VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VISAR ZHITI - MË GËZOI LAJMI I RIKTHIMIT TË MOTRAVE ISLAMI NË ZËRIN E AMERIKËS

E Premte, 09.19.2014, 03:01pm (GMT1)



Visar Zhiti në Departamentin e Shtetit USA

Voal-online.ch - Në një letër dërguar këto ditë personalitetit shqiptaro-amerikan Muç Xhepa, shkrimtari i njohur, ish i burgosur politik Visar Zhiti, shkruan:
I dashur Muçi,

Më gëzoi shumë lajmi i bukur, i rëndësishëm, domethënës i rikthimit të motrave Islami në Zërin e Amerikës. Ju lutem përshëndetini nga Atdheu, guxoj të them, e kam fjalën nga ana ime, aq më tepër që ato janë dhe nga fshati i Nënës time të vuajtur, por jo, ato janë simbol dhe emblemë i persekutimit dhe sfidës, që në Vendin e Demokracisë bënë realitet ëndrrën, të tyren dhe tonën.

Përgëzime Juve, Shtëpisë së Lirisë, për qëndrimin,  që nuk u dëshpëruat, por ngulmuat me besim e dinjitet.  Jam i gëzuar vërtet, ogur i mirë, them tani...

Te fala të tuve dhe miqve të përbashkët, mbarësi në rrugën e nisur...

Përqafime,
Visar Zhiti

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.