VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NGA PAK KEMI FASHIZËM, DERI DIKU ERRËSIRË MEDITATIKE, DHE NGA PAK DIKTATURË
Vështrim nga SKËNDER MULLIQI

E Mërkurë, 09.17.2014, 03:45pm (GMT1)



   Kur ishim në okupim të gjithë kemi ëndrruar së një ditë do të çlirohemi nga okupatori ynë shekullor, dhe pastaj gjithçka do të jetë shumë më mirë. Kemi jetuar në një shtet okupator, të merzitshem, te dhunshem, vrastar, ku  askush nuk na ka pyet  për agjë, veq kemi zbatuar urdhëra të serbosllaveve.

Ne e kemi pasur një autonomi, por autonomi që nuk ka pasur tek e fundit kurrfarë vlere, kur dihet së Kosova i ishte aneksuar pa dëshirën  e saj Jugosllavisë së Titos. Kemi jetuar në një sistem diktatorial dhe në një sistem krejt  të huaj.Dhe, kur e gjithë kjo përfundoj më ardhjen e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës , natyrisht pas sakrificave të mëdha, kemi besuar shumë së më nuk do të janë aq të rëndësishme partitë politike , së ato  janë shqiptare, së gjthqka do të rregullohet  shumë më shpejt, së standardi jetësor do të jëtë shumë më I lartë , së do të duhemi më njeri-tjetrin më shumë së kurrë më parë, së pak do të na intereson politika , duke menduar së punët do ti kemi mirë.

Shumica e  pritem ditën e lirisë. E pritem pavarësinë e shumë pritur.E pritem sistemin e endrruar pluralist për ta shijuar demokracinë. I patem disa palë zgjedhje të nivelit lokal dhe nivelit qendror bukur te mira.

Dhe  kur me të drejtë shumica menduam së "djemtë e keqinj komunistë', do të zëvëndesohen me "˜djemtë e mirë të demokracisë', nuk na doli bash ashtu siq e kemi menduar. Edhe pse u fitua  pavarësia  sipas e planit të Ahtisarit, jo krejt  sipas dëshirës tonë, nuk u treguam të pjekur politikisht që këtë pavarësi ta avansojmë duke punuar ashtu siq duhet për shtetin.

Nese shteti okupator i Serbisë  ishte i urryer për shqiptarët, shteti të cilin po e ndërtojmë ne , natyrisht së nuk është i urryer së është i yni, por është bë shtet monoton, më ndryshime të vogla, i ngarkuar më krim të organizuar dhe korrupcion që nuk janë duke na lënë mi qelë syte. Nuk jemi duke ndërtuar shoqëri normale , për shkak të veprimeve me shume  destruktive të atyre që e "kullotën" dhe po e "kullosin "˜ pushtetion pas luftës.

Nga problemet e grumbulllura nuk po kemi mundësi që të kemi një jetë normale. Nuk po kemi mundësi gjithashtu te kemi jetë as normale politike. Mua po me duket se ngapak kemi  fashizem,  deri diku erresirë mediatike, dhe nga pak diktaturë.Dhe, natyrisht sikur është krijuar shumë bindja në popull së çdo pushtet që po vjen po është më i eger se tjetri dhe së vështirë do të jetë që këto pushtete të ndrrohen.Kjo nuk është mirë dhe nuk përkon më rregullat demokratike të lojës.

Për të ndryshuar situata për të mirë duhet ndryshuar edhe sistemet të cilat  nuk u treguan efikase sa duhet.ProblemI qendron edhe të strukturat të cilat e udhëhoqën shtetin pas luftës, të cilat struktura nuk kishin përvojë në politikë, me vështërisi apo dashtazi po I adaptohen sistemit demokratik. Mu për këtë pak kan vlejtur edhe normat demokratke të lojës, pak  janë zbatuar konkretisht  në praktikë, duke u kthyer më shumë në kundershti të mëdha më njëri-tjetrin, mos të them në kundërshti  armiqësore. Kjo e degjeneron çdo sistem demokratik. E degjeneron shoqërinë dhe sistemin pluralist. Kjo çka po ngjet së fundi në skenën tonë politike pas zgjedhjeve të radhës nacionale, nuk flet së gjerat do të shkojnë bash mirë.

Unë për vetën time askënd nga kjo garniturë politike për këtë kohë zënkash  nuk  e ndëgjova se  e përmendi interesin e përgjitshem , së e përmendi  popullin.  Populli kërkon demokraci shumë më të madhe.Populli kërkon arsimim shumë më të avansuar, kërkon media shumë më objektive në punën e tyre,mirëqenje dhe pushtetarë jo vetiak.Po  tregojmë  së jemi ende  largë demokracisë. Shfaqja e krimit të organizuar dhe korrupcionit  që janë ba dy terma tashmë monotone , janë gjerat me të kqija që kanë mundur të na godasin.

Një ditë secili do të plakët dhe do të shkojë nga kjo botë.Nuk ka të pazëvdësueshem, dhe është shumë e natyrshme që shteti do të mbes në gjeneraten e re.Po të duam të gjithë së bashku,dhe veqmas ata të cilët e drejtuan shetin që 15 vite më radhë, nuk do të kishim asnjë pengesë që çdo sfidë të tejkalohet dhë secili qytetarë të jetë i lumtur në shtetin e vet. As  një rrefim tjetër pos  ecjës tonë përpara nuk na avanson si shtet dhe si komb.

Mëtimi që të kthehet diktatura, do të ishte fatale për të ardhmen tonë, do të ishte dikça që nuk do të na falë historia.Çdo veprim i pamatur do të jetë fatal , dhe do tu shkojë për shtati vetëm  armiqëve tanë shekullor.Pasuria shtetërore është e të gjithëve , e jo vëtem e një kategorie njerëzish.Ne kemi kaluar sfida shumë të rëndë si popull dhe dhe si komb edhe pse të okupaur për 90 vite me radhë. Sikur të ekziton vullneti dhe vizionariteti për të ardhmen e gjeneratave që po vijnë  shumë lehtë do të gjendet formula për dalje nga kriza politike. Nuk duhet askush të luajë me ndjenjat e topitura të qytetarëve të lodhur ekonomikisht. Sa po kalon koha duke pritur në ankth, me mirë do të ishte që kjo punë të ishte kryer më kohë , apo të kryhet si duhet edhe tash pas disa muajve nga data e mbajtjës së zgjedhjeve.

SKËNDER MULLIQI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.