E Enjte, 04.25.2024, 10:30pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
A ËSHTË HASHIM THAÇI, LINÇUES, MASHTRUES DHE FALSIFIKATOR I HISTORISË?
Opinion nga XHAFER LECI

E Enjte, 09.18.2014, 09:59am (GMT+1)






Në Shqipërinë komuniste gjatë regjimit të diktatorit Enver Hoxha, për afër 5 dekada ka dominuar frika, e përcjellur me vrasje, burgosje, tortura nga më çnjerëzore ndaj kundërshtarëve politik dhe popullit të pafajshëm e shumë të vuajtur edhe nga varfëria. As okupatorët e shumtë të Shqipërisë nuk kanë bërë më keq se sa diktatori Hoxha kundër popullit të vet!

     A duhet pritur edhe 50 vjet të tjera që të mësojmë se kush është, vërtet, stalinisti i vogël Hashim Thaçi me kompani, të cilët vranë, terrorizuan, burgosën, etiketuan e shantazhuan shqiptarë plotësisht të pafajshëm para, gjatë dhe pas luftës?

     Mendoj se koha e diktaturave në Evropë, si model i pasuksesshëm ka ikur tashmë.

     Nëse analizojmë, me kujdes, veprimtarinë politike të Hashim Thaçit, Kosova është duke shkuar drejt ndarjes ose drejt një Konfederate apo Federate, sipas Planit të Ballkanisë së Adem Demaçit, që edhe sot nuk e dimë ide e kujt ishte "Ballkania".

     Një është e sigurtë se UDB-a i spiunonte-vëzhgonte dhe arrinte t'i ndajë dhe përqajë shqiptarët, që ata të hapin fronte politike dhe fizike kundër njëri tjetrit, e që Beogradi, përmes agjentëve të vetë serbë dhe disa shqipfolësve, në atë mënyrë sa më lehtë e më shpejtë do të mund të realizonte synimet e plan-programeve të veta.

     Edhe sot e kësaj dite është e pa skjarueshme dhe e pa kuptueshme  mosnënshkrimi me kohë i Marrëveshjes së Rambujesë, më 1999,  nga  ana e Hashim Thaçit!  Jo vetëm delegancioni shqiptar në Rambuje, ishte komplet për nënshkrimin e Marrëveshjes, por edhe diplomatë, politikanë, analistë e pushtetarë të Kosovës  dhe të Shqipërisë, si dhe miqtë tanë amerikanë dhe  evropianë. Ish Sekretarja e SHBA-ve, zonja Medlin Ollbrait, u kishte premtuar shqiptarëve: Nëse e nënshkruani Marrëveshjen, Amerika do të vazhdojë të ju përkrahë...

     Nga Shqipëria udhtojnë në Paris  ish Ministri i Jashtëm shqiptar z.Paskal Millo me një delegacion, me qëllim që ta bindin H.Thaçin për ta nënshkruar Marrëveshjen, edhe shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare, po ashtu lajmëronte rrezikun që po i kanosej Kosovës, për shkak të mos nënshkrimit të Marrëveshjes. Vetëm aty këtu ndonjë injorant i LPK-së, lavdëronin H.Thaçin e Demaçin si "qendrestarë" të vetëmuar, te- cilët, kinse, aty në Rambuje po kërkonin "Pavarësinë e Kosovës"..!

     A kishin të drejtë juridike, kombëtare e morale Thaçi e Demaçi, që  ta bllokonin një proces aq të rëndësishëm për fatin e shqiptarëve?!

     As Demaçi e as Thaçi nuk mund të thirrëshin në emër të popullit shqiptar të Kosovës e as të Shqipërisë, sepse Kosova dhe Shqipëria, kishin përfaqësuesit e institucioneve të veta të dalura nga vota e lirë e demokratike e popullit shqiptar!

     Në asnjë vend demokratik të botës, nuk u lejohet të vendosin individët që nuk përfaqësojnë popullin, kjo ndodhë vetëm tek ne shqiptarët! UÇK-ja nuk ishte populli, por ishte një ushtri e vogël e përbërë nga atdhetarë të devotshëm, e cila luftonte për çlirimin e Kosovës nga okupatori shekullor serbo-sllavo-orthodokës.

     Kënd përfaqësonin Adem Demaçi e Hashim Thaçi? As 2 % të popullit të Kosovës.Nga dy milionë shqiptarë të Kosovës, 10 mijë ushtarë. Nuk kishe më shumë pjesëmarrës në luftën e fundit. Dhe, vetëm një numër i kufizuar ishte nën komandën e tyre.

     Megjithatë, në mes të Adem Demaçit dhe Hashim Thaçit kishte një dallim shumë të madh, Demaçin e njihte krejt populli shqiptar si simbol të rezistecës, për vuajtjet e tij të gjata, afër tri dekada, për çështjen tonë kombëtare, në burgjet serbo-sllave. Ndërsa Hashim Thaçin, deri me paraqitjen e tij në Marrëveshjen e Rambujes, më 1999, pak kush kishte dëgjuar për këtë emër, figurë e pa njohur për popullin shqiptar. Sepse, ky nuk kishte bërë ndonjë veprimtari kombëtare, apo politike që të jetë ndonjë personalitet politik apo ushtarak i njohur në popull.

     Për Adem Demaçin mbarë populli shqiptar kishte konsideratë dhe respekt të madh, deri sa Ademi nuk ja rrënoj vetvetës kapitalin e tij politik.

     Më kujtohet një rast kur një gazetar e pyet presidentin e Kosovës, dr. I.Rugova: "Cili ëshë mendimi i Rugovës për Adem Demaçin dhe Rexhep Qosjen"?

      Rugova: "A.Demaçi është simbol i rezistencës kombëtare shqiptare, ndërsa Rexhep Qosja intelektual i pavarur".

     Gazetari vazhdon: "Në rregull, por ata janë duke të kritikuar si të pasuksesshëm në punë."

     Rugova përgjigjet shkurt: "E thashë mendimin tim dhe nuk kam çka thëm tjetër",
duke e lënë të vetëkuptohej se Demaçi dhe Qosja nuk e kishin përgjegjësinë që kishte Rugova, i cili ishte në ballë të popullit.

      Është për t'u habitur se Hashim Thaçin as anëtarët e kryesisë së LPK-së në Zvicër e Gjermani, nuk e besoj ta kenë njohur sa duhet e si duhet, se kush ishte ai vërtet dhe me kënd shoqërohej ai jasht rrethit të njerëzve të LPK-së e, aq më pak mund ta këtë njohur Adem Demaçi, për t'i besuar dhe përkrahur një njeriu gjysmë-ilegal, siç na ishte Hashim Thaçi, që as 1 % e popullit shqiptar në Ballkan, nuk  dinte asgjë se kush ishte Hashimi, sepse ai ishte shumë i ri, i papërvoj, hiç diplomat e politikan, asnjëherë nuk kishte punuar në ndonjë ndërmarrje, se institucion jo se jo!!!

     Si arriti Hashim Thaçi të mashtrojë, përvetësojë njerëz me nam, politkanë, diplomatë e ekspertë të lëmive të ndryshme, që ti besojnë një njeriu, të cilit vec sa ja kishin mësuar emrin dhe asgjë nuk dinin për biografinë e tij!?

A është Thaçi peng i Beogradit nëpërmjet lidhjeve me francez?!



    
Cili ishte sekreti i Hashim Thaçt, i cili kërkonte ta takojë Adem Demaçin, më 1999, në Lubjanë, kur ato ditë, sipas lajmeve të atëhershme, Demaçi ishte i sëmurë dhe duhej të shtrohej në ndonjë spital në Lubjanë.

     Edhe pse Demaçi ishte i informuar përmes faksit, telefonatave... për ngjarjet të cilat zhvilloheshin në Kështjellën e Rambujesë, Thaçi për ta bërë edhe më interesante mosnënshkrimin, kishte vendosur ta takojë personalisht Demaçin!

Shumëkush ka menduar se Hashim Thaçi donte ta merrte miratimin-bekimin e Adem Demaçit, e pastaj  të pasonte ose jo nënshkrimi..!

     Kur dihet se sipas shkrimeve-shënimeve të disa pjesë marrësve në Rambuje, Hashim Thaçi as që i kishte lexuar dokumentet se çka përmbanin ato, edhe pse për- pos që dihej se pas nënshkrimit të dokumenteve, NATO do të bombardojë Serbinë dhe se UÇK-në duhet çarmatosur... As këto Thaçi nuk i kishte lexuar, por ia kishin thënë të tjerët që i kishin lexuar dokumentet.

      Ku ishin institucionet e Shqipërisë dhe të Kosovës, cila ishte fuqia e tyre juridike, intelektuale, politike, diplomatike dhe morale, që të lejonin dy njerëz Thaçin  e Demaçin, që këta të flisnin e vendosnin për fatin dhe në emër të 7 milonë shqiptarëve në Bllkan!?

        E vërteta na doli krejt ndyshe:
 
     Enigmë mbetët  miqësia sekrete e Hashim Thaçit, me "mikun" e tij personal, oficerin e ushtrisë sekrete të Francës, mikes së Serbisë..!

     H.Thaçi asnjëherë nuk foli e lëre më ta prezantonte "mikun" e tij para opinionit të Kosovës dhe, vërtet, nëse ai ishte mik  i shqiptarëve, atëherë do të ishte mirë ta dekoronte atë për "kontributin" e tij, dhënë për të mirën e Kosovës..!?

     Tash veç dihet se ky oficer ka vizituar Kosovën disa herë?

     Dihet se, vizita e parë e oficerit francez, Kosovës, siç kam shkruar edhe më parë,  ka qenë ajo e vitit 1999, menjëherë pas çlirimit të Kosovës, duke kaluar-udhëtuar sëbashku me disa veprimtarë të LPK-së, nga Shqipëria në Prizeren e Prishtinë.

     Pse  u mbajtën aq sekret vizitat e këtij oficeri në Kosovë, dhe pse anjëherë mediat nuk raportuan në lidhje me vizitat e këtij oficeri Kosovës?
 
Pse Shqipëria dhe Kosova nuk mësuan asgjë nga Greqia dhe Serbia?

Për shkak të emrit të maedonisë, Greqia që dy dekada, për shkak të emrit të Maqedonisë, si anëtare e BE-së me të drejtë të vetos që ka, është duke e penguar Maqedoninë që të mos bëhet pjesë e të gjitha organizatave qeveritare të botës.

      Serbia me Marrëveshjen e Brukselit, e cila  ende është duke vazhduar, si duket do të arrijë të bëhët pjesë e BE-së, pa Kosovën dhe mandej to ta këtë të drejtën e vetos, të veprojë kundër Kosovës, bash si Greqia kundër Maqedonisë dhe Kosovës.

     Dhe, atëherë Serbia do të kërkojë, ose Veriun e Kosvovës me resurset e Trepçës dhe Ujmanin e Gazivodës, pasuri këto nga më të mëdhat që ka Kosova, për të ju bashkuar Serbisë ose Kosova të bëhet njëfarë Konfederate apo Federate, ku për vendimet me rëndësi me Boten e Jashtme, pa e dhënë pëlqimin Beogradi, Prishtina nuk do të mund të vendosë vet për asgjë.

     Dhe, Kosova nuk mund të quhet më shtet i pavarur dhe sovran, edhe ashtu nuk duket se është, sepse përpos doganave që ka dhe i kontrollon deri diku, në kufitë e saj nuk ka asnjë ushtarë, dhe as që është punuar për definimin  përfundimtarë të kujfijëve në mes Kosovës, Serbisë, Malit të Zi e Maqedonisë.

     Kufijtë e Kosovës i kontrollojnë herë pas-herë vetëm helikopterët amerikanë.

     Dy shtete orthodokëse, Greqia dhe Bullgaria, nuk e njohën shtetin e 3-të orthodoksë Maqedoninë, pa kushte ashtu siç e njohu Shqipëria dhe Kosova, të cilat kishin shumë arsye të përpiqeshin e të qendronin sado pak në përmbushjen e kërkesave legjitime të shqiptarëve atje, por këto pa hezitime dhe pa kurrëfarë kushtesh e njohën Maqedoninë. Me këtë rast Shqipëria dhe Kosova dëmtuan rëndë shqiptarët autoktonë të  Maqedonisë, por që ndihmuan shumë Maqedoninë, e cila asnjë herë nuk qe mirënjohëse e këtyre proceseve bëmirëse nga shqiptarët.

     Të gjitha subjektet politke të Kosovës mbajnë një përgjejgësi të madhe, sidomos LDK-ja, si parti me përvojë të madhe, e cila ka dhënë pëlqimin për nënshkrimin  e dokumenteve të Marrëveshjes së Brukselit, e në dëm të Kosovës, po aq sa edhe vet Hashim Thaçi me PDK-në e tij, i cili arriti t'i mashtrojë e friksojë, apo ato vullnetarisht miratuan vendimet e kërkesave plotësisht sipas planeve në dobi të Beogradit e në dëm të Kosovës!

     Është i vetmi subjkt politk Lëvizja Vetëvendosje, e cila nuk u pajtua  me këto Marrëveshje e nënshkrime, që unë mendoj se janë të turpshme, të dëmshme dhe antikombëtare.
 
H.Thaçi super-mashtrues dhe linçues i të gjithë kundërshtarëve të tij politik!

     Nuk e dimë si dhe nga mësoi Hashimi, që në mënyrën më përfide, të linçoijë dhe frikësojë publikisht, në forma të ndyshme, intelektualët profesionistë të lëmive të ndryshme, diplomatë, politikanë etj., më autoritet e nam të madh, si kundërshtarë të tij politikë, duke ua lidhë-mëveshë veprimtarinë e tyre me sherbimet sekrete serbe, metodë kjo e kuzhinave serbo-sllavo-komuniste!

     A kishte H.Thaçi, eventualisht, këshilltarë sekret të huaj, të cilët e këshillonin atë, të punojë në dëm të Kosovës, e Hashimi ndoshta ka  menduar se ata/o janë duke e mësuar  të punojë mirë  e drejtë, apo nuk e kuptonte se është duke gabuar shumë, duke u sherbyer interesave të Beogradit?!

     Si duket Hashimi  është zënë peng nga Beogradi, për shkak të kalurës së tij  të dyshimtë, me lidhjet që mund të ketë pasur me Beogradin, përmes Francës..!

      Hashimi linçimet dhe frikësimet kundër kundërshtarëve të tij politikë,i ka filluar qysh para fillimit të luftës e, me një pompozitet më të madh, i ka realizuar gjatë dhe pas luftës së fundit e deri në ditët e sotme, gjithnjë duke u thirrur në emër të vlerave të luftës çlirimtare dhe të gjakut të derdhur për lirinë e Kosovës..!

     Kinse kundështarët  politik të Hashimit nuk e donin "çlirimin e Kosovës"..!
     Si duket lufta kryesore e Hashimit me kompani ishte largimi nga pushtei i dr. I.Rugovës me eliten e tij intelektuale, nëse jo me frikë, atëherë do përpiqeshin edhe  me kallashnikov në dorë, për ta larguar të gjallë apo të vdekur Rugovën.
     Nëse i referohemi shtypit, ka pasur edhe gjatë luftës linçime nga ana e Hashimit, kundër atyre që kanë pasur mendime ndryshe nga që kishte Hashimi dhe kjo ka mjaftuar të etiketohen dhe të luftohen ata para opinionit si bashkëpuntorë të Serbisë

Pse nuk u arrestua Hashim Thaçi kur mbante dy granata në duar!

Pse është figurë misterioze ende, kryeministri në detyrë

"Pa një, pa dy, THAÇI futi dy duart në gjepat e setrës së vet dhe me të dyja duart nxori dy granata dore ("kashikarka") dhe m`i lëshoi në dorë", thotë Merovci.

Po fillojmë nga Marrëveshja e Rambujesë e këndej, edhe pse kam shkruar më parë rreth kësaj tematike, nuk mund ta lidhësh këtë temë pa përmendur Rambujenë, sepse, ka edhe shumëçka që ende nuk është thënë.

"Ja çka shkruan Adnan MEROVCI në librin e tij "NË HAP ME RUGOVËN", f. 278:
     Hashim Thaçi m`i lëshoi dy granata në duar
"Në hollin e Aeroportit të Klagenfurtit të Austrisë, ku po pritnim i tërë delgacioni i Rambujesë, për të vazhduar fluturimin për në Paris, duke bërë një shaka me THAÇIN, ndodhi diçka që nuk e pritja. I thashë THAÇIT:
     "Valla edhe ti shumë paqësor u bëre, lëshove frontin dhe tani po merresh me paqe. Ja ke kalue edhe RUGOVËS".
     Ky ishte një humor i stilit tim çdoherë më qëllimin më të mirë për të mbajtur një atmosferë të këndshme të delegacionit. Pa një, pa dy, THAÇI futi dy duart në gjepat e setrës së vet dhe me të dyja duart nxori dy granata dore ("kashikarka") dhe m`i lëshoi në dorë, duke dashur të më përgjigjej se çvar paqësori është ai dhe ma ktheu shpinën. U stepa, mora frymë thellë, u habita. Për të mbetur në frymën e humorit me të dyja granatat e bllokuara që m`i lëshoi THAÇI në të dya duart, u drejtova nga RUGOVA dhe profesor AGANI, duke dashur të kërkoj këshilla nga ata për një situatë që as vetë nuk ja dija fundin. Ata më refuzuan me fjalë:
     " Ik nga ne, dhe lej shakat!"
Mbeta si huti me dy granata në duar. E kërkoja THAÇIN për t`ia dorëzuar tani duke dashur t`i them OK, se nuk të ngaxmoj më vetëm hiqmi nga duart këto dy metale që m`u bënë barrë.  Kur u bind THAÇI se mora përgjigjen, m`u afrue dhe m`i mori të dyja granatat dhe i futi prapë në xhepat e setrës së vet..."

     Unë, shkruesi i këtyre rreshtave nuk di si ta komentoj këtë rast naivitetin-provokimin-frikësimin e delagacionit nga ana e Hashim Thaçit...Me urdhër dhe siguri të kujtë lëvizte shlirshëm i armatosur Hashmi,dhe pse nuk kishte një roje personale, nëse ka pasur frikë të lëvizë?!
     Le të mendojë e analizojë vet lexuesi, të jesh i armatosur me një revole në një Aeroport të huaj, deri diku mund ta kuptosh, por me granata në xhepa, një gjë të këtillë duhet studiuar e analizuar mirë nga ana diplomatike, juridike e ekspertëve profesionist, politik dhe psikologjik.
     Kur dihet se aeroportet në Perëndim kontrollohen rreptësishtë, dhe po të kapej Hashim Thaçi nga policia austriake me granata në gjepa, sigurishtë që nuk do e lejonin të udhëtojë në Rambuje, por do e burgosnin, nëse nuk ka qenë i mbrojtur nga ndonjë sigurim i huaj sekret..!
Nuk kishim besim në LPK-në
     Në radhët e LPK-së, nuk kishte figura-kuadro profesioniste të rangut të lartë, diplomatë, politikanë e ushtarakë të njohura e të përgaditura për ta marrë besimin tek popullata e gjerë dhe për ta fituar betejën kundër Sebisë okupatore e gjakatare...  Është e dhimbëshme, por realitet, se pjesëmarrja në luftë ishte shumë e ultë, nga 2 milione- shqiptarë të Kosovës, kanë marrë pjesë në luftë (nën armë afro 20,000 ushtarë-vullnetarë), që i bie 1 % e popullsisë së përgjithshme të Kosovës, pa përmend këtu Shqipërinë dhe viset tjera shqiptare në Ballkan.Në shumë vende të krizave në kohë luftërash, pa e dhënë kushtrimin askush, armët i kapin 8 deri në 12 % e popullit..! Kjo nuk ndodhi tek ne, shqiptarët dhe për këtë duhët një studim i analistëve profesionistë dhe historianëve të pavarur, nëse ka ndonjë i pavarur, për ta dhënë ata mendimin e tyre, pse ndodhi kështu dhe me fain e kujt!?
      LPK-ja ishte në kërkim të gjetjes të njerëzve me autoritet të pranueshëm  tek popullata shqitare, ata u bënë oferta, Adem Demaçit dhe Rexhep Qosjes dhe këta pranuan t'u ofrojnë ndihmën e tyre atdhetare, morale dhe intelektuale.
 
Gjithçka mund të ndodh në politikë dhe gazetari
     Këtu po sjell vetëm disa pyetje nga një intervistë botuar përkohësisht në Express me Xhavit Halitin më 05.05.2009.
     Kjo intervistë u zhduk në mes ditë nga veb faqet e internetit dhe si duket as gazeta "Express" nuk e botoi, siç e kishte paralajmëruar..!
     Sepse, kjo intevistë dëmtonte shumkënd e sidomos Xhavit Halitin, person ky edhe ashtu shumë i dyshimtë.
 
 Haliti: Shpëtova Bukoshin nga atentati
Kjo i bie që ju keni përjashtuar edhe zotin Bukoshi...

Xhavit Haliti: Jo, Bukoshi e ka përjashtuar vetën. Unë kam pasë raporte shumë, shumë të mira me Bujar Bukoshin. Unë kam pasë marrëveshje me Bujar Bukoshin..
 Kush nuk e ka respektuar?

Xhavit Haliti: Bukoshi nuk e ka respektuar. Pse po e them këtë? Ai e ka një rast që e përmend herëpasherë, puna e parave. Lufta pa para, nuk bëhet. Unë kam qenë i ngarkuar që të merrem me Bukoshin. Në takim kanë qenë Hashim Thaçi dhe Sylejman Selimi. Në raportet personale, ne i kemi ruajtur dhe ka qenë korrekt. Problemi lindi kur ai përpiqej të krijojë struktura paralele dhe dëshironte të kontrollonte UÇK-në, ai dhe njerëzit e tij, kjo ishte një çështje e rëndë......Bujar Bukoshi në Vjenë është përcaktuar për këtë rrugë. Dhe mënyra e futjes së kësaj kategorie, me idenë që po shkojmë t'i luftojmë komunistët të armatosur, pasi që është kryer lufta. Çështja tjetër është se ka folë në Vjenë dhe mbi të gjitha, nëse unë nuk do angazhohesha në strukturat e shtetit shqiptar që ta ndalojmë dhe bllokojmë atentatin kundër tij, ai nuk do të jetonte me.

  Ishte organizuar nga UÇK-ja?

Xhavit Haliti: Nuk do me thënë nga UÇK-ja, ka pas njerëz plotë. Unë kam kontribuar shumë që mos t'i ndodhë asgjë Bujar Bukoshit...

          Koment nga artikëllshkruesi i këtyre rreshtave
      Si lejon një kryeministër  të bisedoje e, çka është më keq, të kërkojë bisedime për luftën në Kosovë me dikënd që nuk është askushi?
      Kush na ishte dhe kënd përfaqësonte Xhavit Haliti që t`i vinte kushte Kryeministrit dr.med. Bujar Bukoshit, i cili përfaqësonte mbi 2 milionë shqiptarë të Kosovës. Në atë kohë Xh.Haliti nuk përfaqësonte as një mië shqiptarë!
     Nuk e besoj se Xhavit Haliti e ka pasur ndërmed ta vrasë Bujar Bukoshin, sepse me vrasjen e Bukoshit parat nuk do mund të ja merrte Bukoshit për së vdekuri, sepse parat ishin në banka të ndryshme të botës dhe pa nënshkrimin e Bujar Bukoshit dhe Ministrit të Financave, z. Isa Mustafa, nuk kishte as një mundësi për marrjen e parave. Xh.Haliti për qëllim ka pasur vetëm ta frikësojë Bukoshin, e pastaj të ja marrë parat, e pas marrjes së parave edhe mund ta vrisnin Bukoshin, siq e vranë edhe Ministrin e Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqin e shumë të tjerë. Neve dimë se Bukoshi u ka dhënë me dhjetra miliona DM pa kriteter njerëzve të LPK-së, UÇK-së. Bukoshi ka bërë shumë gabime, jo pse u ka dhënë para për luftën, sepse lufta duhej finacuar patjetër, pavarësisht kush krejt luftonte në front kundër Serbisë okupatore, ata ishin luftëtarë të lirisë së Kosovës, por Bukoshi  bashkëpunonte mirë me  disa keqbërës, u ka besuar disa veprimtarëve të LPK-së, me të cilët është takur e ka biseduar për bashkimin e formacioneve ushtarake... Bukoshi sigurisht dhe drejt ka menduar se, ai ishte Kryeministër i Kosovës, pra i të gjithë qytetarëve të saj.

PDK-ja ka shumë milionerë të korruptuar, por ata nuk i trazon askush!

  
"Thaçi do të duhej të thoshte, "˜kurrë nuk do ja fali vetës, pse udhëtova me avion të Francës dhe me lejen e Beogradit drejt Rambujesë!"

  Ama Bukoshi, nuk e ka ditur se, disa nga krerët e LPK-së ishin mashtrues të rryem si; Ibrahim Kelmendi, Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi, Bedri Islami etj.
     Bujar Bukoshi u tregua shumë naiv, nëse ai nuk e dinte atëherë, tash sigurisht se e ka kuptuar, sa mashtues të pa skrupullt ishin ata. Tash të gjithë e pamë marifetin e tyre, gjithçka është vërtetuar gjatë veprimtarisë së tyre, para, gjatë dhe pas luftës, se ata ishin për prirje për marrrjen e pushtetit moral, paralel të atëhershëm, gjithnjë duke mos i njohur institucionet e Kosovës, të dala nga vota e lirë dhe demokratke e shqiptarëve, bash ashtu sikur që as Beogradi, nuk i njihte institucionet e Kosovës. Çka i duhej dhe kush ishte Ibrahim Kelmendi, që Bujar Bukoshi të takohej disa herë me te dhe të bisedojë për luftën..! Pse Bujar Bukoshi nuk i pyste disa veprimtarë të LDK-së, që i njihnin më mirë se Bukoshi se kush ishin ata, në radhët e LPK-së, të cilët arritën ta manipulonin, doktorin e medicinës, jo të politikës, Bujar Bukoshin..!
     Si nxori nga rrethimi Bukoshin, Pandeli Majko
     Eshtë koha që  Bujar Bukoshi, nëse dëshiron të tregohet i sinqertë, ai duhet të
flasë haptas, para ekraneve televizive, mediave elektronike dhe të shtypit  e, të
tregojë fill e për pe, pse dhe me fajin e kujt dështoi një organizim më i mirë dhe më i
fuqishëm, që lufta e fundit të bëhej një luftë gjithë popullore-vëllazërore-shqiptare, e
jo me aq shumë përçarje, vëllavrasje e gjakderdhje të panevojshme, e shumë e
dhimbëshme-dëmshme për interesat e vendit dhe popullit tonë liridashës.
     Jam i bindur se as ish-kryeministri i Shqipërisë z. Pandeli Majko, një politkan dhe burrë i ndershëm, nuk i dinte mashtrimet e pista të  Xhavit Halitit me kompani. Majko dërgon një helikopter për ta tërhjekë B.Bukoshin nga rrethimi që i kishte kurdisë Xh.Haliti me kompani, në Veri të Shqipërisë, për ta frikësuar Bukoshin dhe për të ja plaçkitur parat e 3 %, djersë kjo e popullit e jo e Xh.Halitit! Xhavit Haliti e kishte mbështjen e fortë nga Qeveria Socialiste e Shqipërisë, nga ish-kryeministri Fatos Nano, kryetari Rexhep Mejdani, nga kryeshefi i SHIK-ut Fatos Klosi e shumë të tjerë. Dihet se disa nga këta politikanë,  Xhavit Haliti i kishte blerë me paratë e djersës  së mërgimtarëve dhe se atyre disave më shumë u interesonte ana materiale, mbushja e xhepave të vet me para, se sa çlirimi i Kosovës"! U interesonte që sa më shumë e më parë ta luftonin FARK-un, ndërsa focat e okuptorit serb i kishin harruar, duke i luftuar oficerët e karrierës, sepse me ata nuk mund të luanin si me ata që nuk kishin kurrë-farë njohurish me artin ushtarak!
"Vëllezërit" inaugurojnë aeroportin e Kosovës,
Erdogan: Këtu jam si në shtëpinë time
Bota Sot | 23.10.2013 11:06

Hashim Thaçi:  "I nderuar vëlla Taip, i nderuar vëlla Edi. Për herë të parë nga ky aeroport që ishte një barakë, kam fluturuar me një aeroplan ushtarak francez, bashkë me delegacionin e Kosovës për në Rambuje në mars të vitit 1998. Është një udhëtim që nuk do e harroj kurrë në jetën time," tha Thaçi.
     Komenti im:
     Pse duhej Hashim Thaçi me delagacionin të  udhëtonin me aeroplan ushtarak të Francës, mikës së Serbisë, e jo nga ndonjë aeroport tjetër si ai "Rinas" i Tiranës, kur dihej se atëherë Kosova ishte e okupuar nga Serbia dhe vetëm Franca "mike" e Hashim Thaçt mund  të merrte leje nga Beogradi, për fluturime nga aeroporti i Prishtinës me njerëz të UÇK-së, bile për Hashim Thaçin thuhej se Beogradi kishte lëshuar fletëarrest përmes Interpolit?! Pra,Hashim Thaçi në vend se të burgosej nga Beograd, cili kishte lëshuar fletëarrest, Beogradi i jep leje të udhtojë bashkë me disa komandant të tjerë të UÇK-së në Rambuje..!
     Hashim Thaçi duhej ta thoshte edhe këtë:
     Kurrë nuk do e harroj dhe nuk mund të ja falë vetes, pse e bllokova Marrëveshjën e Rambujesë, me mosnënshkrimin tim me kohë, duke i sjellur shumë viktima  të pa-fajshme Kosovës! Thaçi duhej ta thonte edhe këtë: Kurrë nuk do ja fali vetes, që nuk i dëgjoja gjithë ata intelektualë shqiptarë të delegacionit tonë e të huaj, me përvojë dhe moshë më të madhe se sa unë, që karshi tyre isha si një fëmijë i padijshëm e i pashkolluar sa duhet dhe vetëm tash e kam kuptuar se sa shumë dëme i kam sjellur Kosovës"! Kurrë nuk do ja fali vetës, pse udhëtova me avion të Francës dhe me lejen e Beogradit drejt Rambujes!
 Pas përfundimit të Marrëveshjes së Rambujesë, Adem Demaçin dhe Rexhep Qosjen, i përdorën për shumë çka, derisa ia arritën qëllimeve të veta, por nuk ua dhanë asnjë post më rendësi që e meritonin ata në Qeverinë e  Përkohshme të Hashim Thaçit!
     Vërtet, Qeveria eThaçit, ua plotësojë disa dëshira, që tash dihen, Demaçit dhe Qosjes, që këta të vazhdojnë të jenë në një far forme të kënaqur me përkrahjen materiale nga Qeveria Thaçi, por që edhe këta, Demaçi e Qosja, në shenjë respekti  vazhduan me përkrahjen e tyre politike në favor të Qeverisë Thaçi. Në rapot me Demaçin dhe Qosjen, H.Thaçi edhe pse nuk u dha poste, u treguea një dredhaq i shkathtë, që ti përdorë ata si përkrahës të fortë për arritjen e qëllimeve të tij politike, për t'i luftuar më lehtë kundërshtarët e tij politikë.
 
     Pas përfundimit të luftës së fundit, fillojnë linçimet e  reja
     Ramush Haradinaj, në librat e shkruar me porosi për të"Gjenerali në luftë" dhe "Gjenerali në paqe",  thotë:"Edhe pse isha Komandant i zonës së Dukagjinit, jo që nuk isha antar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, por as nuk e dia mirë kush ishin krejt antarët e Shtabit"! R.Haradinaj, thotë edhe këtë: "Kërkova nga Hashim Thaçi postin e Ministrit të Mbrojtjes në Qeverinë e Përkohshme, por Hashimi këtë post ja dha  Azem Sylës, i njohur në opinion me nofkën "Daja".  Haradinaj vazhdon: "I kam thënë Hashimit se: Azem Syla e Xhavit Haliti, nuk meritojnë poste të larta në qeveri, sepse ata as që kanë marrë pjesë në luftë." Si duket këto ishin shkaqet kryesore që, R.Haradinaj si i revoltuar, ndahet përfundimisht nga Hashim Thaçi dhe formon partinë e tij AAK-në.
Linçimet vazhdojnë. "Ish Kryeparlamentari, akademik Nexhat Daci, për shkak të zgjatjes së fjalimit të Hashim Thaçit, jashtë rregullave paralmentare, përmes mikrofonit, Daci  ja ndërpret fjalimin Hashimit, pas daljes jashtë nga Parlamenti fillojnë kërcnimet kundër Dacit, nga H.Thaçi e Xh.Haliti, me shpejtësi Gecët e Llaushës i ofrohen Dacit për ndihmë dhe për fat të mirë, ata evitojnë incidentin e mundshëm.
     Kryeministri Hashim Thaçi, nuk e kishte harruar Dacin, të cilin përmes "drejtësisë" së Kosovës, arriti  ta shpallë  fajtor, gjoja për një "keqpërdorim të 3 mije- eurove".
Fjalë popullore: Paturpësia-poshtërsia dhe filozofia nuk kanë kufi! Hashim Thaçi në radhët e partisë të tij PDK-së, ka shumë milionera të korruptuar, por ata nuk i trazon e nuk i heton askush, sepse janë në mbrojtje të përheshme deri më tani, si edhe vet Thaçi, nga Qeveria e tij dhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës!
Radha për linçim nga Thaçi i erdhi presidentit Fatmir Sejdiu
 INCLUDEPICTURE "http://images.botasot.info/uploads/largea_1410880829.jpg" \* MERGEFORMATINET 
A është Hashim Thaçi, linçues, mashtrues dhe falsifikator i historisë?  

Hashimi ia arriti ta largojë nga posti i Presidentit Pacollin, për ta zëvendësuar atë Presidentja aktuale Atifete Jahjaga.
Radha për linçim i erdhi edhe ish presidentit të  Kosovës prof.dr. Fatmir Sejdiut. Tri vitet e para derisa Hashimit i duhej për nevojat e veta politike  F.Sejdiu, Hashimi heshti, kur e konsideroi se më nuk ka nevojë për F.Sejdiun, Hashimi  përmes Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të cilën ende është duke e drejtuar Enver Hasani, arriti ta shkarkojë nga posti i Presidentit, me akuzën se F.Sejdiu kishte shkelur Kushtetutën, duke mbajur dy poste, të Kryetarit të Kosovës dhe të LDK-së! Shumë qesharake, thua se Hashimi dhe drejtësia e Kosovës për 3 vite nuk e dinin, që Sejdiu ushtronte dy poste! Mendoj se mirë ja ka bërë Hashimi, Sejdiut, sepse Sejdiu e përkrahte në kërkesat e tij pa rezervë Thaçin. Linçimi i radhës, Hashim Thaçi më 2011 kishte probleme me formimin e Qeverisë. Hashimi bëri koalicion me AKR-në e Behxhet Pacollit, Pacolli shfrytëzoi rastin dhe u bë President i Kosovës, vetëm pas 3 muaj të ushtrimit të kësaj detyre, Hashimi ja arriti ta largojë nga posti i Presidentit, për ta zëvendësuar atë Presidentja aktuale Atifete Jahjaga.
     Skrifikimi i Zyberit
      Në vitin 2011, Hashim Thaçi dërgon policinë speciale  të Kosovës për ti vënë nën kontroll dy pikat kufitare në Veri të Kosovës, Bërnjakë dhe Jarinje, siç e dimë të gjithë të interesuarit, serbët banditë e kriminelë i dogjën këto dy pika kufitare të Kosovës, policia e Kosovës u tërhoq e tupëruar dhe nga kriminelët serb, me snajpër, u vra polici Enver Zymberi, tash i shpallur nga Qeveria Thaçi, Hero i Kosovës.
     Hshaim Thaçi për ta arsyetuar veten, për këtë hap dështues të pamatur e të pa-menduar mirë, pa treguar asnjë arsye shkarkon nga detyra Kolonelin e Drejtorin të Përgjithshëm të Policisë, Reshat  Maliqin!  Me këtë rast Hashimi u mundua ta arsyetojë veten, se kinse fajet i ka Reshat Maliqi, e jo Hashimi! Të gjithë e dimë se Hashimi nuk ka pyetur kënd për asgjë, por gjithçka që ka dashur të bëjë, në shumë raste ka arritur të vendosë vet pa i pyetur të tjerët!
     H.Thaçi në vitin 2013 shkarkoi nga detyra ambasadorin Lulzim Peci, kinse për shpërdorim të detyrës. Peci deklaron publikisht se është shkarkuar për bërjen e një deklarate, që për diplomatët e merituar-mençur ishte shumë në rregull: Peci mediave serbe u kishte dhanë një deklaratë:  Se pa njohjen e Kosovës nga Serbia nuk mund të ketë marrëdhënje të mira në mes të dy vendeve tona, Kosovës dhe Serbisë. Kjo deklaratë e amabasadorit në opinion u vlersua shumë pozitive, por Hashimi si gjithmonë donë t`ua mbyllë gojën të gjithë atyre që nuk e pyesin paraprakisht Hashimin dhe që medojnë e flasin ndryshe dhe që nuk dinë të flasin siç mendon  mendja e Hashimit!

I përdor Thaçi
Hashim Thaçi në Qeverinë aktuale ka dy intelektualë, juristë, për përgaditjen e dokumenteve, ligjeve, për prezantimin e Kosovës mbrenda dhe jashtë vendit. Këta janë, Arsim Bajrami e Hajredin Kuçi. Por, Hashimi këta i përdorë vetëm për nevoja të punëve që nuk mund ti kryejë vet, ama, Hashimi A.Bajramin dhe H.Kuçin, nuk i pyet për asgjë, kur është në pyetje ndonjë vendim me rëndësi.
Hashimi nuk e pyet as ministrin e brendhëm, Bajram Rexhepin, i cili më rastin e ndërtimit të parkut serb të "Paqës"në Urën e Ibrit që ndanë Mitrovicen, Rexhepi qe deklaruar se i ka duart e lidhura dhe nuk mund të veprojë krye në vete për hapjen e urës dhe bashkimin e Mitrovicës.
      Hashimi nuk u ngop me kaq, por u erdhi radha e linçimit-largimit, apo vetëlargimit nga radhët e PDK-së,  për shkak të shantazheve-trysnive, që ua bënte Hashim Thaçi, edhe bashkëveprimtarëve dhe shokëve të tij më të afërm që kishte në luftë dhe paqe, Fatmir Limajt, si dhe ish të burgosurëve politikë, Jakup Krasniqit, Hydajet Hysenit,  Bajram Kosumit, Njazi Seferit, nip i komandandit -heroit kombëtar Idriz Seferit e shumë të tjerë.

      Pse është Hashim Thaçi falsifikator i historisë?
      NATO ka hyrë në Kosovë  me 12 qershor 1999,
ndërsa, çlirimi i Prishtinës festohët me 11 qershor, ditë kjo kur forcat e ushtrisë ruse hynë në Kosovë, duke manifestuar si fitore të vetën bashkë me focat serbe, të cilat ende gjendeshin nëpër rrugët e Prishtinës, kinse rusët u treguan më të shpejtë sesa NATO, duke e okupuar Aeroportin e Prishtinës, pikën më kryesore të Kosovës, për lidhje me botën!
     Ka aq shumë ratse falsifikimi sa që një libër mund të shkruhet, por unë po përmndi vetëm një dukuri. Të gjithë e dimë se tërë Kosova u çlirua definitivisht me hyrjen e focave ajrore dhe tokësore të NATO-s në Kosovë  me 12 qershor 1999.
     Ndërsa, çlirimi i Prishtinës festohët me 11 qershor, ditë kjo kur forcat e ushtrisë ruse hynë në Kosovë, duke manifestuar si fitore të vetën bashkë me focat serbe, të cilat ende gjendeshin nëpër rrugët e Prishtinës, kinse rusët u treguan më të shpejtë sesa NATO, duke e okupuar Aeroportin e Prishtinës, pikën më kryesore të Kosovës, për lidhje me botën!
     Jo vetëm Prishtina por edhe disa fshatra në të cilat nuk ka pasur ushtri as polici serbe, fetohet data e e çlirimit, kopje kjo e komunistëve të Luftës së Dytë Botërore.
Për habi, edhe ish-kryteri i Prishtinës, Isa Mustafa, e festonte ditën e çlirimit të Prishtinës! Me 11 qershor mund të ketë hyrë në periferi të qytetit ndonjë njësit i UÇK-së, por ushtria serbe ende ishte në Prishtinë. Lë ta dëshmojnë  luftën me krisma armësh më 12 qershor 1999 dhe parakalimin ushtarak në bulevardët e Prishtinës, me inçizim kamere, atëherë do t'i besojmë ata dhe "shefin" e tyre Hashim Thac-in!
     Hashimi me shokë, nuk njohën prezencën e forcës reale ushtarake të luftëtarëve të FARK-ut..!
      Hashim Thaçi këto veprime më shumë i bënte për ta ndërtuar-rritur popullaritetin e vet tek qytetarët e Kosovës, për ta forcuar pozitën e subjektit të tij, në radhët e PDK-së, se kinse ai po ballafaqohet me padrejtësitë dhe të "këqiat që kinse po ia sjellin të tjerët  Kosovës".

XHAFER LECI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NGA PAK KEMI FASHIZËM, DERI DIKU ERRËSIRË MEDITATIKE, DHE NGA PAK DIKTATURËVështrim nga SKËNDER MULLIQI (09.17.2014)
FABIAN ZHILLA: SHQIPËRIA CILËSOHET SI VEND MAFIOZ-DUHEJ NJË TASK FORCE – IU DRUHEM MARRËVESHJEVE TË POLITIKËS (09.17.2014)
FOTO E DITËS - MARTIRËT E KOMBIT SOT NË BULEVARDIN 'DËSHMORËT E KOMBIT', TË GJITHË TË KOMBIT! (09.17.2014)
LETËR E HAPUR DHE URGJENTE - QEVERITARËVE TË KOSOVËS DHE OPINIONIT MBARËKOMBËTARNga ILMI TAHIRI (09.17.2014)
KU I KANË VARREZAT KËTA BURRA...?!Nga FRITZ RADOVANI (09.17.2014)
KANGJELLA, KALA DHE KAOS UDHËSH...Nga PARTIZAN MYFTARI, Telegraf (09.16.2014)
ALBUMI I PIKTORIT - AKUARELE NGA CIKLI 'KODRAT E HIMARËS' I PIKTORIT TË TALENTUAR HELIDON HALITI (09.16.2014)
Reagim ndaj intervistës së Maks Velos Prof dr ALEKSANDËR DHIMA - NË ASPEKTIN ANTROPOLGJIK NUK KA VERIORË E JUGORË, POR SHQIPTARË (09.15.2014)
21 SHTATORI ËSHTË DOMETHËNËS PËR PAPËN - ËSHTË DITA KUR IU DORËZUA ZOTIT (09.15.2014)
NJI VIZITË E PRITUN PREJ SHEKUJSHNga AT KONRAD GJOLAJ O.F.M. (09.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]