VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SI MË PAGËZOI GJYSHJA NË SHKODËR - KRYEMINISTRI EDI RAMA RRËFENTE MË 2004 SI U PAGËZUA KATOLIK

E Shtunë, 09.20.2014, 10:34am (GMT1)



Rama ka treguar se ka qenë gjyshja e tij nga babai, me një origjinë të largët italo-kroate, ajo që e ka çuar ta pagëzonte tek një famullitar katolik në Shkodër. Ai ka treguar se prindërit e tij komunistë ateistë, Kristaqi dhe Aneta nuk kanë pasur kundërshtim për këtë gjë.

Historia e Edi Ramës katolik, zë fill në kohën kur gjyshja e tij u dashurua me gjyshin e kryeministrit, Vlashin, një ish-shofer i mbretit Zog i apasionuar pas makinave. Rama rrëfeu dje se lidhja martesa mes gjyshes katolike dhe gjyshit ortodoks, ndonëse ky i fundit nuk ishte besimtar, ishte thuajse e pamundur atë kohë. Gjyshja e tij bëri të pamundurën për këtë martesë, madje i shkroi një letër Vatikanit ku i shpjegonte se kandidati i saj për bashkëshort nuk ishte besimtar dhe se ajo premtonte që në rast të lejimit të martesës, pasardhësit e saj do t'i pagëzonte si katolikë.

Dhe gjyshja e mbajti fjalën. Ajo e pagëzoi katolik djalin e saj Kristaqin dhe më pas edhe nipin, Edin, kryeministrin që kemi sot. Falë kësaj historie ne kemi sot një kryeministër katolik dhe vetë Edi Rama  e rikujtoi këtë fakt tani në prag të vizitës së Papa Françeskut

Burime nga Vatikani thonë se është pikërisht kjo histori e veçantë që kryeministri shqiptar i ka treguar Atit të Shenjtë në takimin e tyre të mëparshëm në Vatikan, përfshi edhe letrën e gjyshes së tij për selinë e shenjtë, ajo që e bindi Papën të ndërmerrte udhëtimin në Shqipëri.

Me shumë gjasë letra e gjyshes mund të jetë gjetur në arkivat e Vatikanit. Natyrisht që Rama me talentin dhe oratorinë e tij mund ta ketë veshur historinë me plot shtesa, ngjyrime dhe pjesë emocionuese dhe ajo ka pasur efekt duke bërë që këtë herë të jetë Papa ai që "bie viktimë" e gojtarisë së Ramës, ashtu sikurse i ka ndodhur më parë kancelares Merkel.Shekulli
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.