VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VIZITA E PAPA FRANCESKUT NË SHQIPËRI- LE TË SHPRESOJMË SE KRIMET E KOMUNIZMIT DO TË DËNOHEN!
Nga LEK MIRAKAJ, Ish i burgosur Politik

E Premte, 09.19.2014, 08:14am (GMT1)


Në prag të vizitës historike të shënjtërisë Tij,papa Françesku i drejtoj popullit shqiptar dhe gjith botës një mesazh ,që në brendësinë e tij,përmban të verteta që nuk duhet të kalojnë pa i kushtuar vemendjen që meriton.Të vertetën, se populli shqiptar,më shum se çdo popull tjetër,vuajti nën «rregjimin ateist më të tmershëm»alias komunist.Se populli shqiptar,pavarësisht dhunës,privimeve dhe mungesës së lirisë,ruejti të pa cenuar traditen e mrekullushme të bashkëjetesës dhe harmonisë fetare,si një vlerë dhe shembull për gjith popujt e botës.

Pa përsëritur të verteta që janë thënë e vertetuar, mbi përmasat e dhunës e përsekutimit, që kleri i të tre besimeve,e në veçanët ai katolik ,sëbashku me një pjesë të konsiderushme të popullit,pësoj gjatë diktaturës ,theksoj faktin e turpshëm dhe të dhimbshëm,se edhe sot mbas një qerek shekulli «demokraci», krimet e «rregjimit të tmershëm ateist» dhe ata që i kryen këto krime ,jo vetëm që nuk janë denuar,po në një mënyrë a tjetër janë ata që dominojnë jetën shoqërore dhe politike të vëndit.Fakti i turpshëm që nostalgjikë e ndoshta bashkëfajtor të diktatorit evokojnë ate të kaluar të tmershme ,ashtë provë, se komunizmi ,jo vetëm nuk ashtë denuar,përkundrazi ashtë i lirë të mburret me krimet e kryera.

Megjithate,skenografija që do shoqërojë udhëtimin e shenjtërisë Tij,përgjatë bulevardit deri te sheshi i të madhërueshmes Nënë Tereza dhe që shqiptarët kanë rastin prej ditës së sotme ta sodisin ,është një rreze drite,se atje,diku lart ku merren vendime,ka një ndergjegjësim, ka vullnet,për ti dhënë popullit shqiptar,një mesazh të qartë,se 70 vjetori i të ashtuquajturit «çlirim» solli martirizimin e një populli të tërë,simbol i të cilit janë portretet e atyne martirve që do zbukurojnë atë shesh dhe që duhet ti kujtojnë historianve tanë e politikanve tanë ,se më shum se festime ,në këtë 70 vjetor të reflektojmë se çfar solli «çlirimi»,që «çlirimie»të tilla kurr mos ti «gëzoj» populli Ynë.

Le ti konsiderojmë të dy mesazhet ,si ate që vjen nga shenterija e tij dhe ate që vjen nga ata që qeverisin vëndin ,e të shpresojmë se është i ndergjegjshëm ,si një thirrje ,për ndergjegjësim për vlerat tona dhe thirrje për reflektim për të kaluarën dhe një shteg qe duhet ta pershkojë shoqërija shqiptare,dënimin e krimeve të komunizmit.Të falenderojmë edhe njëherë shenjterinë e Tij ,për vizitën,mesazhin dhe që na bënë të shpresojmë se më së fundi ,krimet e komunizmit do denohen.Le të shpresojmë!
LEK MIRAKAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.