E Enjte, 04.25.2024, 03:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
FABIAN ZHILLA: SHQIPËRIA CILËSOHET SI VEND MAFIOZ-DUHEJ NJË TASK FORCE – IU DRUHEM MARRËVESHJEVE TË POLITIKËS
E Mërkurë, 09.17.2014, 11:37am (GMT+1)


Guvernatori i bankës është një njeri jashtëzakonisht i rëndësishëm. Në mungesën e një tregu financiar në Shqipëri, Banka Qendrore merr një rol parësor. Edhe po ta shohim Shqipërinë në kuptimin gjeo-politik dhe nga pikpamja ekonomike dhe nga pikpamja investuese. Është ngjarja e dytë e rëndë që ndodh në sistemin banker shqiptar. Çdo investues, është alfa e çdo investimit, bën një matje rrisku, gjënë e parë, pas rrezikut politik, merret me sistemin financiar, sa solid dhe sa i sigurt është ai. Vritet njëri nga menaxherët më të suksesshëm shqiptarë të bankave të nivelit të dytë dhe kemi arrestimin e guvernatorit të Bankës të Shqipërisë. Është e drejtë që kemi një irritim të shoqërisë sepse, janë ngjarje të njëpasnjëshme të tilla, nuk janë krejt rastësore sepse tregon se sistemi financiar shqiptar ka probleme.

Fakti që kemi një vrasje me pagesë shumë të sofistikuar të një drejtuesi e personi publik mbi të gjitha, kemi edhe arrestimin e Guvernatorit të Bankës, do të thotë se kemi një kërcënim serioz të sistemit banker. Mos harrojmë se 1997 është caktuar se ra sistemi financiar shqiptar. Një '97 e dytë! Këto mund të jenë shenja shumë të sofistikuara të një kolapsi mbase të sistemit financiar.

Shohim se politikanët duan të japin shenja optimizmi, por shenjat e optimizmit nuk janë me retorikë dhe kjo është banaliteti që kemi në Shqipëri. Ndodhin ngjarje të rënda dhe ne përpiqemi ta shfryjmë me show politik, ndërkohë që nuk marrim masa konkrete.

Kush është plani i veprimit sot për të siguruar sistemin financiar shqiptar. A është gjetur vrasësi i Santos? Unë nuk mendoj se kjo është një vjedhje e thjeshtë. Për mendimin tim është krim i organizuar. Nuk është vjedhje e parametrave thjeshtë normale. Është shumë anekdodike të mendosh se ai (vjedhësi) fuste paratë. E dini se çfarë është kjo vjedhje në Bankën Qendrore të Shqipërisë? Është sikur ushtria shqiptare të vrasë popullin shqiptar. Sepse paguhet për të mbrojtur paratë e shqiptarëve dhe i vjedh vetë dhe i vjedh në një skemë që krijon dukje banale.

Pyetje që kam unë është ku shkuan këto 7.5 milionë dollarë, që u vodhën. Ne nuk kemi përgjigje, ndërkohë që ka një parim universal për ata që hetojnë në pastrimin e parave, gjetja e parave, sepse ky është edhe krim ekonomik, ku shkuan ato para. Frika që kam unë është se një arrestim i bërë është për të mbyllur procesin hetimor për të mos vazhduar më gjërë. Për mendimin tim, nuk duhet të pushojë hetimi. Këtu duhet hyrë në palcë për të parë se ku qendrojnë problemet e sistemit financiar shqiptar, për Bankën e Shqipërisë dhe për bankën e nivelit të dytë.

Janë kapur 250 kilogramë kokainë, kapet një person që thotë se « ne do të transferonim 1 milionë dollarë » dhe shtatë ditë më pas vritet një funksionar i lartë i bankave të nivelit të dytë. Këta janë gjëra serioze. Kjo ka bërë që Komuniteti Ndërkombëtar të lëvizi. Je vend anëtar i NATO-s, je vend tani me status në Komunitetin Europian. Pra tani nuk ka më shaka. Merkel ka vënë dispozitë në qoftë se nuk rregulloni sistemin gjyqësor.

Sot pra Shqipëria është një vend tranzicion traumash.

Këta partnerë në çdo raport thonë se keni problem me krimin e organizuar. Kemi analiza të agjensive ligjzbatuese të cilat thonë se ka mafie në disa shtete dhe ka shtete mafioze dhe Shqipëria cilësohet në thojza një gjë e tillë. Ne cilësohemi nga disa si shtete mafioze, në këtë këtë kontekst, unë do të thosha se nuk ka raport ndërkombëtar që nuk e cilëson këtë problem, krimin e organizuar, korrupsionin në gjyqsor, tani na doli edhe fenomeni i sistemit bankar. Në këtë kontekst duhet parë, se ne jemi fokusuar u arrestua zoti Fullani tani, u ndalua. Për mendimin tim do të jetë një çështje kalimtare.
Fenomeni është ky, problemi është ky, ne duhet të ndalojmë këtu, sot sistemi financiar rrezikohet. Kemi një vjedhje, një vrasje, nesër mund të kemi diçka tjetër.

Unë do mendoja se shteti shqiptar do të vinte një Task Force special, për të pare këtë problem në themel. Çfarë presim ne që të ngjasë tjetër: Në një hark kohor dy mujor vritet një drejtor banke, arrestohet Guvernatori i Bankës të Shqipërisë, arrestohen edhe nëntë persona të tjerë. Nuk e di se çfarë mund të presim ne tjetër.

Ajo që nuk më bën optimist, i përket edhe fushës time çështjet e së drejtës penale, është se unë nuk shoh një plan masash, të cilat nuk kanë të bëjnë me ndryshimin e ligjit për Bankën e Shqipërisë; nuk shoh një plan masash për të kapur thelbin, që do të thotë se nuk krijohet një grup i spacializuar i Task Force, shoh vetëm një prokuror dhe një megangjarje dhe nuk e di se si ky prokuror ka arritur ta menaxhojë, sepse është një ngjarje shumë e rëndësishme.

E dyta, isha shumë optimist në fillimin e ngjarjes dhe më bën pesimist mbyllja e saj. Shpresoja që çështjes së bankës t'i hyej edhe për emërimet nepotike, shpresoja që të shikoheshin edhe element të tjerë që lidhen me rolin e bankës në përgjithësi, me fshehjen e korrupsionit, në pastrimin e parave, në mementin e futjes të monedhës në fushata politike, në fshehjen e statistikave dhe shumë aspekteve të tjera. Ka ekspertë sot dhe ka studime që tregojnë rolin e bankës qendrore në fshehjen e korrupsionit, inflacionit dhe faktorëve të tjerë, në mënyrat se si paratë pastrohen nëpërmjet exchangeve, kush i zotëron këto exchange dhe me rradhë, pra ka një zinxhir, por tani i ruhem dhe i druhem faktit se këto marrëveshje politike mos na prodhojnë një guvernator që ta arrestojnë prapë pas shtatë vitesh.

PS
Gazetarja Inva Tare në emisionin e saj "Tonight Ilva Tare" në RTV Ora News, dy netë më pare kishte ftuar dy ekspertë dhe dy gazetarë. Emisioni ishte shumë i mirë, sepse i shpëtoi rutinës, paçka se jo plotësisht, për të mbledhur ekspertë që i fshehin faktet dhe manipulojnë opinionin. Tare kishte ftuar Altin Hoti, ekspert i ekonomisë në finance, Fabian Zhilla, ekspert për krimin e organizuar dhe Aleksandër Çipën dhe Enkel Demin.
Emisioni është i regjistruar dhe në raste të tilla opinionit i bëjnë mire edhe transkriptimet e plota.

WWW.VOAL-ONLINE.CH ka zgjedhur të sjellë qendrimin jo integral të Fabian Zhilla, ekspert për krimin e organizuar, janë shkëmbime pyetje-përgjigje mes tij dhe Tares, por ne u përpoqëm të sjellim thelbin.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FOTO E DITËS - MARTIRËT E KOMBIT SOT NË BULEVARDIN 'DËSHMORËT E KOMBIT', TË GJITHË TË KOMBIT! (09.17.2014)
LETËR E HAPUR DHE URGJENTE - QEVERITARËVE TË KOSOVËS DHE OPINIONIT MBARËKOMBËTARNga ILMI TAHIRI (09.17.2014)
KU I KANË VARREZAT KËTA BURRA...?!Nga FRITZ RADOVANI (09.17.2014)
KANGJELLA, KALA DHE KAOS UDHËSH...Nga PARTIZAN MYFTARI, Telegraf (09.16.2014)
ALBUMI I PIKTORIT - AKUARELE NGA CIKLI 'KODRAT E HIMARËS' I PIKTORIT TË TALENTUAR HELIDON HALITI (09.16.2014)
Reagim ndaj intervistës së Maks Velos Prof dr ALEKSANDËR DHIMA - NË ASPEKTIN ANTROPOLGJIK NUK KA VERIORË E JUGORË, POR SHQIPTARË (09.15.2014)
21 SHTATORI ËSHTË DOMETHËNËS PËR PAPËN - ËSHTË DITA KUR IU DORËZUA ZOTIT (09.15.2014)
NJI VIZITË E PRITUN PREJ SHEKUJSHNga AT KONRAD GJOLAJ O.F.M. (09.15.2014)
PASIONI DHE PATRIOTIZMI NUK MUND TË BLIHETNga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au) (09.15.2014)
KUR NË KRYE TË SHQIPTARËVE GJENDEN ELITAT JOVIGJILENTE POLITIKEVështrim nga SKËNDER MULLIQI (09.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]