VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PAPA FRANÇESKU NË SHËN MARINË E MADHE LUTET PËR SHTEGTIMIN E TIJ NË SHQIPËRI

E Shtunë, 09.20.2014, 12:22pm (GMT1)


Radio Vatikani - Voal - Papa Françesku shkoi mbrëmë në Bazilikën romake të Shën Marisë së Madhe për t'i kërkuar Marisë mbrojtjen e saj amtare me rastin e shtegtimit të tij apostolik në Tiranë, Shqipëri, të dielën e ardhshme, më 21 shtator. Ati i Shenjtë, që u prit nga kryeprifti i Bazilikës, kardinali Santos Abril y Castellò, u lut një gjysëm ore para figures së Zojës Salus Populi Romani. Lutja e Papës përfundoi me këngën "Të falem Mbretëreshë".

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.