VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MBRËMJE E SUKSESSHME, TAKIM MBRESËLËNËS I SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË (Sh.Sh.Sh.A)

E Hënë, 09.22.2014, 10:20am (GMT1)


Siç ishte njoftuar Kryesia e Sh.Sh.Sh.A. organizoi një audiencë me shkrimtarët, anëtarë të Shoqatës nën drejtimin e Presidentit të saj, poeti Adnan Memeti, Kryetarja Raimonda Moisiu, nënkryetarët Marjana Zeneli Bulku, Yllka Filipi.

Takimi u mbajt më 21 shtator, 2014 në Monroe College King Hall, 2501 Jerome Ave, Bronx New York 10468.

Takimi ishte i pari për nga lloji i vetë, jash...të monotonisë siç ndodh shpesh në aktivitete të tilla. Ishte një bashkbisedim i drejt për drejtë i shkrimtarëve me lexuesit, i cili u mirëprit dhe la mbresa të shkëlqyera tek pjesëmarrësit.

Kishin ardhur në atë takim bashkëkombas nga Nju Jorku dhe shtetet përreth, New Jersey, Phiiladelfia, Connecticut, Masachutes, Boston...

Organizatorët dhe moderatorët e atij takimi Adnan Memeti dhe Raimonda Moisiu, e prezantuan atë takim letrar me profesionalizëm duke treguar edhe njëherë vlerat e tyre të larta; me oratorinë e tyre, duke i bërë edhe një prezantim shoqatës nëpër vite që nga krijimi i saj. Është për t'u vlerësuar kjo nismë e tyre.

Na nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe Prof. Haxhi Berisha dhe pedagogë të huaj që japin mësim në atë korpus universitar, si edhe bashkëkombas të tjerë nga fusha të ndryshme të artit dhe kulturës shqiptare që veprojnë në Sh.B.A... duke dhënë edhe mendime e tyre të ndryshme për një bahkëpunim me shoqatën në vitert e ardhshëm.
Takimi ishte mbresëlënës. U mblodhëm si një familje e madhe, e bukur shqiptare; na mblodhi letërsia.

Takimi u përcoll nga media shqiptare dhe amerikane; Televizioni: Kultura Shqiptare me prodencent, z. Adem Belliu dhe Tv. amerikan.

Në fund për pjesëmarrësit u shtrua një kokteil.

 


 
Presidenti i Shoqatës Adnan Memeti

 
Kryetarja e Shoqatës Raimonda Moisiu

 
Pierre-Pandeli Simsia

 
Poetja Mariana Zeneli Bulku

 
Shkrimtarja Yllka Filipi

 
Producenti TV Kultura Shqiptare, Adem Belliu







www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.