HAKI LATIFI, Kryetari i LDK Zvicër - LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË KOLONEL AHMET KRASNIQIT! -Në kujtim të 16 vjetorit të vrasjes tinzare të ministrit të mbrojtjes së Republikës së Kosovës kolonel Ahmet Krasniqi
E Hënë, 09.22.2014, 07:14am (GMT+1)
Ahmet Krasniqi do të mbetet një hero i madh dhe i nderuar. Të jesh një hero i madh dhe i nderuar nuk është epitet që i takon çdo kujt. Ky epitet nuk dhurohet. Ky epitet u takon vetëm burrave të rrallë të cilët pa menduar shumë për vetën, vihen në shërbim të kombit, të lirisë së tij dhe prosperitetit. Fatkeqësisht, me vrasjen e tij shumëçka mori tatëpjetën. Ekzekutorët dhe udhërdhënësit e ekzekutimit të Ahmet Krasniqit deri sot nuk u zbuluan për t`u gjykuar dhe për ta marrë dënimin e merituar.
Lavdi jetës dhe veprës së kolonel Ahmet Krasniqi!
HAKI LATIFI
|