VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NA ËSHTË BËRË NJË MOZAIK I KEQ I SKENËS SONË POLITIKE
Vështrim nga SKËNDER MULLIQI

E Hënë, 09.22.2014, 07:08am (GMT1)



     Skena politike e pasluftës u nda  në dy krahë politikë,  "krahu i luftës dhe  "˜krahu pacifist". Filluan akuzat dhe kundërakuzat si kush e bëri luftën, së kush është më patriot së tjetri , së kush duhet  të udhëheq më shtetin etj.Në vitët e para të pasluftës pushtetin e kishte Qeveria e Përkohshme e Hashim Thaçit. Pas kësaj periudhe vendi u drejtua me koalicione të "˜krahut pacifist" dhe "˜ krahut të luftës' . Por që natyrisht shumicën e votave  i mori subjekti më i madh politik, LDK-ja e udhëhequr nga  presidenti,dr. Ibrahim Rugova. E bëra këtu një hyrje sepse përçarjët politike po refelektohen shumë edhe sot edhe pse janë bërë shumë vite pas luftës. Vdekja e presidentit historik  la zbrazetirë të madhe në skenën tonë politike , për shkak të reputacinot të pazëvendësushem që kishte krijuar ai në popull dhe tek faktori ndërkombëtar. LDK-ja natyrisht së nuk ka lidership siq e kishte në kohën e Rugovës. As Fatmir Sejdiu , as Isa Mustafa , dhe asnjë tjetër nuk bëri diq më shumë që LDK-ja të rikthehet si subjekti i parë politik ne Kosovë.

Vendi gjithnjë e më shumë po futët në krizë institucionale e cila rezulton më krizë ekonomike , krizë të moralit dhe çdo krizë tjetër. Kjo kastë politike  paten kohë të mjaftueshme për reformë  zgjedhore, e kjo punë nuk u bë së ishte në interesin e të gjithëve liderëve.As nuk u bë përpjekja më e vogël për ndryshime të avansuara kushtetuese .E  tash sigurisht nuk do të përballeshim më këtë gjendje jo të mirë politike.

Situata erdhi deri të kushtetuesja dhe presidentja Jahjaga. Dështuan dy seanca të kuvendit për formimin e  organeve të shtetit . Dhe prapë ka gjasa që më këtë punë të merret kushtetuesja deri sa të lodhet njëra palë , ose punët në dorë  ti merr faktori ndërkombëtar. Thaçit është për koalicion të gjerë , por më shumë është i interesuar që të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme .Në fakt koalicion të gjerë të formës ndryshe siq e paramendon PDK-ja veq tashmë e kemi-VLAN-in, të cilin koalicion  e përbëjnë shumica e subjekteve më të mëdha politike. Zgjedhjet e jashtëzakonshme Thaçi i sheh si shans për ti fituar serish këto zgjedhje ,natyrisht nese vjen deri të kjo punë . Opozita e bashkuar nese ndodhë që  tash  mos ta marrin timonin e shtetit nga PDK-ja , do ta këtë më vështirë të dalë fituese e zgjedhjeve, për shumë arsye. Mund të ndodhin shumë gjera të pa pritura , dhe natyrisht së opozitës do ti bie rejtingu politik , mu për faktin së nuk ia dolën edhe të bashkuar tia marrin pushtetin Thaçit.Kjo do të ndikon në elektoratin e secilit subjekt politik qe e përbëjnë koalicionin .Zgjedhjet tjera të jashtëzakonshme  do të krijojnë shpenzime të panevojshme, do të jenë tepër monotone , dhe jo pa të rrezikishme për stabilitetin politik në vend. Ka mundësi të keqpërdorimeve të votave dhe acarimeve  .  Kosovës i duhet stabilitetit politik dhe ekonomik më shumë së kurrë.
   

Burgosja e ekstremistëve fetarë siq po thuhet ne opinion në këtë kohë ,mund të këtë efekte të shkurtër pozitiv , por jo edhe afatgjatë.Arrestimet e imamave mund te jenë shpatë me dy teha, sepse arrestimi i tyre mund ti mobilizon edhe më shumë grupet e caktura ekstremiste për ti ngjeshur radhët  . Tashmë na është  bërë një mozaik i keq i skenës tonë politike. Nuk bënë që vetës ti krijojm  "luks" të tillë duke luajtur me fatin e shtetit dhe  të kombit. Çdo gjë që pretendohet të realizohet jashtë rrugës institucionale , është e pa pranushme dhe shumë e rrezikshme .Nese nuk merren para sysh  interesat e përgjithshme , ka mundësi shpërthimi të paknaqësive të akumuluara sociale. Kot  është pastaj është  të bëhemi pishman  pse e lejuam një gjendje të tillë. Çdo e keqe  lënë pasoja të mëdha . E tek ne këto pasoja mund të janë edhe të pa riparueshme...

SKËNDER MULLIQI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.