dy blloqet. Ata luajnë lojen e Nastradinit me gratë që zihen mes vete, Nastradini do të jetë gjithsesi fitusi, pra ata gjithsesi do të jenë në pushtet këtë ua siguron edhe Kushtetuta e Ahtisarit. Dihet se do të jenë sërish të përkdhelur. Ajo që kryeministri në detyrë Thaçi bëri për ta ishtë e pa imagjinueshme, si duket në bazë të deklaratës edhe kryeministri pretendent Haradinaj do tua plotësojë të gjitha kushtet në këmbim të votës (absurd).

Sidoçoftë, të gjithë pretendentët tanë që kërkojnë particim në pushtet, më i rëndësishëm për ta është pushteti sesa pasojat për shtetndërtimin, duke mos llogaritur se këta deputetë të partive serbe nuk e njohin këtë shtet e herë herë këtë e deklarojnë edhe haptas dhe dihet mirëfilli se janë kryekput nën dirigjimin e Beogradit. A nuk e kemi inatin mes vedi një ves të keq që s arrijmë ta mundim edhepse e dijmë se dirigjimi i Serbisë me këta të nominuar në parlamentin e Kosovës sot do të dirigjojë thellimin e krizës siç dirigjonte në kohën e luftës masakrat mbi popullatën e pafajshme. Nuk ka ndryshuar asgjë, vetëm retorika politike?! Këta lojtarë të rinj në parlamentin e Kosovës do ta luajnë lojën politike që gjithçka ta sjellin në favor të tyre kur dihen tendencat bllokues për shumë çështje që kanë përfituar nga Kushtetuta e Ahtisarit?

Bllokim i krijimit të institucioneve bëhet në momentin që bota pret kthjelljen tonë, e na vazhdojmë të jemi të rreptë e mospërfilles dhe jo tolerantë mes vete dhe ta vazhdojmë pa frigë politiken e inateve me çdo kusht, paçka se dëmtohet Kosva dhe liria e saj e krijuar me gjak e sakrifica dhe shhkon huq përpjekja e gjertanishme e shqiptarëve për pavarësi e prosperitet.

Të gjitha argumentet deri tash vërtetojnë se edhe Kosova po futet në qorrsokakun politik si Shqipëria e vitit të mbrapsht 1997. Klasa politike e Kosovës e cila pas përvojes së keqe me zgjedhjen e Presidentit nuk bëri as më të voglën përpjekje për të bërë reforma zgjedhore dhe kushtetuese siç i sugjeruan demokracite e përparuara të botës. Ata po ballafaqohen me kolapsi e ri me listat partiake për ti knaçur me pushtet klanet e tyre të cilat pushtetin dhee përfitimin nga ai e kanë të vetmin synim anipse thirren në patriotizëm e shtetndërtim, veprimet e përditshme veqsa e çartësojnë këtë synim.

Por derisa shpërbërja e shtetit përmes trazirave të rrugës në Shqipëri u bë si pasojë e humbjes së kapitalit të shqiptarëve në piramidat e famshme ku populli humbi durimin, Kosovës ende nuk i është definuar mirë se cili do të jet ai sebep që do ta shkallzonte anarkinë edhepse në sipërfaqe janë të gatshme tendosjet sociale dhe ekstremizmi fetar të dyja segmente që presin një shkrepse mjeshtërore për ta ndezuar fitilin e trazirave, për këto ka edhe prononcime të aty këtushme që s janë shenjë e mirë.

Derisa në Shqipëri mbesa e I. Qemalit bënte thirrje që mbi të gjitha dhe kërkonte me çdo kusht të mbrohet Shqipëria se pushtetet shkojnë e vijnë, besoj se klasa intelektual e Kosovës, sa nuk është vonë, duhet të lëshoj apelin e nevojshëm: Të mbrohet Kosova me çdo kusht dhe ata që do të marrin pushtetin të marrin përgjegjësinë për mbrojtjen e saj. Shkrimi i gazetarit për Xhemjetin e viteve të 20 të shekullit të kaluar dhe joshjet e sotme për një xhemijet të ri janë mëse domethënëse. E kaluara duhet ti shërbejë të ardhmes. Ndoshta partitë tona politike të mbushura me gjambazë e dilerë politikë që dijnë mirë të tregtojnë me numra do të duhej të kishin brenda autorë shkrimesh të tilla dhe klasën intelektuale të zgjedhur bashkë me idealistët e deshmuar në çështjen e lirisë së Kosovës të cilët fastkeqsisht janë hedhë në margjina. Fuqia e mendjes do të duhej ajo që do ta mbronte Kosovën nga zezonat dhe jo pasioni për pushtet dhe para i dilerëve të sotëm politik. Ta bëjmë dijen kapital që ka fuqinë për të krijuar mrekullinë.
Pra, apeloj se pa dijen si fuqi nuk ka shtetndërtim dhe as pushtet stabil. Ka vetëm lojëra politike që shkojnë drejtë anarkisë dhe krijojnë pushtete që u shërbejnë klaneve për pasurim, atyre që janë më të shkathtë dhe më të pashpirtë.

Jemi para testit të madh. Bota vështron se si do të ndërtojmë kësaj radhe vet institucionet pa ndërhyrje. Para kësaj pasqyre po dalim keq. Por s kemi si ta fajsojmë pasqyrën as botën. Tash po del në shesh fytyra jonë e vërtetë politike. Nuk do të na ketë askush faj pse po e paraqesim të tillë. Duke falenderuar edhe mediat (edhepse doren në zemër një pjesë e tyre janë tërësisht pjesë e rrjetit të këtyre klaneve prej nga edhe ushqehen të cilat nuk janë aspak korekte) fytyra jonë më nuk mund të fshihet.
Një gjë po dihet botërisht, se klanet e PDK-së kanë dështuar në politikbërje dhe shtetndërtim, Piramida e saj politike duhet të rrënohet për tu zvogluar korrupsioni e anarkia në shtet.

Por, s mund të bëjmë lum as për prurjet e reja me Bllokun e paprinciptë. As Isa i lodhur dhe me beground jo të mirë, as Haradinaj me të kaluarën e tij të diskutueshme e Limaj me demagogjinë e zhurmshme nuk do ta shëndoshin skenën politike të Kosovës. Këta tre liderë jo që s kanë asgjë të përbashkët në programet e tyre politike, por janë dhe shumë kontravers.

Ndoshta dikur sovrani do të mbushet mend dhe në zgjedhjet që do të pasojnë do të bëj zgjidhje të re, ku në vend të liderve të proklamuar e të hargjuar që qendruan nën hijen e të madhit Rugovë, po te zhveshur nga filozofia e tij politike në njërën anë dhe të liderëve që deshën ta përvehtësojnë luftën çlirimtare pa idealet e çlirimtarëve në anën tjetër, të përcaktohet për intelektin e ri dhe përvojen pozitive të idealistëve që u dëshmuan. Ata janë të shumtë në gjirin e këtij trolli dhe mund ta vazhdojnë misionin për Kosovën e lirë, demokratike dhe të pavarur.

Oftringen (Zvicër) , 10.09.2014

HAMZË MORINA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BRIGJEVE TË VALBONËS BUKUROSHE...Fotoreportazh nga ZEQIR LUSHAJ (09.13.2014)
16 vjetori i rënies së heroit Azem HajdariKRONIKA E NJË VRASJE TË PARALAJMËRUARNga ILIR SECI (09.12.2014)
TRE AKUARELE LIRIKE TË AKUARELISTIT HELIDON HALITI PËR ÇIFTIN POETIK SKËNDER DHE ELIDA BUÇPAPAJNga FASLLI e NIRVANA HALITI (09.12.2014)
PËRTEJ SHKËLQIMIT TË QËNDRESËS (Si parathënie për librin “Dëbimi i shqiptarëve prej Kosove në vitin 99” të Sulejman Didës)Nga REXHEP SHAHU (09.12.2014)
ALBUMI I PIKTORIT - AKUAREL 6, NGA CIKLI 'KODRAT E HIMARËS' I HELIDON HALITIT (09.12.2014)
TË MBRETËROJË ARSYEJA DHE MENÇURIA POLITIKE DUKE MOS DHËNË SHEMBULL TË KEQKoment nga SKËNDER MULLIQI (09.12.2014)
1919-1920BURRAT QË SHPËTUAN SHQIPNINË NGA COPTIMINga FRITZ RADOVANI (09.12.2014)
CEREMONI PËRKUJTIMORE NË 13 VJETORIN E SULMEVE TERRORISTE (09.11.2014)
NË PRISHTINË FLAMUJT NË GJYSMËSHTIZË - PËRKUJTOHEN VIKTIMAT E 11 SHTATORIT (09.11.2014)
MUZEU KOMBËTAR I 11 SHTATORIT - 9/11 MEMORIAL MUSEUM, MANHATAN NEW YORK (09.11.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]